Sot kryeministri Edi Rama sqaroi edhe vetë vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të pezulluar shqyrtimin e vizave për emigrantët me 75 vende të botës, përfshirë Shqipërinë, duke i dhënë përgjigje interpretimeve të opozitës, e cila pretendon përkeqësim të raporteve mes Uashingtonit dhe Tiranës zyrtare.
Në episodin e dytë të sezonit të gjashtë të podkastit "Flasim", Rama shpjegoi se Administrata Trump ka pezulluar vetëm vizat për lejet e punës në Shtetet e Bashkuara, dhe jo vizat studentore, turistike ato për biznes apo të tjera.
Deklarata e plotë e kryeministrit Edi Rama:
Dhe në fund, për kripë, jo për ëmbëlsirë, dua të them dy fjalë për ata që u hodhën përpjetë, ose më saktë, për ata që jetojnë të hedhur përpjetë dhe që, në përpjetësinë e tyre, i shtuan hedhjeve edhe një hedhje të radhës dhe të së njëjtës natyrë: dezinformim, çoroditje e opinionit publik, helmim i të gjithë atyre që kanë akoma fuqinë t’i dëgjojnë, duke thënë që Amerika i ndaloi vizat për Shqipërinë.
Kjo është e pavërtetë!
Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë ndaluar vizat për Shqipërinë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, administrata aktuale, nën orientimin e qartë prej kohësh të Presidentit Trump për politikën e re lidhur me emigracionin, ka vendosur që për 75 vende të botës, ndër të cilat edhe disa vende të Ballkanit, ku përfshihet edhe Kosova, të bëhet një pezullim i përkohshëm për sa i përket lejeve të punës në Shtetet e Bashkuara, jo vizave për në Amerikë, por lejeve të qëndrimit në Amerikë për punë, pasi për këtë kategori vendesh kanë vënë re fenomenin e marrjes së vizës për turizëm, marrjes së vizës për biznes dhe më pas të mosrespektimit të afateve, por të qëndrimit atje për të filluar një punë, dhe kjo është diçka që shkon në linjën krejt normale të politikës së re të Presidentit Trump dhe që nuk ka pikën e lidhjes me të gjitha ato që u thanë nga ata që hidhen përpjetë dhe që, përsëri, kur të bien në tokë, do të shohin se terreni mbi të cilin qëndrojnë është gjithmonë më i rrëshqitshëm.
Pezullimi nis më 21 janar dhe do të vijojë për një periudhë të pacaktuar derisa Departamenti të kryejë rishqyrtimin. Nga kjo masë preket edhe Shqipëria, Kosova, Bosnje Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. I vetmi shtet që mungon në listë nga Ballkani Perëndimor është Serbia.
Kategoritë e vizave të prekura janë bashkimi familjar, punësimi, birësimi, emigrantët speciale, emigrim diversiteti (lotaria). Vendimi nuk prek vizat studentore, turistike ato për biznes apo të tjera, përfshirë edhe për tifozët e futbollit që duan të qëndrojnë në SHBA për të parë nga afër Kupën e Botës që zhvillohet këtë vit, edhe pse administrata Trump ka thënë se do të verifikojë të gjithë aplikuesit e vizave.
Komente











E GJITHA VJEN NGA POLITIKA OSE QEVERIA.,,,..SEPSE PENSIONET KETU NE SHQIPERI JANE TE ULETA...DHE PLEQTE SHKOJNE TEK FEMIJET ME BASHKIM FAMILJE...SEPSE E DINE SE ATJE MARRIN DICKA SI PENSION,,300-APO 500 $....,,EDHE NE ITALI I JAPIN PENSION KOT....PRA ESHTE QEVERIA SHQIPTARE SHKAKTARE E MBYLLJES TE LOTARISE...SEPSE PO TE KISHIN PENSIONE TE MIRA KETU NE SHQIPERI...PSH 600-700 $..ASKUSH NUK DO IKTE NGA SHQIPERIA....QEVERIA ESHTE FAJTORE....DUHET TA PRANOJNE....DHE TE NGREJNE PENSIONET......
PërgjigjuSHQIPTARET ME LLOTARI E BASHKIM FAMILIAR SHKOJNE NE AMERIKE..KJO ESHTE NJE GODITJE E MADHE PER NE...... ....
Përgjigju