VLORE- “Kush ndërton pa leje apo në shkelje të lejes në bregdet duhet të ndalet, sepse pa asnjë dyshim po i çon parate në det! Në vijën bregdetare të Shqipërisë do të bëjmë çka bëmë me Lanën në Tiranë! ". Mesazhi drejtuar subjekteve që kanë ngritur ndërtime pa leje përgjatë vijës bregdetare është përcjellë sot përmes rrjetit social Twitter nga kryetari i PS-së, i cili në shtator do të ulet në karrigen e kryeministrit të ri të Shqipërisë.
Menjëherë pasi përfundoi takimin me vendorët në qarkun e Vlorës, Rama poston në Twitter:
Rama kujton vitin 2000 kur me të marrë postin e kryetarit të bashkisë së Tiranës nis transforimin e kryeqytetit duke prishur të gjitha ndërtimet pa leje buzë Lanës, dhe duke liruar hapesirat publike.
Nëpërmjet Twitterit Rama informon se në takimin e paradites së sotme me krerët e komunave dhe bashkive të qarkut Vlorë u diskutua për planin e zhvillimit të qarkut dhe hapjen e konkursit ndërkombëtar për hartimin e këtij plani, si dhe aksionet e prishjeve të ndërtimeve pa leje në bregdet.
"Ne do të ndërtojmë edhe një paketë të re ligjore lidhur me ndërtimet pa leje që do të përfshijë edhe rritjen e dënimeve dhe dëmshpërblimet ndaj publikut për gjithë dëmet që sjellin këtin veprime abuzive. Ne do të ndërtojmë Agjencinë Kombëtare të bregdetit që do të garantojë planifikim dhe mbrojtje të vijës bregdetare. Plani do të përfshijë edhe dy projekte të mëdha për Vlorën si rrugën pedonale me By Passin dhe rrugën e Lumit të Vlorës”- tha Rama pas takimit.
Takimi me vendorët ndodh një ditë pas mitingut të fitores në sheshin e Flamurit, ndërkohë Shqiptarja.com disa herë ka përcjellë shqetësimin e ndërtimeve pa leje të cilat kanë mbirë përgjatë vijës bregdetare, si Qafën e Llogarasë apo dhe në Dhërmi gjatë fushatës zgjedhore.
Redaksia online (sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3146
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille
27 Nëntor, 22:55
-
DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr
27 Nëntor, 22:46
-
Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite
27 Nëntor, 22:41
-
Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie
27 Nëntor, 22:38
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme
27 Nëntor, 22:25
-
Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin
27 Nëntor, 22:19
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion
27 Nëntor, 21:56
-
Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi
27 Nëntor, 21:51
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi
27 Nëntor, 21:35