Medalje mirënjohjeje/ Rama nderon në Prishtinë Rexhep Qosen, fjalë të mëdha për Profesorin dhe atdhetarin e shquar: I admirueshëm, patrioti i palëkundur

PRISHTINË-Profesor Rexhep Qose është nderuar sot në Prishtinë nga Rama me Kordonin e Madh me Yllin e Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike.

Patriot i palëkundur, nga të fundmit viganë në një botë mediatike qaramanësh, njeri i admirueshëm, një zotni burrë në kuptimin më të plotë të kësaj shprehje të shqipes.

Këto ishin vetëm disa nga fjalët e mëdha që Kryeministri Rama tha për Qosen, në një ceremoni të posaçme që u zhvillua në Prishtinë ku ishte i pranishëm edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Një zotni burrë  në kuptimin më të plotë të kësaj shprehje shqipe. Zhurmat e kanë dominuar prej kohës mjedisin publik. Shumë kohë më parë nxënësit në liceun artistik më ra në dorë një libër me titullin “Anatomia e Kulturës”. Ishte një libër i lejuar por kishte një ndjesi krejt tjetër dhe përçonte një aromë tjetër nga ajo shabllone të estetikës dhe kritikës me trë cilët ishim mësuar. Që atëherë u vura në gjurmët e atij autori.

Ka qenë kështu që kur flitej për Barletin, më shfaqej me portretin e Qoses. Vetë jeta e tij në rrahjet e pulsit të kombit të vet është një libër i shkruar në ndërgjegjen e bashkësisë të cilës ai i përket. Rexhep Qosja hyn te ata njerëz për të cilët e quaj veten me fat që jam bashkëkohas dhe që kam arritur ta njoh. Në kullën e tij pre librash në Prishtinë pranoi ta merrte simbolin e vogël të cilin menjëherë e vendosi në jelek në krahun e zemrës. Kur e pashë atë pata ndjesinë që simboli do e kishte jetën e gjatë.

Ky simbol është i nderit të jashtëzakonshëm që kam nderin t’ia dorëzoj sot në përvjetorin e 85-të të jetës së tij. Sot është dita të tregoj diçka shumë personale. Nga koha kur isha në opozitë, sot nuk më kritikon që kam ardhur me duar në xhepa.  Gjatë inaugurimit të një shkolle në Tiranë kamerat me zunë me duar në xhepa. Dhe ju bëtë një analizë e cilësuat “Opozitë me duar në xhepa”. Unë u sfidoj të gjithëve të gjej që nga ajo kohë një foto që të jem me duar në xhepa gjatë një vizite pune.

Menjëherë më kujtohet Rexhep Qosja dhe tak i heq duart nga xhepat. Që kur më dhembi atëherë kurrë më duar në xhepa. Ky është një shembull i vogël për ndikimin e kritikës së Rexhep Qoses sepse gërmat i rendit. Ndërkohë më kujtohen disa qortime jo më të vogla që do doja t’i merrja personalisht. Kur thotë “fol shkurt”. Unë e kam të vështirë të flas shkurt dhe jo më sot kur jam para jush. E vërteta pa lajka është se Rexhep Qosja është një shpirt i madh”, tha Rama.

Edhe për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, akademiku Qosja përfaqëson personalitetin që bën bashkë gjuhën dhe historinë shqiptare.

“Ditëlindjen profesor Qoses duhet t’ia kremtojmë nga dy herë. Ka kontribuar edhe për Kosovën edhe për Shqipërinë. Profesor Rexhep Qose në më shumë se gjysmë shekull veprimtari ka frymëzuar studentë, veprimtarë politikë, profesor dhe intelektual në një performancës gjigante. Kontributin e tij nuk e matim dot. Për bindjen time kombi shqiptar është komb i gjuhës dhe i historisë. Historinë e kemi gjithandej në politikë, ndërsa gjuhën e kemi edhe te letërsia jonë", tha Kurti.

Ndërsa vetë Rexhep Qosja ka zgjedhur që në fjalën e tij të jap mesazh Edi Ramës dhe Albin Kurtin, që sipas tij duhet të njësojnë idealet dhe qëllimet e të dy popujve dhe të arrijnë kohezionin për të mundur armikun dhe se takimet e tyre duhet të jenë më të shpeshta.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:11
Dekorimi/ Rexhep Qose: E ndjej veten shumë mirë që ky nderim mu bë në Prishtinë! Rama dhe Kurti të takohen më shpesh

Pas nderimit nga Rama në Prishtinë, profesori Rexhep Qose u shpreh se ndjehej shumë mirë që këtë medalje e merr pikërisht në kryeqytetin e Kosovës.

“E ndjej veten mirë, shumë mirë që kryeministri Edi Rama më dekoroi me Yllin e Mirënjohjes Publike. Kryeministri Edi Rama është njëri prej politikanëve më të suksesshëm të Shqipërisë në 30 vitet e fundit të ndërtimit të demokracisë në Shqipëri. Ai ka sjellë risi, fryte, zhvillime të reja në jetën politike shqiptare. Edi Rama është edhe intelektual krijues. Ai është piktor dhe është edhe shkrimtar. Ai shkruan romane, trajtesa, ese dhe trajta të ndryshme letrare.

Ky nderim m’u bë sot në Prishtinë. Ku nderim i veçantë me këtë simbol të jetës dhe historisë sonë m’u bë pas takimit mes dy delegacioneve mes Shqipërisë dhe Kosovës, Si Edi Rama, edhe Albin Kurti është politikan dhe intelektual krijues. Atë e shquan një cilësi e veçantë. Duhet ta dëgjojmë kur flet, deklaratat bisedat, intervistat për të parë se Albin Kurti ka një kujtesë me fjalë të huaja dhe memorie të jashtëzakonshme ku janë mbledhur të dhëna sa në një bibliotekë mbi historitë e Europës, popujve të tjera. Prej të dhënave të tij edhe mund të mësohet.

Rama dhe Kurti janë dy politikanë intelektualë. Kjo u pa edhe në zgjedhjet e fundit në të cilat pjesa më e madhe e popullit u dha votën dhe besimin. Nuk mund të mos themi që kryeministri Edi Rama dhe kryeministri Albin Kurti janë edhe të kritikuar. Të kritikuar me arsye dhe pa arsye. Mund t’i dëgjojmë kritikat që janë të padëshmuara. Kritikat janë të nevojshme në jetën politike shoqërore. Sjellin nxitje për punë të reja.

Fjala intelektual i obligon ata që merren me politikë, se në atë mënyrë po merren me jetën dhe të gjithë atë që kanë të bëjnë me të ardhmen e popullit. Unë kam shkruar shumë dhe më tepër se duhet, Në shkrimet e mia, kurrë nuk i kam ndarë apo veçuar njërën prej tjetrës, Shqipërinë dhe Kosovën. I kam parë bashkë, si një tërësi. Të bashkuar, të bashkuara me të kaluarën, në të tashmen dhe i kam dëshiruar të bashkuara edhe në të ardhmen. Kam vërejtur duke lexuar edhe të tjerët, dhe atë ku jemi ne sot na kanë ofruar një shumës historike për ta ndryshuar dhe përmirësuar fatin tonë. Fati jonë ka qenë shumë i rëndë.

Një fat historik tragjik. Vetëm shqiptarët janë copëtuar në 5 shtete. Për këtë arsye kryeministri britanik i asaj kohe ka thënë kur ende kishte shtete që mohonin shqiptarët: Shqiptarët janë komb dhe kemi bërë padrejtësi të madhe., Një ditë do e korrigjojmë. Filluan ta korrigjojnë. Kjo që gjë që kemi për të bërë përpjekje për të ndryshuar dhe për të përmirësuar fatin tonë historik na bën përgjegjës të gjithëve. Takimi i sotëm pa dyshim mua më solli shumë gëzim. I solli gëzim të gjithë shqiptarëve. Është një takim premtues.

O sa bukur.  Sa duket bukur kjo pamje e politikanëve dhe ministrave nga Shqipëria dhe Kosova. Unë i lejoj vetes në moshën në të cilën jam prej 85 viteve i futur në vitin 86, më jep të drejtë morale. T’i ftoj Ramën dhe Kurtin të takohen si sot më shpesh. Të takohen qeveritë e tyre. Të mbajnë mbledhje qeveritë e tyre dhe në këto takime të bëjnë, të njësojnë një ideal të përbashkët që na e ka lënë epoka e rilindjes. E kanë krijuar Shqipërinë dhe shqiptarin me shumë plagë. Të njësojnë idealin dhe qëllimet e tyre politike”, tha Qosja.

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë