Departamenti i Shtetit ka pezulluar shqyrtimin e aplikimit të vizave nga 75 vende në përpjekje për të rrëzuar aplikimet që mund të kthehen në barrë publike. Sipas deklaratës së Departamentit, "përpunimi i vizave do të pezullohet për vendet, emigrantët e të cilave marrin ndihmë sociale nga populli amerikan me vlera të papranueshme. Ngrirja do të mbetet aktive derisa SHBA-të të mund të sigurohen që emigrantët e rinj nuk do të marrin para nga populli amerikan."
Pezullimi nis më 21 janar dhe do të vijojë për një periudhë të pacaktuar derisa Departamenti të kryejë rishqyrtimin. Nga kjo masë preket edhe Shqipëria, Kosova, Bosnje Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. I vetmi shtet që mungon në listë nga Ballkani Perëndimor është Serbia.
Kategoritë e vizave të prekura janë bashkimi familjar, punësimi, birësimi, emigrantët speciale, emigrim diversiteti (lotaria). Vendimi nuk prek vizat studentore, turistike ato për biznes apo të tjera, përfshirë edhe për tifozët e futbollit që duan të qëndrojnë në SHBA për të parë nga afër Kupën e Botës që zhvillohet këtë vit, edhe pse administrata Trump ka thënë se do të verifikojë të gjithë aplikuesit e vizave.
Lista e plotë e vendeve, e publikuar nga Fox News, përfshin Afganistanin, Shqipërinë, Algjerinë, Antiguan dhe Barbudën, Armeninë, Azerbajxhanin, Bahamasin, Bangladeshin, Barbadosin, Bjellorusinë, Belizen, Butanin, Bosnjë Hercegovinën, Brazilin, Burmën, Kamboxhian, Kamerunin, Kepin e Gjelbër, Kolumbinë, Bregun e Fildishtë, Kubën, Republikën Demokratike të Kongos, Dominikën, Egjiptin, Eritrenë, Etiopinë, Fixhin, Gambinë, Gjeorgjinë, Ganën, Grenadën, Guatemalën, Guinenë, Haitin, Iranin, Irakun, Xhamajkën, Jordaninë, Kazakistanin, Kosovën, Kuvajtin, Kirgistanin, Laosin, Libanin, Liberinë, Libinë, Maqedoninë, Moldavinë, Mongolinë, Malin e Zi, Marokun, Nepalin, Nikaraguan, Nigerinë, Pakistanin, Republikën e Kongos, Rusinë, Ruandën, Shën Kitsin dhe Nevisin, Shën Luçinë, Shën Vincenti dhe Grenadinet, Senegalin, Sierra Leonen, Somalinë, Sudanin e Jugut, Sudanin, Sirinë, Tanzaninë, Tajlandën, Togon, Tunizinë, Ugandën, Uruguain, Uzbekistanin dhe Jemenin.
Vihet re se një pjesë e vendeve të përfshira përkon me tabelën e publikuar më 4 janar nga Trump, ku renditeshin shtetet nga të cilat vinin familjet emigrante në SHBA që përfitojnë ndihmë sociale. Nga tabela, 41.3% e familjeve emigrante shqiptare në Shtetet e Bashkuara përfitojnë ndihmë sociale nga shteti amerikan, kurse nga Kosova janë 46%.

Tabela për ndihmat sociale që marrin emigrantët në SHBA
Në nëntor 2025, udhëzimi i Departamentit të Shtetit i dërguar në posta në të gjithë globin urdhëronte shërbimet konsullore të zbatonin rregulla të reja gjithëpërfshirëse të shqyrtimit sipas të ashtuquajturës dispozitë "barrë publike" të ligjit të imigracionit.
Udhëzimi thotë se vizat mund t’u refuzohen aplikantëve që mendohet se ka të ngjarë të mbështeten në përfitime publike, duke marrë në konsideratë një gamë të gjerë faktorësh, duke përfshirë shëndetin, moshën, aftësinë e anglishtes, financat dhe madje edhe nevojën e mundshme për kujdes mjekësor afatgjatë.
Aplikantët e moshuar ose mbipeshë mund të refuzoheshin, së bashku me ata që kishin përdorur në të kaluarën ndihmë financiare qeveritare ose institucionalizim.
Ndërkohë, ambasada amerikane në Shqipëri përmes një njoftimi publik u bën thirrje atyre që janë tashmë të pajisur me vizë amerikane që ta përdorin atë në mënyrë korrekte, duke listuar aktivitetet që u lejohen dhe ato që u ndalohen të kryejnë në Shtetet e Bashkuara.

Postimi i DASH
Komente










Eshte sh e vertet qe kjo qeveri po ben 1001 te zeza dhe meritojn varje te gjith, por pezullimi i ketyre kategori vizash vjen per arsye te sh shqiptareve qe jetojn ne USA, dhe marrin lek nga shteti ktu. Nga nje statistike e dale ketu 42% e familjeve qe jetojn ketu marrin ndihme nga shteti. Atehere shteti ka pezulluar bashkimet familjare dhe vizat e punesimit (nuk preken vizat turistike apo per shkollim) me arsyetimin pse duhet te shtojm me sh njerez qe marrin ndihme nga ne! Nuk ka lidhje as liste e zeze e as gje tjeter...
PërgjigjuPse po ben 1001 te zeza?
Hajt se naltmadheria e tij me gjerdanet e dekoratat qe po grumbullon ne bote do na hapi rruge me vendet Arabe dhe Kinen.
PërgjigjuKu jane ato organizatat Shqiptaro-Amerikane qe tundin flamujte e Trump dhe i japin cmime Richard Grenell? Pse nuk dalin te thone dicka tani qe Shqiperia e Kosova u futen ne listen e zeze?
PërgjigjuSh Mir se po na merrin me zor
PërgjigjuO Shqiptar Trapi i sumēs ēshtē IDJOT Edi Rama ka pas shum tē drejt kur ka thēn qē ēshtē idjot. E kta palaçot politikan thon Amerika Amerika imagjinoni tē ngeleni nē dorėn e Trapit Idjot o shqiptar. Punoni fort pēr Shqiprin e mos e llogarisni qē Amerika ekziston. Gomarin e nxjer i zoti nga balta.
PërgjigjuShume mire sa me shume Serb largohen me e madhe behet Kosova
PërgjigjuVendim qe duhet duartrokitur. SHpresohjme qe familja grabitqare Berisha te jete e para ne mos marrjen e vizave.
PërgjigjuHaha sa i madh nuk e di si dreqin ju ka dhen zoti jeten ju jeni plera