Rama: Në 6 muaj janë punësuar 195 mjekë në sistemin shëndetësor

Rama: Në 6 muaj janë punësuar 195 mjekë në sistemin shëndetësor

Punësimi i mjekëve vijon të jetë prioritet i qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, duke u bërë kështu pjesë e sistemit shëndetësor publik në spitalet në mbarë vendin nga veriu në jug.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale fotot e skuadrës së re prej 122 mjekëve të sapo punësuar në kujdesin parësor.

Rama tha se punësimi i këtyre mjekëve ka përforcuar ekipet tona nga veriu në jug.

“Në 6 muajt e parë të vitit janë punësuar 195 mjekë të përgjithshëm dhe mjekë specialistë në sistemin shëndetësor publik”, tha Rama.

Rreth 200 mjekë specialistë kanë përfunduar këtë vit specializimin. Për këta mjekë po  garantohen alternativa punësimi në strukturat shëndetësore publike nga veriu në jug.

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Veliaj për Berishën dhe Metën: Dy pacientë, njëri ulëret nga dritarja, tjetri bën mizanskena! S’duhet të ngatërrojmë kllounin me liderin

Veliaj për Berishën dhe Metën: Dy pacientë, njëri ulëret nga dritarja, tjetri bën mizanskena! S’duhet të ngatërrojmë kllounin me liderin