Tiranë/ Shtëpia e barit te 'Kadastra' në Selitë, burg për 3 nga 7 të arrestuarit! Gjykata liron me ‘arrest shtëpiak’ 3 punonjësit e OSHEE dhe të akuzuarin tjetër

Tiranë/ Shtëpia e barit te 'Kadastra' në Selitë, burg për 3 nga 7 të arrestuarit! Gjykata liron me ‘arrest shtëpiak’ 3 punonjësit e OSHEE dhe të akuzuarin tjetër

Shtëpia e barit e zbuluar në magazinën e 'Kadastrës' në Selitë

Tiranë- Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 3 nga 7  personat e arrestuar për ‘shtëpinë e barit’, që u zbulua pak ditë më parë në një godinë të braktisur në zonën e Selitës, në kryeqytet.

“Arrest në burg” caktua për Erlind Tresën, Asqeri Likajn dhe Elvis Lalën. Ata akuzohen për kultivim kanabisi të kryer në bashkëpunim. 

Ndërsa personi që ka organizuar kultivimin e kanabisit  është 46-vjeçari Sajmir Karaj, që është shpallur në kërkim nga policia.

Për  3 punonjësit e OSHEE, të akuzuar për shpërdorim detyre dhe Reshit Tresa, që jetonte pranë vendit ku ishte kultivuar kanabisi, Gjykata caktoi  masën e “arrestit shtëpiak”.

Aktivitetin dyshohet ta kenë nisur 5 apo 6 muaj më parë. Gjatë operacionit “Tuneli”, policia gjeti dhe sekuestroi 193 bimë kanabis të kultivuara në vazo dhe 100 bimë të tjera u gjetën të thara, të futura nëpër thasë, llamba elektrike, ventilatorë, tuba plastikë, pajisje aspirimi, filtra, bobina dhe sende të tjera që shërbejnë për kultivim bimësh narkotike me anë të llambave, në ambientet e brendshme.

Ky laborator droge u zbulua më 11 Tetor nga ish-deputeti Halit Valteri, tashmë me detyrë të re në zyrën e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, i cili më pas njoftoi policinë. Ai kishte shkuar të inspektonte katin e parë të magazinës së Kadastrës dhe konstatoi në sende të dyshimta. Vetë Agjencia e kadastrës në një reagim publik tha se nuk ka lidhje me ambientin me kanabis.

Gjatë operacionit ‘Tuneli’, u gjetën dhe sekuestruan 193 bimë kanabis të kultivuara në vazo (183 prej tyre janë asgjësuar me anë të djegies ndërsa 10 janë dërguar për ekzaminime të mëtejshme), 100 bimë të thara të futura nëpër thasë, llamba elektrike, ventilatorë, tuba plastikë, pajisje aspirimi, filtra, bobina dhe sende të tjera që shërbejnë për kultivim bimësh narkotike me anë të llambave.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Nga peshku te veza cilat janë ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin

Nga peshku te veza cilat janë ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin