Rama në Azerbajxhan: Synojmë të ndërtojmë një qendër të gazit në Vlorë! Gati studimi i gazifikimit të Korçës
Nga Azerbajxhani, ku mori pjesë në samitin e 10-të Korridorit Jugor të Gazit, kryeministri Rama tha se Shqipëria synon ta shndërrojë Vlorën në një qendër të gazit natyror të lëngshëm. Në kryeqytetin azerbajxhanas u firmos gjithashtu marrëveshja për heqjen e vizave mes dy vendeve.
AZERBAJXHAN-Vlora do të shndërrohet në pikën strategjike të ndërtimit të një qendre për gazin e lëngshëm në Shqipëri në vijim të realizimit të objektivit për e gazifikimin e plotë të vendit.
Nga kryeqyteti i Azerbajxhani, Baku, ku mori pjesë në samitin te 10-të Korridorit Jugor të Gazit, kryeministri Rama foli për mundësinë e projekteve të reja drejt energjisë së rinovueshme.
"Sot jemi dëshmitar se korridori i gazit ka ndryshuar shumë jetë dhe e ka bërë Evropën më të sigurt. Ne jemi të pozicionuar startegjikisht në rrugën e gazsjellësit trans-adriatik. Ne do orientojmë investimet drejt projekteve të energjisë së ripërtëritshme. Ajo që ne po bëjmë është do e diversfikojmë në burime hidrike. Investimet në energjinë e qëndrueshme janë thelbësore. Po përpiqemi të ecim para për gazfikimin e vendit. Duke u mbështetur në përvojën e suksesshme me TAP synojmë të ndërtojmë një qendër gazi të lëngshëm natyror në Vlorë", tha Rama.
Me korridorin jugor të gazit, kryeministri Rama është optimist se shumë shpejt Europa do të fitojë pavarësinë e plotë gazi rus.
"Ndërsa Evropa po mbledh furnizimet me gaz të lëngshëm natyror, korridori jugor i gazit pa asnjë dyshim do të mbetet një prej burimeve të pakta, të qëndrueshme konkurruese të transportimit të gazit që vjen për në BE. Me përqindjen e gazit rus në BE që po bie nga 40 % aktualisht në 8 % dhe së shpejti në 0 %", vijoi Rama.
Gjatë vizitës së kryeministrit Rama, u nënshkrua edhe marrëveshja për heqjen e vizave me Azerbajxhanin, duke hapur mundësi të reja për turizëm, zhvillim ekonomik dhe bashkëpunim mes dy vendeve. Nënshkrimi i marrëveshjes u bë ndërmjet zëvendës ministrit të Jashtëm Besart Kadia dhe homologut të tij nga Azerbajxhani.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:20
Nënshkruhet marrëveshja, Shqipëria heq vizat me Azerbajxhanin
Shqipëria ka nënshkruar marrëveshjen për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt Azerbajxhanit, duke hapur mundësi të reja për turizëm, zhvillim ekonomik dhe bashkëpunim mes dy vendeve. Nënshkrimi i marrëveshjes u bë ndërmjet zëvendës ministrit të Jashtëm Besart Kadia dhe homologut të tij nga Azerbajxhani.
Po kte ministrin e jashtem ku e ke gjet aman se si hy ne pun dreqit ky antikapat
Përgjigju