Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Pallati i KulturësLushnje, që mban emrin e ikonës së këngës shqiptare Vaçe Zela.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se Pallati i Kulturës tanimë është i rilindur me kushte dinjitoze.

“Mirëmëngjes dhe me Pallatin e Kulturës që mban emrin e ikonës së këngës shqiptare Vaçe Zela në Lushnjë, tanimë i rilindur me kushte dinjitoze, ju uroj një javë të mbarë”, shkroi Rama në rrjetet sociale.