Rama i ashpër: Luftë ndërtimeve pa leje, një shef komisariati 'mbron' pallatin 8-katësh! Report Tv mëson se pallati ndodhet në Farkë

I ashpër ishte Kryeministri Edi Rama në takimin me Drejtuesit e Lartë të Policisë edhe për ndërtimet pa leje. Ai u ka bërë thirrje ndërtuesve që të parablejnë ndërtimet pa leje ose t’i dhurojnë ato. Ai tha se ndërtuesit në Tiranë apo kudo tjetër të harrojnë se do të korruptojnë gjyqtarët, pasi nëse e bllokojnë pronën do të shuhen si aktorë ekonomikë.

Rama tha se milionerët ndërtojnë pallate, ndërtojnë kate pa leje, hapen majtas dhe djathtas, duke e dhuruar do të mund ta ligjërojnë pa shkuar ata në ndjekje plenare.  Kryeministri denoncoi se edhe pse është si fenomen në rënie, absurditeti vazhdon. Rama tha se ka kate pa leje edhe në Sheshin Skenderbej, madje në Tiranë, me mbrojtjen e një shefi komisariati, edhe një pallat i tërë pa leje. Report Tv ka mësuar se pallati ndodhet në zonën e Farkës. 

Sipas kryeministrit këto aktivitete të jashtëligjshme do të sekuestrohen ose për qytetarët në nevojë, ose për zyra të administratës.

“Nuk do të ketë kurrë legalizim për katet dhe metrat pa leje. Lartohet para të gjithëve një pallat pa leje dhe nuk i hyn askujt asnjë gjemb në këmbë. Nuk do të ketë asnjë tolerim. Ky operacion asnjëhetrë të mos e imagjinojë më që të ndërtojë një kat pa leje

Nëse këta shkelës milionerë do të përdorin ndonjë gjykatës të korruptuar siç ka ndodhur në disa raste, një gjë është e sigurt ata do bllokojnë veten e tyre në çdo derë të këtij shteti dhe do të shuhen si aktorë ekonomikë, do të kenë pasoja shumë më të rënda, sesa konfiskimi që ja kanë marrë tokës apo qiellit. Boll më ndërto me teorinë, korrupto policin, inspektorët dhe në fund futi një legalizim fitimeve marramendëse në rrugë të paligjshme. Nuk do ketë më kurrë legalizim të kateve me qëllim përfitimi. Shtesat e ndërtuara pa leje vetëm mund të shemben ose konfiskohen në rast se nuk para blihen apo dhurohen. AMP duhet të hapë hetimet për të gjithë punonjësit e Policisë ku janë ndërtuar këto ndërtime pa leje. Del që në Tiranë janë ndërtuar pallate pa leje, dhe natyrisht shefi i komisariatit në atë zonë nuk ka më mundësi te jetë shef Komisariati. Ai palat ose do të shembet ose do të konfiskohet. Ne nuk jemi kujtuar sot, jemi kujtuar që ditën e parë që kemi ardhur në detyrë”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama-Rrumbullakut: Ke 100 ditë kohë për nxjerrjen e Policisë nga udhëkryqi! Tragjedia në Himarë, situata në det është lëmsh, Njësi Speciale me emrin ‘Jonada’


K.T./SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kulluri ironizon Korreshin: Që të bëhet deputet, duhet të bëjë vertikalen poshtë ballkonit të Berishës

Kulluri ironizon Korreshin: Që të bëhet deputet, duhet të bëjë vertikalen poshtë ballkonit të Berishës