Rama ndan tapitë në Pukë, batuta
për mustaqet dhe Gjonin/ Video

Rama ndan tapitë në Pukë, batuta<br />për mustaqet dhe Gjonin/ Video
Kryeministri Edi Rama nga Gjegjani në Pukë ku ka shpërndarë certifikatat për tokat bujqësore ka premtuar rrugën që lidh bashkinë me komunitetin, projektin e ri të rilindjes së qendrës së qytetit që do të lidhet me liqenin dhe mbështetjen për fermerët në bujqësi me një fond mbi 300 mln Euro.
 
"Qyteti i lënë në harresë që para fillimit të demokracisë, ka potencial të madh për shkak të liqenit. Projekti do të jetë i pazakonshëm sepse do të jetë e dyta bashki e re që qendrën do ta ketë të lidhur me liqenin si Belshi.
 
Liqeni, pasuri e madhe dhe ne me siguri do ta kthejmë këtë në një fuqi ekonomike të rëndësishme, pasi do të bëhet motor i transformimit të Pukës nga një zonë e harruar në një destinacion të rëndësishëm për Shqipërinë e Veriut dhe besoj që ju jeni ngop duke dëgjuar nga ata që vijnë nga Tirana 'Puka turistike' pasi robi këtu bëri cfarë mundi.
 
Bashkia e re është edhe qytet edhe fshat bashkë, pasi kemi një potencial të madh njerëzor dhe ekonomik me atë që kishim me ndarjen e vjetër, ku njësitë ishin shumë të vogla dhe të fragmentuara
" tha ndër të tjera Rama.
 
Mbështetja për fermerët është e madhe, tha Rama, pasi në dispozicion të tyre është një fond 300 mln Euro për investime.
 
"Buxheti i shtetit e ka të pamundur të mbulojë nevojat e cdo familje në fshat. Gjermania e Franca, kur vjen puna tek bujqësia nuk bazohen vetëm te buxheti i shtetit, por format alternative.
 
Ne kemi garantuar një fond, me aq sa buxheti i shtetit nuk do të mblidhet në 50 vjet. Janë  300 milionë Euro të mundshme për t'u marrë. Duhet të nxisim këtë proces te fermerët në këtë drejtim
".
 
Rama në vazhdim të komunikimit të tij me qytetarët tha se jo të gjithë janë të prekur nga ndryshimet.
 
Sipas tij ka gabime dhe të meta, por qeveria po punon me përkushtim dhe rezultat, ndërsa reformat janë të dhimbshme, por të domosdoshme. Ajo që është shkatërruar për 20 vite nuk mund të ndërtohet për 3 vite, pasi çdo gjë do kohën e saj tha kryeministri.
 
"I pari që nuk është i kënaqur me çdo gjë jam unë, pasi duhet të bëjmë më shumë.  Por dua t'ia them se ashtu sikur fara e grurit prodhon bazën e jetës së njeriut mezi duket kur e sheh me sy, për t'u bërë bukë në tavolinë ka nevojë për kohë, ashtu edhe transformimi i realitetit me një mal me borxhe që na la qeveria e kaluar" tha ai.
 
Në Gjegjan të Pukës u shpërndanë 700 certifikata të pronësisë mbi tokën bujqësore.
 
 Batuta e Ramës në Pukë
Në takim nuk kanë munguar edhe batutat dhe thumbimit nga Rama. Kryeministri rrugën për në Gjegjan e ka bërë në këmbë dhe sikur tha ai do t'i mbetet në memorie për vuajtjet që provoi, ndërsa ka premtuar ndërtimin e saj. 
 
"Unë e di pse më solli Gjoni (kryebashkiaku) këtu, tapi kishte dhe për vende të tjera. Por më solli këtu që të provoj vuajtjet e rrugës, e kam shumë të qartë.
 
Gjonit nuk ja thashë por po ja them tani, mos kujto se nuk e dija si ishte rruga, pavarësisht se ti ma vure në provë të fortë mesin që për ne që jemi të gjatë, që kemi bërë dhe sport, nuk është pjesa më e fortë e organizimit. Erdha në këmbë dhe do iki në këmbë, në rregull.
 
Rruga do të bëhet, pasi lidh qendrën e bashkisë me një komunitet të madh
".
 
Rama teksa ftoi administratoren e Gjegjanit për të dorëzuar njërën nga certifikatat tha se "Dy gjëra do të mbaj mend sot, rrugën që ma kujton trupi dhe faktin që keni zgjedhur një grua për administratore, pasi e rrit shumë imazhin tuaj. Kur shtëpia administrohet nga gruaja është në duar të sigurta".
 
Gjatë ndarjes së certifikatave, Rama ka debatuar edhe me njërin nga të pranishmit. E ndërsa fjalët e qytetarit nuk dëgjoheshin, kryeministri i është përgjigjur se "Se të mashtroi Berisha, ca faji kam unë. Fakti që unë e ti kemi mustaqe nuk na bën burra më të fortë se këta që nuk kanë" duke i kërkuar që ta linte të vazhdonte aktivitetin. 
Fjala e plotë e Ramës në Pukë
  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron