Nga Berlini, ku ishte i ftuar për njërin prej bashkëbisedimeve në forumin e ri ndërkombëtar “Berlin Global Dialogue”, përmes batutave kryeministri Rama ka folur për integrimin e Ballkanit Perëndimor. Vendosjen e afatit për vitin 2030 Rama e sheh me skepticizëm, pasi sipas tij Brukseli është i paaftë të respektojë afate.
‘Siç e thashë, agresioni rus, i ka hapur sytë gjithkujt dhe i ka bërë të gjithë të vetëdijshëm për rëndësinë e këtij procesi dhe rëndësinë e Ballkanit Perëndimor për BE, por nga ana tjetër BE ka problemet e veta që ne i njohëm mjaft mirë, një proces shumë të vështirë vendimmarrjeje, një ndikim shumë i madh i politikave vendase mbi shtetet anëtare që herë-herë përcakton edhe qëndrimin e Unionit sepse për çdo hap të hedhur, të duhet konsensus.
Ndonjëherë, ashtu siç e thotë një miku im, na duket sikur duke qenë të duruar për shkak të historisë sonë traumatike e duke parë BE si psikolog, shohim që edhe psikologu është i traumatizuar dhe kjo është e vështirë sepse e gjejmë ndonjëherë veten duke ndihmuar psikologun. Nuk di të them për data apo për afate sepse nuk jam i sigurtë që BE ka kapacitetin për të vendosur një afat dhe për ta respektuar më pas, sepse të gjithë mund të jenë dakord kur vendoset afati, por kur vjen fjala për ta respektuar këtë afat, dikush mund të mos jetë dakord kështu që trauma kthehet. Ne jemi tërësisht në paqe me veten, që duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë sepse në fund të fundit unë besoj se BE është burimi më i jashtëzakonshëm i njohurive në ndërtimin e shtetit. Në qoftë se ka një dallim thelbësor midis vendeve te Ballkanit Perëndimor që nuk ka një shtet të shtetit, të shtetit funksional e jo më të një demokracie funksionale dhe vendeve të tjera në kontinente të ndryshme është që ne kemi bekimin që kemi këtë Bashkim Europian që është një burim mahnitës informacioni për këtë.
Të kesh mundësinë ta përdoresh këtë dije, të marrësh më të mirën e saj për të ndërtuar një shtet, një demokraci funksionale, një shtet modern për fëmijët tanë, ky është objektivi. Pastaj, a jemi zyrtarisht sot, nesër a pasnesër anëtarë, kjo nuk varet vetëm nga ne, këtë e dimë, por më duhet të rrëfej po kështu se jam ndierë herë-herë i traumatizuar nga procesi i pafund i çeljes së bisedimeve për anëtarësim sepse ishte shumë e vështirë që të gjeje një lloj ekuilibri mendjeje përballë një Bashkimi Europian që thoshte “Ju duam por nuk duam të flasim”. - tha Rama.
Sipas kreut të qeverisë, brenda 2030 Shqipëria synon që të jetë eksportues neto e energjisë.
‘Kur vjen fjala për sektorin energjetik, po. Ne,nga njëra anë jemi të bekuar sepse kemi qenë një vend mjaft i izoluar dhe ky ka qenë mallkim, por ajo çfarë trashëguam ishte praktikisht një mjedis ku kemi energji të përtëritshme 100%. Po, kjo ka dhe mallkimin e vetë se kur Zoti nuk derdh lot për një farë kohe, ne vuajmë nga mungesa e ujit për të prodhuar energjinë dhe duhet të dalim në treg e goditemi nga çmime shumë të larta. Kjo është arsyeja pse kemi ndërmarrë një proces mjaft tërësor diversifikimi. Po ndërtojmë dy parqet më të mëdha fotovoltaike të rajonit. Tanimë po hyjmë edhe në energjinë e erës. Bazuar në planin tonë, dhe po kështu me një pjesë të gazit të lëngët natyror dhe disa transformimeve që po ndërmarrim në këtë drejtim, Shqipëria ende nuk ka gazin si burim të ekonomisë së vetë sepse siç e thashë, jemi tërësisht të shkëputur nga pjesa tjetër. Kemi qenë të vetëm, por planifikojmë që të jemi eksportues neto të energjisë brenda 2030.’- tha Rama.
Pjesë e forumit ndërkombëtar ishin liderët nga politika dhe biznesi, ndërsa kryeministri ishte pjesë e diskutimit me temë “Roli Gjeopolitik i Ballkanit Perëndimor”, - një bashkëbisedim i fokusuar në rolin që mund të luajë Ballkani Perëndimor në forcimin e së ardhmes gjeopolitike dhe ekonomike të Evropës.
Shiko vendin tënd të futësh në BE. Mos u merr me Ballkanin Perëndimor (ose Serbinë). Se po të prisje për Ballkanin Perëndimor (ose Serbinë)as në NATO nuk do ishe sot.
PërgjigjuKy Pa serborus nuk mundet as frym të marr, tradhtar i verbuar i kombit!
Përgjigjusi gjithmone e kete here e ka perfaqesuar vendin tone ashtu sic duhet,mirenjohje pafund rames
PërgjigjuBE ka nevoj per potencialin e madh qe rajoni ka
PërgjigjuShpresojme qe kjo gje te ndodhe sa me shpejt
Përgjigju