Kryeministri Edi Rama, ka shpërndarë në rrjetet sociale pamjet nga Terminali Lindor i autobusëve në kryeqytet.
Me anë të një postimi në facebook, kreu i ekzekutivit e konsideron terminalin lindor të autobusëve si një shembull i kalimit të infrastrukturës së shërbimeve në një nivel tjetër.
“MIRËMËNGJES, dhe me Terminalin Lindor të autobusëve në kryeqytet, tanimë në funksion të plotë si një tjetër shembull i kalimit të infrastrukturës së shërbimeve në një nivel krejt tjetër, ju uroj një ditë të mbarë”- shkruan Rama.
Komento