Rama nderohet me urdhrin
“Komandant i Legjionit të Nderit”

Rama nderohet me urdhrin<br />“Komandant i Legjionit të Nderit”
Kryeministri Edi Rama është nderuar me urdhrin “Komandant i Legjionit të Nderit”, vlerësimi lartë që jep Franca.

Lajmin e ka dhënë vetë Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin social 'Twitter'. Këtë titull Rama ia ka dedikuar të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit si dhe familjes së tij, të cilët sipas Ramës e kanë mbështetur atë rrugën që ka ndërrmarrë për të ndryshuar venditn. 
 
“I prekur thellë nga nderimi i Presidentit të Republikës Franceze, që më akordoi titullin e lartë të Komandantit të Legjionit të Nderit! Ky është një titull që i'a kushtoj Shqipërisë; gruas, nënës, fëmijëve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve e mbështetësve, të njohur e të panjohur, brenda a jashtë vendit. Vetëm besimi e mbështetja e tyre, më kanë mundësuar të bëj çfarë kam mundur, në gjithë këto vite përpjekjesh për të ndryshuar Tiranën, bërë Shqipërinë shtet me dinjitet dhe përmirësuar jetën e njerëzve të zakonshëm të këtij vendi.”, shkruan Rama në postimin e tij.

[gallery]21634[/gallery]
 
Titulli i është dorëzuar kreut të qeverisë nga presidenti frances François Hollande. Urdhri është krijuar nga Napoleon Bonaparte në 1802, urdhri apo nderimi me i lartë kombëtar në Francë dhe numëron 93 mijë anëtare.
 
Me këtë titull janë nderuar 600 persona, mes të cilëve viktimat e Charlie Hebdo,  Lionel Jospin, Michel Legrand e ndërsa pak kohë më parë me këtë titull është nderuar dhe shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare.
 
Rama ka qenë në një vizitë një ditore ditën e djeshme në Francë ku ka zhvilluar disa takime zyrtare në qendër të së cilës kanë qenë procesi i integrimit europian dhe reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare.

Rama
(Postimi i Ramës në Facebook)

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

OKB dënon shtypjen në Venezuelë dhe mungesën e transparencës

OKB dënon shtypjen në Venezuelë dhe mungesën e transparencës