Kush ua mbylli gojën Berishës dhe mediave të tij (por dhe gazetarëve të kronikës) për Vis Martinaj?

Kush ua mbylli gojën Berishës dhe mediave të tij (por dhe gazetarëve të kronikës) për Vis Martinaj?

Ervis Martinaj

Zhdukja misterioze e Vis Martinaj është lajmi më i rëndësishëm i kësaj vere jo vetëm për shkak se ai është një ndër njerëzit më të rëndësishëm të botës së krimit, por edhe për shkak të lidhjeve të tij politike. Lidhje të cilat pak përmenden në media.

Ajo që bën përshtypje, fjala vjen, është përse Sali Berisha, nuk e ka përmendur kurrë Ervis Martinajn, edhe pse ai mbrohej nga policia! Njeriu që denoncon edhe krimin me ordiner, këtë radhë hesht. Në faqen e tij gjen plot denoncime p.sh për Nuredin Dumanin, por asnjë fjalë për Vis Martinaj, që lëvizje me eskortë policie, edhe pse ishte shpallur në kërkim nga kjo e fundit. Edhe në mediat e familjes së Berishës, nuk gjen asnjë fjalë për Martinaj. As kur u përplas në Bllok me armë, as sot kur është zhdukur. Një njeri që thotë se do të luftojë krimin kur të vijë prapë në pushtet, është e çuditshme që të mos përmendë atë që konsiderohet si koka e krimit. Shpjegimi në fakt, është shumë i thjeshtë: Vis Martinaj është fis me Liri Berishën.

Për vite me radhë ai është konsideruar si njeri i Shkëlzen Berishës dhe lidhja me familjen Berisha thuhet se e ndihmoi që nga hiçi, të bëhej një ndër njerëzit më të rëndësishëm në vend, me pasuri të frikshme. Çuditërisht këtë gjë nuk e përmend askush, as këta gazetarët e kronikës që mblidhen çdo darkë tek Fevziu dhe japin parashikimet e tyre, se çfarë ka ndodhur me Ervis Martinaj. E pra, lidhja e tij me familjen Berisha nuk është një fakt që mund të anashkalohet apo harrohet kaq lehtë.

Se tani që Martinaj nuk është më dhe u ka dalë frika të gjithëve për të folur, mirë është t’i thonë të gjitha. Edhe pse s’mund t’u vësh shumë faj në fakt, pasi Sali Berisha për hakmarrje, është edhe më i frikshëm se Vis Martinaj. Ndaj dhe mirë bëjnë që i tremben, se nuk është për të gjithë që të përballen me të./TemA

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Labi: 03/09/2022 09:20

    Po e drejt shum pse sflasin po keta te pordhicis

    Përgjigju
  • Iris: 03/09/2022 03:10

    Po vazhdoni te njejten mendesi si ne kohen e Xhaxhit qe te digjte biografia.E pesonin njerezit edhe pse ishin fis ose shoke me armiqte e pushtetit.Nuk folka Berisha pse gruaja e tij qenka fis me Visin!! Jeni ne vete ju te /TEMA/-s apo jo me keto qe thoni ?! Eshte e drejta e tij te shprehet,ose jo,kurse ju duhet te zbuloni nese kane perdorur njeri-tjetrin per perfitime,jo te merreni me brrockulla te tilla te modelit komunist.

    Përgjigju
    • Renald: 04/09/2022 11:34

      Rastesi qe kush eshte soj dhe sorollop me berishen nuk di ku ka leket SI puna e atij dizdarit ne Dubai edhe ai kishte babain ndjekes te flakte te berishes dhe na Doli nje nga trafikantet me te fuqishem me miliona euro rastesi dhe shpifje per nje figure SI doktori (aq e kalbur)

  • Censura: 02/09/2022 21:45

    Ja keni fut kot po krejt kot. Vis Martini eshte prej malesise madhe kurse liri sllobodanka berisha eshte serbe e malit te zi.

    Përgjigju
    • O censura: 02/09/2022 22:44

      Ca malsie thu mor jan nga fshati martinaj i zones plav guci t malit zi si ky e si liria se kan te bejn me njeri tjetrin

  • Jimmy: 02/09/2022 21:09

    Nuk doli nonje Duman tu kishte qir maman mor berish e met te qelbur

    Përgjigju
  • Neri: 02/09/2022 19:02

    Hajde shtet hajde , barazohesh me nje individ.

    Përgjigju
  • Nuli: 02/09/2022 18:33

    Po pse nuk pyesni Ramen? Meqe ai ka shok per koke Lazen e Hasaneve ne Durres. Coc do dije si kumbar i mafies ne ate zone. Mbase te pakten i ka thene ndonje gje ushtarit Gjush ap o Territ te Kokeve....

    Përgjigju
  • Vlora: 02/09/2022 15:51

    Ore po Bashen e harruam ne gjume kush do veje ta zgjoje...?

    Përgjigju
  • Bardhi: 02/09/2022 14:14

    Pyesni nje here Ardi Veliun se ai i di me mire.

    Përgjigju
    • Ziu: 02/09/2022 19:14

      Sa për Veliun ti bardhi ja fut kot por drejtësia vonon por nuk harron. Berishës po nuk ja mori hakun drejtësia do ta rregulloj perëndia dhe pse në moshë ja dhëntë te fëmijët se shumë bij nënash kanë vuajturnga ky legen

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë