Rama në Divjakë: Bashkitë kanë
marrë fonde më shumë se në 25 vite

Rama në Divjakë: Bashkitë kanë<br />marrë fonde më shumë se në 25 vite
Kryeministri Edi Rama ka vijuar në Divjakë turin e prezantimit të fondeve në bujqësi. Gjatë një takimi me fermerë, kreu i qeverisë theksoi se qeveria ka akorduar për bashkitë e reja, më shumë fonde se në 25 vite të marra së bashku.
 
"U kemi dhënë bashkive paketim në të madhe të 25 viteve të mbledhura bashkë për ujitjet dhe kullimet. Isha në nja bashki dhe shikova fotografinë e një personazhi politik i cili ishte qytetar nderi sepse kishte çuar atje një ekskavator të përdorur", u shpreh Rama.
 
"Sot nuk kemi bashki thjeshtë me territor më të madh por një ekonomi që ka filluar të vihet në lëvizje çka e tregon dhe rezultati i prodhimeve tuaja. Ministrja tha që nuk ka qenë e lehtë reforma brenda reformës administrative prej mënyrës se si kontrollojmë sistemin e ujitjes dhe kullimit", vijoi kryeministri.  
 
Rama theksoi se varfëria në fshatra është rezultat i mungesës së mbështetjes nga ana e qeverisë.
 
"Nuk ekziston varfëria në fshatrat e BE ku ne do të anëtarësohemi. Ka varfëri në fshat aty ku ka qeveri që nuk i mbështet. Kësaj varfërie në i kemi hapur një luftë frontale po nuk mund ta zhdukim as për 2, 3 apo 4 vite. Ne e nisëm nga A për të vendosur kushte sa më të barabarta për të gjithë ata që kanë vullnetin të jetojnë me tokën", tha ai.
 
Kryeministri ftoi fermerët që të dorëzojnë projektet e tyre bujqësore, për të përfituar nga Fondi i Garancive.
 
"Sot për sot nuk mund të çohen një grup familjesh formale dhe të shkojnë në bankë sepse llogaria nuk del, duhet gjithmonë shteti mbrapa. Ne kemi krijuar një fond garancie për të financuar projektet tuaja. Nëse marrim atë që ne sot shpenzojmë si shtet direkt për të mbështetur ju është 15 herë më shumë. Prapë na duhet nujë bashkëpunim Ministrisë së Bujqësisë, asaj të Financave dhe bashkive.
 
Nuk flasim në një territor të shkretë sepse edhe këtu në Divjakë ka shembuj suksesi. Projekti ynë nuk është thjeshtë dhe vetëm të mbështesim të mëdhenjtë të bëhën më të mëdhenj, ne duam të mbështësim të vegjlit të bëhën më të mëdhenj"
, tha më tej, kryeministri Rama.

Duke iu referuar një prej problematikave të trashëguara ndër vite nga fermerët, ajo e ujit vaditëse për tokat, kryeministri premtoi se pas qershorit të vitit të ardhshëm, nuk do të ketë asnjë parcelë pa ujë vaditës.
 
"Administrimi i ujit për vaditje do të bëhet me çelës. Pjesa kryesore e investimit do të shtrihet në bashkinë e Divjakës. Është një investim që pothuajse 100% mbulon të gjithë rrethin e Lushnjes. Sot e dimë shumë mirë që edhe nëse ka akoma toka që nuk punohen për shkak të mungesës së ujit në qershor të vitit 2017 nuk do ketë më asnjë parcelë tokë buke që thotë nuk të jap asgjë se mungon uji. Ne kemi arritur për shkak të reformës dhe mekanizmave të saj të bëjmë shumë më tepër punë me më pak para", tha Rama.
 
Bashkëbisedimi i Kryeministrit me fermerët
 
Fermer: Desha të shpreh një shqetësim, ne kemi një problem shumë thelbësor porsa u përket inputeve bujqësore. Të gjitha fushat janë të mbjella, por shpesh dëmtohen prodhimet. Incektividet dhe pesticidet nuk janë efektive.
 
Edmond Panariti: Në origjinë dhe në doganën shqiptare malli futet me cilësi por ka punishte që abuzojnë me këto lëndë. Ne do ta marrim seriozisht këtë problem dhe shpërndarjen e plehrave kimike do ta bëjmë direkt nga distrubutorë të mëdhenj. Farat do të jenë të testuara për fuqi mbjellëse. Nganjëherë është tregti informate por që nga java që vjen do të fillojë marrja e masave.
 
Edi Rama: Kjo që tha ministri ka qenë subjekt i diskutimit prej disa muajsh. Nuk mund të zgjidhen të gjitha përnjëherë. Nuk mund të hedhim dyshime mbi kompanitë e mëdha mëmë, por falsifikatorët janë pjesë e mëvonshme. Shteti do të garantojë se ku janë pikat ku nuk k falsifikime që njerëzit të mos bien më viktimë.
 
Redaksia Online
al.n-l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas