Rama: Ndërhyrja e Metës në
fushatë, e pajustifikueshme
"Topalli 'kokë shkëmb', por punë bëri"

Rama: Ndërhyrja e Metës në<br />fushatë, e pajustifikueshme<br />
SHKODER - Kryeministri Edi Rama ka komentuar nga Shkodra përfshirjen e presidentit të ardhshëm Ilir Meta në fushatë, duke kryesuar mitingjet e LSI-së në të gjithë vendin. 

Rama tha se fushata nisi e qetë, por u sekëlldis nga ndërhyrja e Metës, e cila sipas Ramës ishte e pajustifikueshme. 

"Këto zgjedhje nuk janë zgjedhje midis partive, por një zgjedhje e shqiptarëve, ose për të vazhduar për të bërë shtet mbi themelet që kemi ngritur, ose të kthehemi edhe njëherë pas e të përjetojmë një tjetër prishje themelesh për hesapet e partive të pushtetit. 

Më vjen shumë keq që një fushatë e cila nisi me një marrëveshje historike, për t'i dhënë fund një konflikti të nxitur nga PD, duke nxjerrë PD dhe Lulin nga çadra ku ishin futur nga frika e drejtësisë dhe duke e futur në zgjedhje, ka filluar të sekëlldiset ditët e fundit nga ndërhyrjet e pajustifikueshme të atij që është President i zgjedhur i Shqipërisë.

Unë s'kam asgjë për të shtuar, ne s'kemi asnjë minutë për të humbur në këtë fushatë duke u marrë me njëri-tjetrin, kjo është një fushatë që do ta bëjë PS-ja deri në fund për njëri-tjetrin, shqiptarët e zakonshëm, socialistë, demokratë, paparti
", u shpreh Rama. 

Duke kërkuar votën e shkodranëve për një mandat të dytë qeverisës, Rama tha se administrata do kthehet në shërbim të qytetarëve. 

"Në katër vjet shtetin do ta kthejmë në shërbimin tuaj, çdo sportel do jetë në shërbimin tuaj. Në çdo zyrë, në hipoteka, etj. Nuk ka rritje taksash më, ka vetëm përpjekje për të bërë shtet për familjet shqiptare dhe fëmijët tanë.

Ju them na jepni timonin vetëm, mos na ulni në prehër të tjerë, s'them dua unë pushtet për vete, se po të ishte për pushtet për vete, sot s'do ishim këtu, por te kafja e madhe, duke pritur të dielën të merrnim 100 e ca mandate dhe Luli do ishte në çadër.

Ajo që ne bëmë nuk ishte të shkonim vetëm dhe të merrnim pushtet për vete më shumë se çka pasur kushdo qoftë nga 1992, por t'i jepnim një mundësi jo Lulit, por shqiptarëve të zakonshëm që janë tradicionalisht me PD-në që të mos ndjeheshin të përjashtuar nga e drejta për të zgjedhur". 


Rama foli dhe për projektet infrastrukturore për zhvillimin e turizmit në Velipojë dhe Alpe, ndërsa programin e opozitës e cilësoi si jashtë realitetit. 

Rama për Topallin: "Kokë shkëmb", por punë në Shkodër ka bërë
Kryeministri Edi Rama vlerësoi nga Shkodra ish-nënkryetaren e PD, Jozefina Topalli. 

Ai tha para mbështetësve se ato pak punë që janë në Shkodër, janë bërë falë Topallit, e cila s'do jetë më deputete në Kuvendin e ardhshëm. 

"Unë nuk e mohoj dot. Jozefina Topalli ka qenë dhe mbetet një kundërshtare që e ka kokën shkëmb, por ama që kanë të drejtë demokratët këtu në Shkodër që thotë se edhe aq sa ëhtë bërë këtu, është bërë falë asaj gruaje. Kjo nuk diskutohet. Sikurse nuk diskutohet se çfarë është bërë falë Jozefinës, është një asgjë në krahasim me atë që mund të bëjmë së bashku", tha Rama. 

Lezhë, Rama: Refuzoni çirrjet e kërcënimet e partive të tepsisë
Gjatë një mitingu elektoral në qytetin e Lezhës, kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje që qytetarët të refuzojnë çirrjet dhe kërcënimet e partive të tepsisë, siç tha ai. 

Reagimi i Ramës erdhi pas deklaratës së Metës se ai do të armatoste qytetarët nëse Policia përdoret në zgjedhje.

“Më vjen shumë keq, shumë zor. Ndihem shumë i sëkëlldisur kur shikoj gjëra që nuk do donim ti shihnim, kur dëgjoj gjëra që shqiptarët nuk do donin ti dëgjonin më. çirrje, ulërima, kërcënime.

Por Shqipëria që duam nuk është Shqipëria e ulërimave, kërcënimeve dhe e partive të tepsisë së pushtetit.

Duam shtet për çdo shqiptar, për çdo prind e për çdo familje pavarësisht bindjeve politike. Shqiptarët janë të lirë të kenë bindjet e tyre por shteti është i detyruar t’iu shërbejë të gjithëve”
, tha Rama. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar