TIRANE- Kryeministri Edi Rama datën 17 dhjetor të këtij viti e ka shumë të ngarkuar përsa i përket axhendës politike. Kështu, në këtë datë Këshilli i Ministrave të vendeve të BE do të japë vendimin për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë. Po në këtë datë kreu i qeverisë shqiptare duhet të jetë në Baku, kryeqytetin e Azerbajxhanit për nënshkrimin e marrëveshjes ndërqeveritare për TAP. Dhe po në këtë ditë do të ketë një takim dhe konferencë të zgjeruar me FMN për financat në Shqipëri. Mundësitë janë që të jetë në Baku, bashkë me kryeministrin italian Enrico Letta i cili sipas agjencisë APA referuar mediave italiane do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ndërqeveritare mbi TAP (Trans Adriatik Pipeline) më 17 dhjetor.
Po kjo agjenci bën me dije se zyrtarët e Greqisë dhe të Shqipërisë, vendet e tjera që marrin pjesë në projektin e TAP, do marrin pjesë në ceremoni. Mësohet se kryeministri shqiptar Edi Rama ende nuk ka vendosur në lidhje me lëvizjen e tij jashtë vendit, pasi nuk përjashtohet mundësia që në vend të tij në Baku të shkojë numri dy i qeverisë shqiptare Niko Peleshi e kryeministri të jetë ose në Bruksel për statusin më 17 dhjetor ose në Tiranë, në takimin e rëndësishëm me FMN.
Më 28 qershor Azerbajxhani njoftoi zgjedhjen e Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)për furnizimet e gazit natyror në Evropë. Tubacioni TAP do të japë gazin e Azerbajxhanit për Italinë përmes Turqisë, Greqisë dhe Shqipërisë. Kostoja totale e projektit është rreth 2.2 bilionë dollarë. Burimi kryesor i projektit TAP është gazi që do të prodhohet në kuadër të fazës së dytë në Shah Deniz. Sipas parashikimeve, prodhimi në fazën e dytë do të fillojë në vitin 2016 dhe Tubacioni TAP do të ndërtohet brenda 3 viteve.
Shkrimi u publikua sot (14.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com