Rama në Bruksel për integrimin
Sequi: Vizita tejet e rëndësishmeNjë referendum për Hoxhën e Zogun - Nga A.Duka

Rama në Bruksel për integrimin<br />Sequi: Vizita tejet e rëndësishmeNjë referendum për Hoxhën e Zogun - Nga A.Duka
TIRANE  - Pak orë nga hapja e Parlamentit (ora 18:00)  të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit,  kreu i PS-së Rama deklaron se procesi i integrimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian do të jetë prioritet në programin e qeverisjes së tij 4 vjeçare.

Madje Rama do të shkojë në Bruksel pikërisht për të shprehur angazhimin drejt këtij rrugëtimi, duke hedhur poshtë lumin e akuzave që kryeministri Berisha i dedikoi atij në mbledhjen e fundit të qeverisë  së tij 8 vjeçare.

Deklarata është bërë sot paradite nga selia PS ku ambasadori i BE-së shkoi për t'i komunikuar axhendën e takimeve të kryeministrit të ri të Shqipërisë në Bruksel.

Rama  vlerëson se sot është një moment "shumë i rëndësishëm për të mos lënë që treni i Europës të vazhdojë të largohet prej nesh por për ta kapur një orë e më parë të hyjmë në BE“

Nga ana e tij ambasadori i BE-së shprehu besimin se integrimi do të jetë prioritet i punës së qeverisë së por dhe një prioritet kombëtar “sepse i shërben interesave të popullit shqiptar i cili meriton ato të mira që rrjedhin nga integrimi i BE”.

Ambasadori i BE-së e quan një vizitë tejet të rëndësishme që Rama do të bëjë me të marrë postin e kryeministrit.

Pak pas takimit me ambasadorin Rama takon 19 ministrat, përfshi këtu dhe 4 ministrat e LSI-së. në selinë PS. Takimi zgjati për gati 30 minuta dhe ministrat nuk  kanë dhënë asnjë prononcim për median që janë vendosur para selisë PS. Gazetari Granit Sokolaj nga selia  PS informon se takimi është konsultativ dhe nuk ka asnjë kod heshtje për komunikimim me median.

Çfarë deklaruan Edi Rama dhe ambasadori i BE-së pas takimit të paradites së sotme që zgjati 30 minuta. (09:00- 09:30)

RAMA: MOMENTI TE KAPIM TRENIN DREJT BE, E RENDESISHME 
“Kjo ditë nisi me mikun tonë të shtrenjtë ambasadorin Sequi për të disktuar detajet e vizitës sonë të menjëhershme në Bruksel ku do të takojmë të gjithë përfaqësuesit më të lartë të institucioneve europiane dhe ku pa asnjë dyshim do të diskutojmë për ecurinë e metejshme të procesit të integrimit europian në funksion të një Shqipërie që do të jetë anëtare e denjë e këtij Bashkimi Europian por edhe njëkohësish një vend europian në atdheun tonë me ligjet dhe institucionet e shërbimet e duhura e mundësitë e duhura për çdo shqiptar që të ndihen të zot në vendin e tyre.
Është një moment shumë i rëndësishëm. Është momenti për të mos lënë që treni i Europës të vazhdojë të largohet prej nesh por për ta kapur një orë e më parë të hyjmë në një fazë të re të ptrocesit të integrimit ku duam të përfshijmë të gjithë shoqërinë dhe jemi të angazhuar të ndërtojmë një proces të brendshëm në institucionet e shtetit, duke nisur nga ministritë por detajet do i shpejgojmë më tutje me ministrat në kohën e duhur”- tha Rama

SEQUI: TAKIMI NE BRUKSEL TEJET I RENDESISHEM,BESOJME SE PRIORITET I QEVERISE SE RE DO JETE INTEGRIMI
“Patëm një takim të frytshëm. Pata mundësinë t’i prezantojë kryeministrit të zgjedhur të gjithë takimet që do të bëhen në Bruksel me të gjithë shefat e institucioneve europiane, Barroso, Rompye.
Është një vizitë tejet e rëndësishme dhe jemi shumë të lumtur dhe të kënaqur që kjo është një nga vizitat e para që zoti Rama do të bëjë jashtë Shqipërisë.
Kjo është prova që vërteton rëndësinë e madhe që i jep qeveria e re procesit të integrimit europian të vendit. Rama më foli për mendimet e tij në këtë drejtim dhe më tha qartë për vendosmërinë dhe angazhimin e kësaj qeverie për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE. Unë i shpreha mbështetjen e plotë të të gjitha institucioneve të BE në rrugëtimin progresiv drejt BE. Kemi besim që me këtë angazhim e përkushim të kemi mundësi që të ecim përara në mënyrën e duhur. Jemi tërësisht të vendosur të luajmë një rol për të ndihmuar Shqipërinë në këtë drejtim. Sot është një ditë shumë e rëndësishme. Do të mblidhet Parlamenti i ri.  
Qeveria e re shumë shpejt do të nisë punën. Unë besoj, ne besojmë, që procesi i BE është pritoritet për qeverinë, prioritet kombëtar sepse i shërben interesave të popullit shqiptar i cili meriton ato të mira që rrjedhin nga integrimi i BE"- tha Sequi.

rama sequi ne PS
(Foto: Takimi i Ramës me Sequin sot në selinë e PS)

ORA 09:00  NISI TAKIMI
Ambasadori i BE-së Ettore Sequi ka mbërritur në selinë PS-së për të takuar Kryeministrin e ri Edi Rama. Burime jo zyrtare bëjnë me dije se pas takimit mund të ketë edhe ndonjë deklaratë e përbashkët për shtyp. Po sot PS do të mbledhë grupin  për të caktuar Kryesinë e tij menjëherë pas betimit të deputetëve në Kuvend.

Në orën 12:55 Berisha dorëzoi dorëheqjen zyrtare te presidenti Nishani për t’ia lënë vendin qeverisjes së të majtëve.

Në orën 18:00 hapen zyrtarisht punimet e Legjislaturës së VIII-të parlamentare. Sesioni i ri parlamentar nis me një maxhorancë të fortë së të majtës, plot 83 deputetë përballë formacionit të djathtë e cila ka 57 deputetë. Në selitë e PD-së e LSI-së do të zgjidhet kryetari i grupit Parlamentar.

PS DO CAKTOJE SOT KRYESINE E GRUPIT PARLAMENTAR
PS pritet që të caktojë Kryesinë e grupit parlamentar  menjëherë pas betimit të deputetëve në Kuvend. Në të njëjtën kohë grupi i majtë parlamentar në bashkëpunim edhe me atë të LSI, pritet që të ndajnë emrat e deputetëve edhe në komisionet parlamentare.  E majta dhe LSI pritet që të zgjedhin së bashku edhe kryetarët e komisioneve që ata do të drejtojnë.

Redaksia online 
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Refleksionet e historianit të njohur: Ismail Qemali e mori flamurin e Pavarësisë të qëndisur me fije ari prej Naços, i cili e mbante në duart e veta, por sot kësaj dite mbetet enigmë

Refleksionet e historianit të njohur: Ismail Qemali e mori flamurin e Pavarësisë të qëndisur me fije ari prej Naços, i cili e mbante në duart e veta, por sot kësaj dite mbetet enigmë