Teksa jemi në prag të zgjedhjeve të pjesshme në 5 bashki të vendit kryeministri Edi Rama ka 'shpallur' triumfin e Partisë Socialiste më 9 nëntor në Vlorë.
Kreu i qeverisë shprehet plot bindje se këtë të diel, qyteti bregdetar do të bëhet për herë të parë me një kryetare bashkie.
“Mirëmëngjes dhe me Vlorën e bukur, e cila këtë të diel do të bëhet për herë të parë me një kryetare bashkie, ju uroj një javë të mbarë”, shkroi Rama në rrjetet sociale.
Beteja në Vlorë është mes 3 rivalëve: kandidatja e PS Bruna Mersini, të pavarurit të mbështetur nga opozita Dionis Sota, i cili ka një profil në sipërmarrjen turistike dhe Gjergj Nikës demokratit i cili fitoi në Kolegj Zgjedhor të drejtën për garuar si kandidat i pavarur, pasi KQZ dhe KAS e përjashtuan nga gara.
Komente












Çuditerisht te gjithe paraardhsit kane qenë te PS, kete radhe paskan zhjedhe me mire
Përgjigju