Rama në Burrel me synimin për
të rrëmbyer elektorat të djathtë

Rama në Burrel me synimin për<br />të rrëmbyer elektorat të djathtë
BURREL - Partia Socialiste po synon të përfshijë në radhët e saj, elektorat të djathtë, të zhgënjyer prej PD-së dhe kryetarit të saj. Kryetari i PS-së, Edi Rama, ka njoftuar në FB se "nisma "Të djathtët për Rilindje" na çoi në Burrel, ku u dëgjuan fjalime rrëqethëse për zhgënjimin nga PD-së e Sali Berishës. Themelues e anëtarë të PD-së po i bashkohen kudo Rilindjes", nënvizon Rama.

Sot, kryesocialisti në Burrel, është takuar me një grup prej 200 ish-mbështetësish të së djathtës, që kishin vendosur t’i bashkoheshin programit për një Rilindje Shqiptare. Pjesëmarrësit kanë shprehur zhgënjimin e thellë nga politika 22 vjeçare e PD-së dhe veçanërisht nga qeverisja e 8 viteve të fundit të kësaj force politike. Ata janë shprehur se në këto vite me gjithë premtimet e shumta nuk është zgjidhur asnjë nga problemet e tyre më të rëndësishme siç është problemi i papunësisë, i mungesës së dokumenteve të pronësisë për tokën bujqësore, i ujit të pijshëm, apo edhe mjaft shqetësimet tjera me të cilat banorët e këtij rrethi përballen përditë.

Kreu i PS, Edi Rama ka vlerësuar aktin e pjesëmarrësve në takim, jo thjesht për faktin se ata do të votojnë për PS, por sepse me aktin e tyre kanë bërë një hap emancipues për të treguar se populli nuk duhet të zgjedhë sipas tifozllëkut partiak, por sipas alternativave që zgjidhin hallet dhe problemet e tij, që i japin mundësi për një jetë më të mirë. “Shqipëria ka nevojë për më pak tifozllëk për partitë dhe për më shumë qytetarë që kudo ku banojnë në qytet apo në fshat votën e tyre nuk e lidhin me besnikërinë e verbër ndaj partisë, por e lidhin me nevojën për të ndryshuar jetën e tyre. Përgjegjësi më i madh për këtë përçarje të madhe mes shqiptarëve është kryetari i PD-së, i cili të gjithë instrumentet e luftës së klasave, e luftës me armikun e brendshëm i mori dhe i vuri në përdorim në kohën e demokracisë, duke e kthyer PD-në nga një parti e shpresës së madhe në një parti familjare që sot nuk ofron asgjë tjetër, përveç gënjeshtrave dhe dasisë.

Juve bëni një hap që është shumë emancipues, bëni një hap që është shumë qytetar. Bëni një hap që është vërtet hapi i një rilindjeje, jo në kuptimin e votës në 23 qershor për PS-në, por në kuptimin e kapërcimit të kufirit që mban njerëzit ndarë në emër të partisë dhe i mban të varfër, i mban të papunë, i mban pa shërbime, i mban pa shpresë me atë idenë që ‘puna jonë u pa, por të na rrojë partia’,” është shprehur ai.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)



Redaksia online
(ar.sh/sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Kimete Berisha: Gruaja misterioze!

Kimete Berisha: Gruaja misterioze!