Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje në rrjetet sociale mbi ecurinë e një projekti urbanistik në qytetin e Durrësit, nën firmën e arkitektit italian Marco Casamonti.
Kreu i qeverisë shprehet se projekti po hyn në fazën përfundimtare të detajeve teknike dhe pritet të jetë një nga pikat më tërheqëse të planit të zhvillimit turistik të Durrësit deri në vitin 2030.
“Mirëmëngjes dhe me mendimin e kohës së madhe të çuar dëm nga gjithëfarë të varfërish nga mendtë e kokës, që nuk lanë dy gurë bashkë për ta penguar këtë vepër të bukur urbane të arkitektit të mirënjohur Marco Casamonti, e cila tanimë është në detajet e fundit teknike, si një shembëlltyrë tërheqëse e Durrësit Turistik 2030, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Arkitekti Marco Casamonti ka qenë më parë i angazhuar edhe në projekte të tjera të rëndësishme urbane në Shqipëri, përfshirë ndërhyrje në qytetin e Tiranës dhe Vlorës.
Komente












Kjo trampoline betoni,tende beduini,apo /chuppha/ hebreje,apo me cfare tjeter mund t'a krahasoni,na qenka /shembelltyre e Durresit turistik/?!
PërgjigjuMallaqies nanemoder
PërgjigjuNuk duam Durres turistik, por Durres per te gjithe qytetaret e Durresit...
Përgjigju