TIRANË- Zona e Valiasit në Kamzë do të rehabilitohet. Kryeministri Edi Rama ka ndarë ditën e sotme pamje 3D nga projekti më i ri që është projektuar për Valiasin.

Në një postim në rrjetin e tij social ‘Facebook’, Rama shkruan se zona e Valiasit do të ketë një pedonale të re, 3 sheshe dhe hapësira rekreative. Kjo pedonale do të vendoset pranë zonës së re urbane të Rindërtimit.

“Me projektin më të ri që po merr jetë në Valias, Kamëz, pranë zonës së re urbane të Rindërtimit, ku do të përfshihen pedonalja e re, tre sheshe, parku me hapësirat rekreative, si një tjetër vlerë e shtuar e Kamzës së Rilindur nën drejtimin pasionant të Rakip Sulit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Kryeministri Edi Rama në Facebook.