Rama: Në dhjetor nis akreditimi 
Mbyllim Universitetet pa standarde

Rama: Në dhjetor nis akreditimi <br />Mbyllim Universitetet pa standarde
TIRANE- Në prezantimin e punës së Ministrisë së Arsimit në 300 ditë qeverisjes, kryeministri Rama ka theksuar rëndësinë e shkëputjes së arsimit nga politika. Sipas kreut të qeverisë emërimet në institucionet arsimore nuk duhet të ndikohen nga politika, ndërsa shtoi se edhe vlerësimi i mësuesve duhet të bëhet sipas një standardi. Duke u ndalur tek reforma e Arsimit të Lartë, kryeministri Rama theksoi se në këtë mënyrë hidhen bazat e revolucionit në arsim, duke u dhënë fund situatës në të cilën u gjend ky sistem në 20 vitet e kaluara.
 
“Po drejtojmë brezin e ri drejt bashkimit, dhe po bëjnë një unifikim të kurrikulës me Kosovën. Kemi ndërhyrë në tekstet arsimore, pasi hoqëm 120 libra arsimorë që kishin gabime. Janë hedhur bazat e revolucionit në arsim. Vlerësimi i mësuesve duhet të jetë në një standard. Kemi përgatitur një nga reformat më të rëndësishme për 20 vitet e e ardhshme për të lënë pas katrahurën e krijuar në 20 vitet e kaluara në këtë sistem. Synojmë të reflektohet një qasje e re mbi autonominë financiare dhe administrative të universiteteve. Do të mbyllen ato universitete që nuk do të arrijnë të konkurrojnë më. Do të jenë të gjitha universitete publike me financim shtetëror apo privat, dhe jo më ndarje universitete publike e private”, u shpreh kryeministri Rama.
 
Sipas kryeministrit Rama duhet të ndryshohet përzgjedhja e studentëve në fakultete, duke shmangur ata që nuk “e meritojnë të shkojnë më tutje”. Kreu i qeverisë tha se me akreditimin e universiteteve, i cili pritet të fillojë në dhjetor të këtij viti, situata do të ndryshojë.
 
“Do të ketë tolerancë zero ndaj deficencës, ndaj këtij biznesi që ka shkrirë para pafund ndaj xhepave të prindërve të shkretë, duke krijuar diploma pa asnjë vlerë. Nuk do kemi hezitim, që bazuar në ligj, të ndajmë nga njëra anë ata që meritojnë të shkojnë më tutje, dhe nga ana tjetër ata që kanë nxjerrë veten nga sistemi. Në dhjetor një nga agjencitë me prestigjoze britanike do të nisë akreditimin e institucioneve të arsimit të lartë në vend pa dallim. Do të akreditohen me standardet e BE, dhe jo të fisit, krahinës, standardet e ndjekura deri dje”, vijoi Rama.
 
Një tjetër risi në këtë vit të ri akademik, sipas kryeministrit Rama do të jetë futja e sportit në të gjithë sistemin arsimor.
 
“Futja e sportit në gjithë sistemin arsimor. Jemi vendi me qesharak në shifrat e aktivitetit fizik. Vetëm 4% e popullit shqiptar merret me aktivitet fizik, ndërsa vendi i fundit në BE e ka këtë nivel mbi 50 %. Ky është investim në shëndet. Edhe shifrat e personave mbi peshë dhe obezë janë shqetësuese. Kush investon 1 euro në sport, kursen 3 euro të investuara në shëndetësi”, u shpreh kreu i qeverisë.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni