Rama në diskutim me trajnerin që mundësoi suksesin e Kosovës në Lojërat Olimpike: Shembull që nuk ka asgjë të pamundur kur vërtet e dëshiron

Kryeministri Edi Rama në një diskutim me trajnerin Driton Kuka i cili ka arritur suksese të mëdha në lojërat olimpike duke nxjerrë tre kampione të Kosovës në disiplinën e ‘judo’-s i shprehu këtij të fundit mirënjohjen për arritjet e mëdha që nderojnë të gjithë shqiptarët. 

Rama tha se Kuka ka dhënë shembullin se çdo qëllim është i arritshëm kur dëshirohet vërtet dhe e konsideroi atë si forcën që do të frymëzojë të tjerë për të arritur të njëjtat maja. 

“Besoj se vetëm në kokën e Dritonit mund të ketë ekzistuear si fillim ambicuia për të sjellë në Kosovë, medalje ari nga lojërat olimpike. Në shumë pak të tjerë, kjo ambicie është kultivuar derisa në fund ka shpërthyer në një sukses të jashtëzakonshëm. Nuk them dot më që është i papërsëritshëm sepse vlera tjetër e shtuar e këtij suksesi është që përbën forcën e një shembulli që do frymëzojë të tjerë dhe do sjellë të tjera suksese duke dhënë provën se nuk ka asgjë të pamundur kur njeriu shikon me sy hapur një ëndërr dhe ka pasionin dhe gatishmërinë t’i shkojë pas asaj ëndrre duke pranuar të gjithë dështimet dhe zhgënjimet që janë të pashmangshme dhe duke ia dalë në fund”- u shpreh kryeministri. 

Mes të tjerash, Rama e pyeti Kukën se çfarë po mendonte në momentin kur sportistja që ai kishte stërvitur, Majlinda Kelmendi u shpall kampione në disiplinën e judo-s në lojërat olimpike të Rio de Janieros në vitin 2016. 

“Një element që më bëri përshtypje tek Dritoni, që nuk komunikonte nuk fliste nuk reagonte dhe ishte si i mpirë aty. Do kisha dëshirë ta risjellë atë moment, ta di çfarë është një moment relaksimi që nuk do të jesh me njeri, një moment që nuk e beson as vetë apo është diçka tjetër”-pyeti Rama. 

Nga ana tjetër, trajneri ‘kryemjeshtër’, Driton kuka tha se në momentin që Kelmendi u shpall fituese e medaljes së artë, për rreth dy orë nuk kishte qenë në vetëdije të plotë për shkak të ndjesisë së fuqishme të fitores. 
“Nuk e kam përjetuar atë ceremoninë e medaljeve sepse fizikisht kam qenë aty por kam pasur një ndërprerje timen për dy orë. 

"Nuk e di se ku kam qenë në ato momente. Kaq e fuqishme ka qenë ajo ndjesia e fitores në lojërat olimpike. Nuk kam qenë në vetëdije të plotë gjatë ceremonisë por i kam shijuar ato në Tokio kur u ndanë medaljet për dy kampionet e tjera olimpike. Sepse tani i kemi tre kampione olimpike”- u shpreh Kuka gjatë bashkëbisedimit me kryeministrin. 
 

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 28/03/2023 22:48

    Ky ështé falco njeri, kur flet për Kosovën mendjen e ka në Serbi ky tradhtar

    Përgjigju
  • Qazimi: 28/03/2023 20:57

    Duhet sposorizuar Marin Mezan Mesi Messa Buabuziqi me steroide dhe me testosteron qe te na sjelli Kupa bakrri ne kompeticione te lodhura kategoria e 27 ne vendet e botes se trete dhe ta nxjerrim ne foto me Baba Mondin

    Përgjigju
  • Joni: 28/03/2023 20:16

    Jemi krenare qe i shikojme keto sportiste duke u ngjitur kaq lart

    Përgjigju
  • Goni: 28/03/2023 20:15

    Nje mbeshtetje dhe vlersim shume i mire per te gjithe sportistet

    Përgjigju
  • Dori: 28/03/2023 19:01

    Sa mire qe i mbeshtesni sportistet

    Përgjigju
  • Arla: 28/03/2023 19:01

    Keta sportista sherbenje si nje shembull qe tregon qarte se me pune gjithcka arrihet

    Përgjigju
  • Toni: 28/03/2023 19:01

    Kur e do dicka patjeter qe fitohet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja