Rama vizitë dy ditore në Bruksel, takim me Von der Lyen: Plan 4 pikësh që përshpejton integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE

Progresi i Shqipërisë në rrugën drejt integrimit Europian, dhe plani 4 pikësh për zhvillimin e Ballkanit Përëndimor, ishin fokusi i takimit këtë të martë mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentes së komisionit Europian Ursula Von der Lyen.

“Takimi shumë i mirë me Edi Ramën. Diskutuam progresin në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe Planin tonë të ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Kjo do të afrojë rajonin dhe BE-në dhe do të nxisë prosperitetin e partnerëve tanë”-. tha Von der Leyen.

Plani i paraqitur nga Von der Leyen do të bazohet në “katër shtylla”, duke konsideruar të rëndësishme afrimin e Ballkanit Perëndimor me tregun unik të BE-së. Sipas planit  vendet që tashmë janë në një rrugë premtuese në BE duhet të përfitojnë gjithashtu nga tregu në disa fusha të tilla si tregtia elektronike, siguria kibernetike si dhe lëvizja e mallrave dhe pagesa.

Pika e dytë lidhet me integrimi ekonomik rajonal, e cila parashikon një treg i përbashkët rajonal  për të zhbllokuar potencialin ekonomik të rajonit.

Përshpejtimi i  reformave kyçe shënon pikëne tretë të planit,  e cila lidhet drejpërdrejt me  besimin e investitorëve. Ndërtimin i një gjyqësori të pavarur dhe efikas, sigurimin e prokurimeve publike të shëndosha dhe rritjen e luftës kundër korrupsionit si dhe tregun i energjisë.

Pika e katër në plan, parashikon, rritjen e fondeve të paraanëtarësimi, ku sipas BE-së, Rajoni i Ballkanit Perëndimor ka një potencial të madh për t'u diversifikuar larg karburanteve fosile ruse, duke rritur  efikasitetin e energjisë.

Ditën e djeshme Rama pati një takim me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel. Më vonë ai nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ndau edhe detaje nga takimi, duke u përqendruar tek tensionet në veri të Kosovës. Ai u shpreh se de-përshkallëzimi i tensioneve është i domosdoshëm për të patur një finalizim të marrëveshjes të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, ishim të një mendje se lirimi i tre policëve të Kosovës sot ishte një lajm shumë i mirë, megjithëse i vonuar!”, shkroi Rama.

“Domosdoshmëria e de-eskalimit të menjëhershëm, e cila është rruga e duhur drejt fazës finale të Dialogut për Marrëveshjen e Normalizimit mes Kosovës e Serbisë, duhet kuptuar qartë nga të dyja palët edhe si një detyrim madhor ndaj krejt rajonit, i cili nuk mund të merret peng nga askush”, nënvizoi ai.

Pas letrës së dërguar ndaj presidentit francez dhe kancelarit gjerman për një shtysë të re nga BE për zbatimin e planit franko-gjerman si zgjidhje për tensionet Kosovë-Serbi, kryeministri Edi Rama udhëtoi dje në Bruksel, për t’u takuar me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel dhe Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:52
Tema e diskutimit me Ramën sot në Bruksel, çfarë përmban plani i ri me 4 pika i Von der Leyen për rritjen e Ballkanit Perëndimor

Planin e ri të BE-së për rritjen e Ballkanit Perëndimor gjë për të cilën von der Leyen diskutoi në takimin me Ramën, presidentja e KE e ka njoftuar në 31 maj gjatë fjalës së saj në forumin ‘GLOBSEC’ të mbajtur në Bratislavë.

Plani i paraqitur nga Von der Leyen bazohet në katër shtylla, ”afrimi i Ballkanit Perëndimor me tregun unik të BE-së”, “integrimi ekonomik rajonal”, ”përshpejtimi i  reformave kyçe” dhe ”rritja e fondeve të paraanëtarësimit”.

”Ballkani Perëndimor mund t’i bashkohet tregun tonë unik digjital në fusha të tilla si tregtia elektronike ose kompjuterike.

Ne mund të lehtësojmë tregtinë tonë në mallra dhe pagesa. Unë dua që tregu ynë i vetëm të jetë një motor ndryshimi, jo vetëm për vendet që tashmë janë anëtarësuar si pjesë e familjes, por edhe për ata që po ecin drejt nesh.

Ne jemi të gatshëm të mbështesim Ballkanin Perëndimor me rritjen e financimit të paraanëtarësimit. Ekziston një nevojë e dëshpëruar për investime në Ballkanin Perëndimor.  Këto investime do të përmirësojnë jetën e njerëzve”, deklaroi kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Forumin Globsec 2023, në Bratislavë.

B.V/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ton: 27/06/2023 16:02

    Pra vetem gjera qe I interedojne Brukselit levizja mallrave pa tvsh...Shqioerise I interedon dhe levizja e njerezve e lire sepse Shqiptaret po lene leshte e kokes per Dokumentation e jemi njesoj si Somalezet.

    Përgjigju
  • Elba: 27/06/2023 14:10

    Serbet bojkotuan zgjedhjet ne veri, nen nxitjen e Vucic. Zjedhjet u bene nga Kurti nen mbeshtetje te SHBA dhe BE, te pakten ne deklarime.Te zgjedhurit aksesuan zyrat qe sherbejne per te punuar shoqeruar me police!!! Tensionet nisen dhe dhuna perfshiu veriun, nen nxitjen e Vucic. Nderkohe, nje artikulli trondites nga NYT pasoi ne protesta te fuqishme kunder Vucic. Serbet protesta ne Beograd kunder Vucic, dhe Vucic nxiste tension me ultrasit ne Veri te Kosoves! U alarmua BE dhe SHBA! Madje edhe Tirana e Rames. Te gjithe ne front kunder Kurtit! Policia e Kosoves arrestoi dhunues dhe shkeles te ligjit. Vucic dhe Rama kundershtuan fort. Madje Rama anullon edhe nje takim mes qeverive ne Gjakove. Vucic rremben tre police kufitare kosovare, nen akuze per pushtim te Serbise. VETEM Kurti denoncon aktin si rrembim dhe kerkon lirimin e tyre. SHBA, BE dhe pas tyre Rama, deklaruan se "prisnin hetimet" per te mesuar mbi "arrestimet", pra duke legjitimuar Vucic. Autore te ndryshem ne SHBA, UK e Ballkan denoncuan qasjen e perendimit si amorale dhe te piste. Se favorizonin Vucic ne dem te Kurtit me shume gjase pjese e nje nisme per te larguar Serbine nga Rusia! Mgjt, serbet ne Beograd dyfishuan protesten. As SHBA as BE nuk e mbrojten dot Vucic nga te vetet. Loja vazhdoi por ne nje kend tjeter. Kulac per Vucic dhe kerbac per Kurtin. Rezultati, Vucic liron policet dhe Rama merr kreditin. Tashme loja ne indietro kur te njejtet pale permbysen Kurtin disa vite me pare. Kane nisur punen per ta permbysur serish. Pacolli eshte e reja e ketij plani.

    Përgjigju
  • Arben: 27/06/2023 13:54

    Zgjedhje urgjente kerkon Borrel? Turp per BE! Zgjedhjet u bene, shqiptaret fituan! Kjo qe kerkon Borrel eshte ne funksion te degradimit te shtetit te Kosoves!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë