Rama ndan video nga Puka e mbuluar me dëborë: Mali i Krrabit ndër destinacionet më të preferuara në dimër

Rama ndan video nga Puka e mbuluar me dëborë: Mali i Krrabit ndër destinacionet më të preferuara në dimër

Reshjet e dëborës në zonat malore të vendit kanë ftuar të pasionuarit pas turizmit malor të ngjiten në majat e larta. Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ngjitja e një grupi alpinistësh në malin e Krrabit në Pukë.

Duke i cilësuar pamje mbresëlënëse, Rama shkruan se mali i Krrabit në Pukë është një destinacion i preferuar turistik i kësaj stine.

"Mirmëngjesi dhe me këto pamje mbresëlënëse nga mali i Krrabit në Pukë, një destinacion i preferuar turistik i kësaj stine, ju uroj një të diel të mbarë", shkruan Rama.

Puka, në veri të Shqipërisë, 145 km nga Tirana, mbetet e preferuara e adhuruesve të malit, ajrit të pastër, qetësisë dhe frymëzimit nga natyra. Kjo qytezë alpine mbart në vete të gjitha opsionet turistike, për të mirëpritur pranë saj vizitorë vendas dhe të huaj.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë