Kryeministri Edi Rama tha se ndryshe nga çfarë priste opozita jo parlamentare, në Samitin e Berlinit, atij nuk ju tha asnjë fjalë për situatën e brendshme politike në Shqipëri, dhe aq më pak, të kërkohej shtyrja e zgjedhjeve.
Kreu i qeverisë tha se opozitën e gënjen mendja se do të mund të ndalojnë zhvillimin e zgjedhjeve më 30 qershor 2019.
"I ka ardhur fundi variantit të lojës në gjuhë të huaj sepse nuk ka më njerëz që i besojnë atyre që prodhojnë katran të cilët kanë shpërndarë nëpër botë më shumë bojë se në 10 vite të marra së bashku. Në këmbim kanë marrë vetëm refuzimin e një maskarade të poshtër dhe po vazhduan kështu do marrin edhe izolimin total nga bota demokratike. Kujtojnë se do prodhojnë dëshmor, duke provokuar rendin, i cili në kohën e tyre përgjigjej me kallashnikov.
I gënjen mendja se do të ndalojnë Shqipërinë të bëjë zgjedhje vendore,por s'kanë gjetur asnjë budalla në botë që t'i takojë dhe jo më t'i dëgjojë.
Me gjithë broçkullat që u thanë për Samitin apo që mua do më tërhiqet veshi që të shtyja zgjedhjet, u them se nuk më zuri veshi asnjë kërkesë të kësaj natyre. Zero fjalë për të shtyrë zgjedhjet. Në demokraci askush nuk është i detyruar të hyjë të zgjedhje me zor. Nuk është detyra e qeverisë të fusë në zgjedhje partitë që nuk duan", tha kreu i qeverisë në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
Lajmi kryesor:
Rama: Opozita po izolohet nga ndërkombëtarët, në Berlin ZERO fjalë për zgjedhjet
G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.5%
-
Jo
41.6%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 1870
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘SPAK është kthyer në parti aleate të Ramës’, Tedi Blushi: Po burgos dhe shantazhon drejtuesit e opozitës
27 Janar, 15:27
-
Përçarja për Primaret në PD, Berisha e pranon: Ka debate, por duhet zbatuar Statuti, s’e vendos unë! Gjyqtari i ndërruar për Salianjin, militant i PS
27 Janar, 13:17
-
Dita e Kujtesës/ Begaj: Krimet e gjenocidit, dëshmi ku çon verbimi pas ideologjive totalitare! Rama: Duam hebrenjtë e palestinezët të jetojnë në paqe, fqinjë në 2 shtete sovrane
27 Janar, 09:52
-
Rindërtohet gjimnazi ‘Sulejman Elezi’ (VIDEO)
27 Janar, 08:32
-
Shqipëria në panairin FITUR në Spanjë, tërheq vizitorë, Rama: Premton shumë për një tjetër vit fantastik turistik
26 Janar, 10:44
-
Shteti Bektashi, Berisha e sulmon dhe e quan projekt antikushtetues dhe antishqiptar: Edi Rama, thikë pas shpine besimit mysliman
25 Janar, 20:08
-
‘Paraja ndjek pacientin’, Basha prezanton programin për shëndetësinë: Duhet sistem ku çdo shqiptar merr kujdesin sipas nevojës, jo sipas xhepit
25 Janar, 15:47
-
Fjala e PLOTË e Ramës për Shtetin Bektashi: Testament kombëtar, jo sekt fetar! Qendrën botërore në Shqipëri, të tjerët do e kishin shpikur
25 Janar, 14:01
-
Shteti Bektashi, Rama: Status si Vatikani, një emblemë nga e cila s'keni pse trembeni! Nuk erdhën këtu me ushtarë, janë komunitet drejt shuarjes
25 Janar, 12:51
-
Rama podcast me profesorin e PD që 'nuk i jep votën': Pavarësia e drejtësisë?! Skandaloze, gjyqtarët i rritën pagat vetes
25 Janar, 10:43
-
Komunitetet fetare e Rama 1 minutë heshtje për Kryepeshkopin Anastas! Begaj: Drejtoi kishën me mençuri e përkushtim! Meta: Trashëgimia e tij mbetet e gjallë
25 Janar, 08:35
-
Berisha flet me nostalgji për Enver Hoxhën: Në regjimin e tij pasuritë ishin të shtetit, kurse sot të këtyre hajdutëve (vetë i pandehur për aferën 'Partizani')
24 Janar, 21:52