Rama në OKB: Duhet qasje e re globale për përballimin e pandemive! Njihni Kosovën, kjo asamble e paplotë pa të! Ballkani i Hapur, vendos paqen si realitet i pakthyeshëm

Para përfaqësuesve të 193 shteteve nga Asambleja e Përgjithshme e OKB, një ndër organizatat më të mëdha dhe të rëndësishme në botë, kryeministri Edi Rama kërkoi që bota të tregohej më solidare në raste të tilla si pandemia e COVID-19 dhe më bashkëpunuese. Gjithashtu ai bëri thirrje që OKB të njohë Kosovës, pasi kjo Asamble nuk është e plotë dhe nuk do të jetë e plotë pa të. Rama tha se duhet një qasje tjetër globale për pandemitë dhe se duhet të krijohet një traktat i ri ndërkombëtar pasi ende ka shumë pabarazi në lidje me vaksinat. COVID tregoi qartë se veç e veç vendet kishin kosto të mëdha, tha Rama, ndërsa shtoi se vendet së bashku mund të përballonin gjithçka.

"Është kënaqësi të kthehem fizikisht në këtë sallë paqeje, për të folur për sfidat e përbashkëta, pandeminë, që ka shkaktuar dhimbje të tmerrshme kudo. Edhe Shqipëria ka vuajtur nga kjo plagë. Sot kemi më shumë se gjysmën e popullsisë shqiptare të vaksinuar dhe presim të vaksinojmë të gjithë popullsinë në 10 muajt e ardhshëm. Një nga mësimet e kësaj tragjedie është se asnjë vend nuk mund të përballet i vetëm. Kjo është arsyeja pse dhjetëra mjekë shqiptarë ikën për të ndihmuar në Itali, dhe më pas patëm fatin të presim mjekët italianë për të na ndihmuar. I detyrohem një falënderim nga zemra atyre që na u gjendën të na ndihmojnë, Turqinë, Komisionin e Bashkimit Evropian, Italinë, Greqinë, Letoninë, Danimarkën, etj. Do jemi në gjendje të triumfojmë vetëm përmes luftës së përbashkët dhe bashkëpunimit të pandërprerë. Jemi avokatë të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe mbështesim propozimin për një traktat të ri ndërkombëtar. Ne duhet të qëndrojmë bashkë dhe t’i rezistojmë çdo tubimi. Është urgjente të ofrojmë vaksina, sepse të pavaksinuarit mbarin rrezikun dhe mund të kthejnë pas atë që kemi fituar deri tani”, tha Rama.

Gjatë fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Sesioni i 76-të, Rama theksoi dhe rëndësinë e madhe që ka anëtarësimi i përkohshëm i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së duke thënë se paqja dhe siguria në botë janë pjesë e axhandës së saj.  

“Është një nder i veçantë të mbaj këtë fjalë si përfaqësuesi i një vendi, që për herë të parë në historinë e vetë i bashkohet OKB, si anëtar jo i përhershëm për periudhën 2022-2023. Rëndësia e këtij evenimenti për një shtet, që jo shumë kohë më parë konsiderohej si më i izoluari dhe i shtypuri në botë, dhe ndjenja e përgjegjësisë që marrin është aq e madhe, sa nuk e shpreh dot me fjalë. Shqipëria i sjell OKB pikëpamjet e një vendi të vogël, por të angazhuar, i vetëdijshëm për sfidat e të ardhmes. Ka zbuluar mundësitë e bashkëpunimit shumëpalësh. Shqipëria është një vend që karakterizohet nga respekti, toleranca fetare. Ajo do të ulet në Këshillin e Sigurisë me një agjendë të qartë përparësisë, që përfaqëson atë që vetë Shqipëria moderne përfaqëson, respektimin e ligjit dhe të drejtave të njeriut, zgjidhet me konsensus, përfaqësimin e grave, angazhim konkret e të vazhdueshëm për të luftuar kundër terrorizmit dhe ekstremizmi", u shpreh Rama.

Rama foli dhe për integrimin e vendit në Bashkimin Europian ku tha se Shqipëria i ka plotësuar detyrat dhe se BE duhet të bëjë pjesën e saj. Ai tha se me nismën rajonale 'Ballkani i Hapur' synon pikërisht zbatimin e 4 lirive të BE që jo vetëm do të nxisin ekonominë, por edhe do të vendos paqen në rajonin e Ballkanit duke e bërë atë një realitet të pakthyeshëm.

Shqipëria u pranua anëtare e OKB në 14 dhjetor 1955 dhe pas 66 vitesh anëtarësie, u votua për herë të parë për të qenë anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit për vitet 2022- 2023 duke shënuar një ngjarje historike për vendin tonë.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:59
Rama mban fjalimin në Asamblenë e OKB-së, shoqërohet nga bashkëshortja Linda Rama

Kryeministri Edi Rama në vizitën e tij zyrtare në SHBA është shoqëruar edhe nga Linda Rama. Fjalën e Ramës e ka ndjekur edhe bashkëshortja e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Ora 22:45
Rama mbyll fjalën në OKB me thënien e Nënë Terezës: Të bëjmë gjëra të vogla, por me dashuri të madhe

 

Kryeministri Edi Rama e mbylli fjalën e tij në Asamblenë e OKB-së me një thënie të shenjtores shqiptare, Nënë Tereza. Teksa po fliste për strehimin e afganëve në Shqipëri, Rama përdori thënien e Nënë Terëzës për ta përshkruar më së miri xhestin e vendit tonë, "Edhe kur nuk bën dot gjëra të mëdha, bëj gjëra të vogla, por me dashuri të madhe".

Ndërkohë Rama tha se nuk mund ta linim popullin afgan në këtë moment të vështirë, por Shqipëia bëri atë që bën gjithmonë, mikpritjen.

"Tani dua të them dy fjalë për Afganistanin. Është detyra jonë të bëjmë diçka për të mos braktisur popullin afgan, që e gjen veten edhe njëherë në udhëkryq. Ndërkohë që ngjarje dramatike zhvilloheshin para syve tanë, nuk mund të rrinim duarkryq. Bëmë atë që kemi bërë në momente të tjera kritike të historisë sonë, kur shpëtuam mijëra viktima të Holokaustit, apo kur mirëpritëm gjysmë milioni vëllezër e motra kosovarë, që i shpëtonin ferrit të spastrimit serb. Në këtë jetë ka një kohë kur merr, e një kohë kur jep”, tha Rama.

Ora 22:33
Rama në OKB: Ballkani i Hapur, vendos paqen si realitet i pakthyeshëm! Nxit ekonominë

Rama foli edhe për Ballkanin e Hapur ku tha se kjo nismë që synon të sigurojë 4 liritë ashtu siç janë në BE duke rritur ekonominë dhe punësimit, ndërsa shprehu bindjen se do të vendosë edhe paqen në Ballkan duke e bërë një realitet të pakthyeshëm duke shuar njëherë e mirë konfliktet.

"Të 6 vende e Ballkanit Perëndimor që kanë rënë dakord për një treg të përbashkët rajonal. Do sigurohen katër liritë si në BE. Ballkani i Hapur është shenja dhe prova e procesit si rajon për të rritur tregtinë dhe investimin. Ta bëjë paqen të pakthyeshme dhe të ndihmojë në konflikte një herë e përgjithmonë”

Ora 22:32
Rama bën thirrje për njohjen e Kosovës: Asambleja e OKB pa të nuk është dhe s'do jetë e plotë

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, kryeministri Edi Rama foli edhe për njohjen e Kosovës. Ai tha kjo Asamble nuk është e plotë dhe nuk do të jetë e plotë pa Kosovën.

“Kjo asamble nuk është e plotë dhe s’do të jetë e plotë pa Kosovën. Më keni dëgjuar të bëj thirrje për njohjen e Kosovës, është ftesë për të njohur realitetet e reja nuk është fiksim. Kujtdo që do ta shohë se një Kosovë e pavaruar dhe sovrane është një realitet që vazhdon prej 13 vitesh. Maturia kuraja do ta lejojë Serbinë të heqë barrën e të shkuarës”

Ora 22:31
Integrimi, Rama në Asamblenë e OKB: Shqipëria është gati, BE të bëjë pjesën e saj

Kryeministri Edi Rama po mban fjalën e tij në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, duke vënë theksin te disa nga sfidat kryesore në botë sot.

Rama foli dhe për integrimin e Shqipërisë në BE. Ai theksoi se vendi jonë është gati tani Be duhet të bëjë pjesën e saj.

“Duhet të vazhdojmë të ndërtojmë punën mbikëto arritje. Qytetarët kanë nevojë për më shumë dhe ne duhet të jemi në lartësinë e duhur. Është skatësisht në këtë frymë që Shqipëria me ketë sukses drejtoi osbe me përpjekjet për të forcuar paqen të drejtat e njeriut dhe barazinë në zonën e OSBE. Ndryshimi i klimës është një përparësi tjetër kyçe në agjendën tonë. Sna duhe n përmbuytje apo valë nxëhtësie. Të bindur për urjgencën për uljen e çlirimit të gazeve serë, në përputhje me marrëveshjen e Parisit  ne ishim vendi i parë me plane kokrete për të ulur efektet e gazit serë.  Shqipëria si një prodhues i energjisë së pastër neto angazhohet për ulur çlirimin e këtyre gazeve në vitet e ardhshme. Ne presim me padurim në konferencën e parë ndërqeveritare për të çelur negociatat me anëtarësimin. E dua ta përsëris shqipëria ka kohë që është gati ajo pret që be të bëjë pjesën e saj. Integrimi  evropian është një objektiv”, tha Rama.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jan: 25/09/2021 06:14

    Foli dhe lideri global, hajduti i kryehajduteve, shefi i spiropalit, tigrit, gjiknurit, lali plehut etj etj. Te te njihnin ata siç te njohim ne sdo te linin as ne avjon te hipje o vemje. Komunist xhepist.

    Përgjigju
    • Kafsha: 25/09/2021 11:22

      Jani more jani kur te vdesi mos e qani.mba kafazin se zogu te ka ikur

  • Jon: 24/09/2021 22:10

    Sidoqoftë, të paktën ne shqiptaret e brezit te sotëm që kuptojmë dhe flasim SHQIP, kemi një zë i cili na përfaqëson në arenën ndërkombëtare me një farë krenarie të cilën kishim vite pa e parë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)