Rama në Bruksel: I dhamë Europës buzëqeshje dje! Liderët ishin më mirë se kur mblidhen në kryeqytetet depresive! BE të mendojë për financat drejt Ballkanit (VIDEO)

‘Perënditë e BE’ ishin të buzëqeshur në Tiranë, shumë herë më mirë se kur mblidhen në kryeqytetet e mëdha e depresive. Kështu i ka komentuar kryeministri Edi Rama reagimet e liderëve europianë që erdhën në kryeqytetin e Shqipërisë për samitin BE-Ballkani Perëndimor.

Në fjalën e tij nga Brukseli në sesionin e diskutimit rreth Samitit historik BE-Ballkani Perëndimor, kreu i qeverisë u shpreh se buzëqeshja është gjëja e mirë që i dhanë BE duke shtuar se populli shqiptar është besnik dhe aspak i mërzitshëm. Po ashtu kujtoi edhe fotografinë në grup me të gjithë liderët europianë te sheshi 'Italia' ku u bë pritja dhe tregoi se gjithçka dëgjonte ishte "dielli" që rrëzëllente në fytyrat e tyre. Rama shtoi se nuk shprehu asnjë shqetësim duke qenë se ishte mikpritësi. Ndërsa Dritan Abazoviç e konsideroi Ramën si 'mjeshtër të eventeve'.

“Kur dikush më pyeti, çfarë Shqipëria mund t’i sjellë Europës? I thashë mund të sjellim buzëqeshje dhe dje sollëm buzëqeshje. I patë fytyrat e tyre dje? Ishin më mirë se sa kur mblidhen në Brukselin e mërzitshëm, në kryeqytetet depresive e të mëdha. E bukur ishte fotoja në grup dhe dëgjoja pas meje, dielli, shikoje diellin, sa diell i bukur. Dukej sikur kishin dalë nga një shpellë dhe po i gëzoheshin diellit. Këto janë gjërat e mira që i dhamë dje BE. Për të folur për buzëqeshjen, është më e thellë se ajo që duket. Ne kurrë nuk jemi të mërzitshëm. Ne jemi shumë besnikë dhe popullariteti i BE në Shqipëri vijon të mbetet shumë i lartë”, tha Rama.

Rama u ndal gjatë te Bashkimi Europian duke dhënë një mesazh që të mendojnë më shumë për financat drejt Ballkanit Perëndimor. Teksa u ndal te kriza energjetike dhe fondi 85 miliardë euro për energjinë, Rama nuk e konsideron si lajm të shkëlqyer duke qenë se fondet e alokuara nga BE për Ballkanin janë pjesë e fondit të përvitshëm të IPA. Në këtë rast, fondet merren nga bujqësia për të kaluar në sektorin e energjisë. 

Po ashtu theksoi se mbajtja e samitit në Tiranë tregoi BE ka nevojë për Ballkanin, njëjtë sa ky i fundit për unionin. Duke u ndalur te anëtarësimi në Bashkimit Europian, Rama u shpreh se duhet të bëjnë detyrat megjithëse theksoi se është e rëndësishme që të ketë bashkëjetesë mes Ballkanit dhe BE. Një mesazh e pati për të rinjtë, të cilëve iu bëri thirrje që të marrin frenat e jetës në dorë dhe mos të presin që gjithçka t’i vijë gati nga prindërit apo politika. Kreu i qeverisë mori shembullin e kryeministres së Italisë, Georgia Meloni duke thënë se ia arriti të luftojë çdo gjë derisa mori drejtimin e vendit të saj.

Kreu i qeverisë u ndal edhe në marrëveshjen e nënshkruar mes vendeve të BE dhe Ballkanit, që i jep mundësinë të rinjve shqiptarë që të studiojnë online në çdo universitet të BE-së pa qenë e nevojshme të emigrojnë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:10
Rama: BE të mendojë me shumë për financat drejt Ballkanit! 85 mln euro për energjinë? Lajm i mirë por ia morën bujqësisë

 

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për paketën e BE të mbështetjes për energjinë duke thënë se është lajm i mirë, por e kanë marrë nga IPA duke lënë bujqësinë pa investime. Ndaj nga Brukseli kërkon që BE të mendojë më shumë për financiat drejt Ballkanit.

“Sidoqoftë është e rëndësishme që të mos liheni pa mundësi për tu përfshirë më tepër në hapësira. Ne morëm mbështetje buxhetore për energjinë nga BE. Të gjithë ne. Por nuk është kaq shkëlqyer kur 85 mln euro janë marrë nga IPA. IPA janë për projektet tona.

Kur ke vetëm sistemin e brendshëm si t’ja bësh. BE duhet të mendojë për konvergjencën financiare. Nuk mund të shkojë në mënyrën si e mendon dikush. Është gabim, s’do shkojë në konvergjencë por duke u larguar. Do bëhen më të pasur dhe ne nuk do i ndjekim dot. Duhet të na japin më shumë fonde, më shumë mbështetje. Në një llogaritje të vogël, sa paguan BE plus për një qytetar të BE dhe sa mundëmi ne të paguajmë përmes buxhetit tonë me fondet IPA. Kjo pjesa e tortës është shumë e vogël dhe nuk i lejon personat që të përmbushin kërkesat për të qenë të denjë, atëherë dhe mund të vijojë korrupsionin për të kërkuar më shumë. Mendoj që ky shteg është hapur disi tanimë”, tha Rama.

Ora 14:05
Rama: Duam bashkëjetesë me BE, edhe vetë jam martuar vonë! Duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë për anëtarësim

 

Kryeministri Edi Rama ka komentuar samitin e BE të mbajtur në Tiranë duke thënë se nuik shprehu asnjë shqetësim para liderëve duke qenë se ishte mikpritësi. Rama u shpreh se kërkojnë që të jenë në bashkëjetesë me BE ndërsa përdori historinë e tij personale duke thënë se edhe ai vetë është martuar vonë.

“Dje isha mikpritësi dhe isha shumë i ëmbël me ta, nuk thashë asgjë shqetësuese. Duhet të bëhemi të aftë e të hyjmë dhe të qëndrojmë me ta, jo vetëm sepse je vend model që drejtohet nga sundimi i ligjit por duhet ta bësh. Për ne nuk ka problem, mund të na fusin e të na lënë te dera. Ne nuk do të dorëzohemi. Të flasim njëherë pastaj të martohemi. Mund të shkojmë në bashkëjetesë derisa të shkojmë në martesë. Edhe unë jam martuar vonë. Mendoj që diçka thelbësore po ndryshon. Duhet të punojmë fortë për anëtarësimin, duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë.

Merkel më ka thënë “autostaradat nuk sjellin demokraci.” Standardet e mira të jetesës nuk sjellin demokraci. Sigurisht jam dakord për luftën kundër korrupsionit. Dje në firmosëm marrëveshjen për Roaming. Shqipëria është vendi i parë për frymë në dërgimin e mesazheve. Martesa është e sigurt që do të ndodhë. Sa më të pjekur jeni kur martoheni, aq më mirë është martesa”, tha Rama.

Ora 13:54
Rama u sjell të rinjve shembullin e Melonit: E nisi kur ishte e re dhe sot është kryeministre e Italisë, merreni politikën në duart tuaja dhe ndryshoni gjërat

 

Bruksel, kryeministri Edi Rama ka folur për mundësitë që Shqipëria ofron për të rinjtë. Por, Rama kishte një mesazh për të rinjtë, ku iu bëri atyre thirrje që t’i marrin vetë gjërat përsipër dhe mos të presin nga prindërit apo politika.

Rama u solli si shembull kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, ku tha se ajo e ka nisur politikën që kur ishte e re duke luftuar në çdo asamble studentore, por sot drejton Italinë. Rama tha se të rinjtë nuk duhet ta shohin problemin tek politika, por duhet ta marrin vetë politikën në dorë dhe të ndryshojnë gjërat.

Kreu i qeverisë u ndal edhe në marrëveshjen e nënshkruar mes vendeve të BE dhe Ballkanit, ku iu jep mundësi çdo të riu, edhe atyre shqiptar që të studiojnë online në çdo universitet të BE-së pa qenë e nevojshme të emigrojnë.

“Samiti dje s’kishte të bënte vetëm me diellin, valët, buzëqeshjen, kombinuar me folklorin tonë. Kishte të bënte me thelbin, kur vjen fjala për ndryshimin. Kur isha i ri nuk mendoja se ca duhej të bënte babi apo brezi në fuqi për mua, por mendoja ca mund të bëja vetë. Janë ata që duhet t’i marrin gjërat për sipër. Zogjtë duhet të vijnë nga mali, pylli deti dhe të sulmojnë. Nëse nuk sulmojnë rrini atje ku jeni, po flas për të rinjtë. Dje ishe me Gorgia Meloni. Ajo e nisi kur ishte e re dhe është rritur në distriktin e Romës dhe ka luftuar në çdo asamble studentore, organizatë partie, sot është kryeministre. Të rinjtë duhet ta nisin duke kuptuar që politika nuk është problemi, politika e zgjidh problemin. Merreni politikën në duart tuaja dhe përpiquni të ndryshoni gjërat. Politika jonë ka ndryshuar diçka thelbësore dje për të rinjtë. Be ka vendosur të përfshijë universitetet tona të rajonit në universitetet e BE. Kjo është e jashtëzakonshme sepse për ta bërë atë duhet të jesh anëtar. Të rinjtë e vendeve tona janë në pozita për të studiuar pa u larguar nga vendi në çdo universitete”, tha Rama.

Ora 13:48
Tensionet në Kosovë? Abazoviç: S’ka alternativë tjetër përveç dialogut! Lufta kundër korrupsionit ul nacionalizmin

 

Në sesionin e diskutimeve që po zhvillohet sot në Bruksel pas samitit të djeshëm të Tiranës, Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, tha se qytetarët e Ballkanit duan pajtim dhe jo konflikte. Ai foli edhe për zgjidhjen e çështjes së tensioneve në Kosovë.

“Nuk ka alternativë tjetër përveç dialogut. Ne nuk e njihnim njëri-tjetrin më parë por kur komunikon dhe ndan idetë nis të ndryshosh marrëdhëniet edhe në mënyrë politike. Për mua dialogu përmes Ksoovës dhe Serbisë nuk ka alternativë tjetër. Dhe të gjitha këto çështje të tjera që kanë nisur kohët e fundit do të luftoheshin edhe përmes luftës kundër korrupsionit. Më pak korrupsion, më pak nacionalizëm. Së dyti lëvizshmëria e njerëzve. Vetëm kështu i pajton njerëzit. Nëse do të krijosh konflikt atëherë vendos barriera. Unë jam i bindur se përqindja më e madhe e njerëzve të Ballkanit Perëndimor duan pajtim dhe jo konflikte”, tha Abazoviç.

Ora 13:41
Rama në Bruksel ‘kritika’ për kohën: Ne të Ballkanit nuk na mjaftojnë 5 minuta, duhet të na jepni kohë pa fund për të folur

1670416303_Screenshot2.jpg

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në një diskutim në Bruksel ku po flitet për mbajtjen e samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë. Në këtë sesion nuk munguan as ‘kritikat’ nga Rama për kohën që u ishte vendosur në dispozicion për të folur.

Rama tha se liderëve të Ballkanit nuk u mjafton vetëm 5 minuta kohë sa u ishte vënë në dispozicion, por nëse do t’iu jepnin kohë pa fund ata do të vijonin të flisnin.

“Ftoni njerëzit nga Ballkani dhe iu thoni 3 minuta, 5 minuta, duhet t’iu japësh kohë për të folur pafund. Të gjithë mund të ikin ne duhet të vazhdojmë të flasim. Sepse liria e fjalës ishte kaq e ndaluar, ne vijmë nga ferri”, tha Rama.

Ora 13:34
Rama: Rajoni duhet të jetë i bashkuar me BE! Ndikimi rus është real, gjërat mund të bëhen problematike

 

Nga Brukseli, kryeministri Edi Rama u shpreh se rajoni duhet të rrijë bashkë me BE pasi ka shtresa të ndikimit rus që mund të sjellin problematika të mëdha. Edhe për Serbinë thotë se është e përfshirë, pavarësisht sanksioneve.

“Në vendet e tyre, ndikimi rus është real. Në Shqipëri, askush nuk do t’ja dijë për Rusinë kështu që e hoqën qafe Stalinin më parë dhe tani po u hyn nga dera e pasme. Rajoni duhet të rrijë bashkë dhe BE bashkë me të. Ekzistojnë këto shtresa të ndikimit rus. Në një qasje jo shumë aktive nga BE, gjërat mund të përfundojnë në një telash e të bëhen problematike. Prandaj duhet të jemi bashkë. Edhe Serbia është e përfshirë deri më tani. Jo tërësisht kur vjen fjala për sanksionet por për dënimin e agresionit”, tha Rama.

Ora 13:32
Samiti në Tiranë, Rama në Bruksel: Mesazh që BE ka nevojë për ne, po aq sa Ballkani për unionin

 

Kryeministri Edi Rama në Bruksel ka folur për samitit BE-Ballkani Perëndimor që u mbajt ditën e djeshme në Tiranë. Rama tha se ky samit ishte i jashtëzakonshëm për historinë e Shqipërisë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Ai theksoi se mbajtja e samitit në Tiranë tregoi BE ka nevojë për Ballkanin, njëjtë sa ky i fundit për unionin.

"Ne kemi ardhur nga ferri por jo nga ai francez, kemi qenë tërësisht të izoluar. Për në Jugosllavia ku jetonin këta djem këtu ishte një lloj planet i lirisë, më mirë se BE në ca mënyra. Përveç vëllezërve e motrave tona kosovare. Por, faktikisht ne natyrshëm u bëmë kaq të përkushtuar ndaj BE saqë askush dhe asgjë nuk mund të na ndryshojë.

Ne do të jemi këtu të mbrojmë BE nga BE deri në fund, nëse duan të largohen ne do t’iu themi s’do të ikin. Ata nuk po e hapin derën për ne të hymë, por ne duke qenë të dora nuk i lëmë të dalim. Për të qenë seriozë samiti i djeshëm ishte një ngjarje e jashtëzakonshme, më e rëndësishme në marrëdhëniet me jashtë të Shqipërisë. Në kanun, ka një pjesë të rëndësishme, shtëpia e shqiptarit i përket zotit dhe mikut. Nënkupton që çdo mik është vullneti i zotit. Dje kishim perëndi e miq, se perënditë e BE erdhën në Shqipëri, ishte e jashtëzakonshme. Por më shumë se çdo gjë tjetër për rajonin për mua ishte një sinjal i qartë që është kuptuar tanimë që BE ka nevojë për Ballkanin perëndimor po aq sa Ballkani perëndimor", tha Rama. 

Ora 13:30
Abazoviç: Rama, mjeshtër i eventeve! Jam optimist për samitin në Tiranë, BE duhet të mbajë derën hapur për vendet e Ballkanit

 

Në sesionin e diskutimit për samitin BE-Ballkani Perëndimor të mbajtur në Tiranë, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç e quan Ramën si “mjeshtër të eventeve”.

Në fjalën e tij jep një mesazh për BE që të kuptojë se duhet të jetë tërheqëse për vendet që duan të anëtarësohen në Bashkimin Europian. Ai u shpreh se kanë pritur gjatë ndaj vendimmarrja duhet të jetë efektive për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Shumë shkurtimisht, për takimin e djeshëm, Edi është mjeshtër i evenimentit, Ka të bëjë më shumë me thelbin. Ishte shumë mirë që pamë kaq shumë udhëheqës. Jam shumë optimist. Ndoshta nuk ngjan kështu, por absolutisht BE-së i duhet të kuptojë një gjë të thjeshtë se duhet të jetë tërheqëse për vendet që duan të anëtarësohen. Nëse BE nuk e kupton që duhet të mbetet tërheqëse dhe të mbajë derën hapur për Ballkanin Perëndimor, të gjithë do të humbasin. Mendoj që tani pak pasi ndodhën gjithë këto gjërat, patëm takime të mira. Edhe e djeshmja ishte mjaft i suksesshëm, ndoshta disa marrëveshje që mund të mos jenë shumë thelbësore por të rëndësishme.

Duhet të shohim si të mbështesim 6 vendet, nuk është e lehtë se njerëzit presin hapa, rezultate konkrete. Ne kemi takimin e përbashkët të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar për krizën energjetike. Kur kërkojmë të njëjtën gjë, mund të arrijmë objektivin. Le të përpiqemi të gjithë së bashku. Dua të përgëzoj Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të zhbllokimit të procesit. Mendoj se kanë pritur shumë kohë dhe vendimmarrja duhet të jetë më efektive. Nëse nuk është do t’u japë mundësi palëve të treta të hyjnë në rajon. Në Malin e Zi, më shumë se 80% ende i japin mbështetje perspektivës europiane të vendit”, tha Abazoviç.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Blerim: 07/12/2022 23:22

    Sa mire. Edhe Brukseli pati nje samit vetem me Ramen si foles. Te pakten keshtu na e ekspozon media e "pavarur" e udheheqesit. Ajo qe me shqeteson me shume eshte se sipas udheheqesit legjendar, ne shqiptaret e duam ne mase BE. Obobo them, mos na shqetesohet shoqia Kim ngase ne deri dje, prape sipas udheheqesit donim me shume SHBAte!

    Përgjigju
  • Mici: 07/12/2022 14:32

    Dikur, udheheqesit kishin gastore, sot vete udheheqesi e ushtron gastorine.

    Përgjigju
    • Or tej: 07/12/2022 14:40

      Kur ske cfare te diskutosh tjeter, do ja marresh humorit or teeeejjjjj.

  • Rei: 07/12/2022 14:26

    Me vjen mire kur degjoj lajme te mira per vendin dhe kur shoh se sa shume te kenaqur kane mbetur lideret e huaj

    Përgjigju
  • tani: 07/12/2022 14:16

    Di te prekesh tema te cilat kane rendesi per momentin dhe i ndjek deri ne fund ato

    Përgjigju
  • beni: 07/12/2022 13:50

    nje organizim special ne nje mbledhje te jashtzakoncme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Micotaqis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë

Micotaqis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë