Rama: Ndryshimet në ligjin për
nëpunësin civil të sugjeruara

Rama: Ndryshimet në ligjin për<br />nëpunësin civil të sugjeruara
NJU JORK - Nga Nju Jorku, kryeministri shqiptar, Edi Rama deklaroi se nuk ka debat në lidhje me ligjin e “Statusit të nëpunësit civil”. Sipas tij, ndryshimet do të bëhen me qëllim bërjen të zbatueshëm të këtij ligji, pasi ashtu siç është nuk mund të zbatohet dhe këto ndryshime janë sugjeruar nga partnerët ndërkombëtar.
Ai ka deklaruar se, mazhoranca është, “në kërkim të një konsensusi nga opozita për të miratuar këto ndryshime që do ti bëhen ligjit me qëllim që ai të funksionojë normalisht”.
 
NDRYSHIMI I LIGJIT TE NEPUNESI CIVIL

“Nuk ka debate për ligjin e “statusit të nëpunësit civil”, por vetëm për ta bërë të zbatueshëm ligjin që u miratua me 3/5 pas nuk është i zbatueshëm, pasi gjithë këto muaj nuk janë nxjerrë aktet nënligjore për tu zbaruar”, tha kryeministri Edi Rama gjatë një interviste për Zërin e Amerikës. “Duhet një ndërhyrje por me 84 vota dhe ne jemi në kërkim të një konsesusi pasi ligji është i pazbatueshëm”, tha Rama.

Sipas tij, “këto ndryshime janë sugjeruar nga partnerët tanë ndërkombëtar për tu bërë ligji i zbatueshëm. Akuzat për spastrime janë pjesë e asaj fjalës, “që kush shpif ndaj teje e bën ngaqë është në gjendje ta bëjë vetë”. Ne nuk kemi në plan për spastrime por ndërtimin e shtetit për qytetarët. Spastrimet kanë qenë një rregull nga ata që u larguan nga pushteti në 23 qershor  dhe jo ne që erdhëm me një mandat të fortë. Ne jemi këtu për të mos përsëritur gabimet e së shkuarës por për të ecur para.  
 
100 DITËT E PARA
“Puna e 100 ditëve të para ka nisur me aksione konkrete në çdo fushë që synojnë të shkundin një administratë thellësisht të përgjumur, të demotivuar. Nga ana tjetër të godasim në ato aspekte e drejtime që duhet, të nisë një luftë ndaj korrupsionit  dhe për të ndërtuar shtet për qytetarët”, tha kryeministri Rama nga Nju Jorku.

NDËRTIMET PA LEJE
Sipas kryeministrit edi Rama, “në aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje, nuk ndahet në socialist apo demokratë përgjegjësinë, e cila është kombëtare, qytetare dhe padyshim edhe politike e qeverisë së Shqipërisë. Të fshihesh pas flamurit të një partie kundërshtare për të kërkuar përgjegjësi të tua, është një mënyrë që i takon të shkuarën, që shqiptarët e ndëshkuan me 1 milion vota. Ne do ta marrim këtë si përgjegjësi tonën dhe në ditët në vijim do të vëmë në zbatim një plan tonën deri kur kontrolli mbi territorin të vendoset plotësisht. Për kontrollin e territorit deri sa ta vëmë të gjithë territorin nën kontroll ashtu siç duhet”.

LARJA E BORXHEVE NGA QEVERIA
Duke folur për situatën e burxhetit të Shqipërisë, kryeministri Edi Rama tha se, qeveria do të ndalë ecurinë e rrënimit të biznesit. “Jemi zotuar se do ti shlyejmë sipërmarrjes ato borxhe të mëdha të grumbulluara për punën e papaguar. Këto borxhe kanë sjellë ngarkesa të mëdha me bankat dhe tregun.  Kjo është një shlyerje që duhet bërë dhe ne do e bëjmë. Se si, kjo ka të bëjë me një skemë shumë të qartë financimi që ne po e ndërtojmë në dialog me FMN-në dhe BB-në, e sipërmjarrjen që në mënyrë që këtë gjendje të rëndë që kemi trashëguar ta përballojmë të gjithë së bashku”, tha gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama.

HEQJA E FOTOGRAFISË SË PRESIDENTIT
Gjatë intervistës së tij, kryeministri Edi Rama foli edhe për heqjen e fotografisë së Presidentit, Bujar Nishani dhe vendosjes së portretit të Ismail Qemalit.
“Nuk kemi hequr portret të Presidentit, por kemi bërë një propozim për të vendosur foton e Ismail Qemalit si një figurë simbolike për shtetin shqiptar dhe që i jep fund një lëvizje të fotografive sa herë ndryshonte presidenti. Nuk merrem me përshtypjet dhe kritikat se cilat janë përshtypjhet e disa është një çështje që lidhet me botëkuptimet e secilit. Vendosja e fotos së Ismail Qemalit është pritur shumë mirë nga shqiptarët”, deklaroi Rama.

PUBLIKIMI I FOTOVE TË KRYEMINSTRISË
Sipas kryeministrit Edi Rama, nuk kemi një debat për publikimin e fotografive të kryeministrisë apo të Ministrisë së Brendshme.
“Thjesht ne kemi ekspozuar foto të mjediseve të Kryeministrisë apo të institucioneve të tjera dhe besoj se kjo është një normalitet. Edhe fotot e kryeministrive të vendeve të tjera, i vizitojnë në internet dhe ne kemi hedhur fotot të mjediseve të kryeministrisë dhe për këtë nuk bëj debat. Se kush fyhet nuk është çështja jonë, pasi ne e kemi bërë për tu thënë qyterarëve, shikoni, kryeministrinë, spitalin, apo Ministrinë e Brendshme”, deklaroi Rama.

Ndërkaq i pyetur se, kush nga politikanët shqiptarë të të gjithë historisë së vendit e frymëzon Rama tha se, nuk e kishte menduar ndonjëherë, por ka shumë personalistet që e kanë bërë ti hyjë rrugës së politikës.

“Nuk e kam menduar këtë gjë të them të drejtën, por nëse e kërkoni se nga kush dëshiroj të mësoj, unë kam shumë njerëz që janë shkak që unë jam në politike ka shumë njerëz, që nga Abraham Linkol deri te Toni Bler”, përfundoi kryeministri Edi Rama, intervistën e tij.

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zbulohet trajtimi i parë i astmës pas 50 vitesh kërkime

Zbulohet trajtimi i parë i astmës pas 50 vitesh kërkime