1768582475_ramaa.jpg

Kryeministri Edi Rama foli për një tjetër Shqipëri nga ajo që thuhet gjerësisht në publik nga palët e tjera, referuar opozitës. Këtu ai mori si shembull marrëveshjen e nënshkruar me kompaninë e përbashkët italiane Fincantieri për prodhimin e anijeve për Shqipërinë në portin e Pashaliamit. Rama tha se shteti shqiptar do të ketë 49% të fitimeve nga shitja dhe mirëmbajtja e anijeve për vendet e tjera. Këtu ai foli dhe për kompaninë KAYO të prodhimit të armëve në Shqipëri.

“Ka shumë pak dëgjesa se nga ana tjetër kemi një çetë që nuk njeh dëgjesën, por vetëm komisionin hetimor, ose fletëthirrjen për një tjetër baltë. Dëgjesat janë praktikë e konsoliduar dhe ne nuk mund të presim. Na duhen dëgjesat dhe si instrument institucional për të trajtuar çështje që janë të një rendësi të dorës së parë për vendin që degradojnë në copëza trillimesh dhe historish që hidhen për të helmuar publikun. Psh. sh në Shqipëri po ndodh diçka që është tërësisht e re. Shteti po merr pjesë në sipërmarrje, krejt e kundërta e rrugës që çon në abuzim me asetet publike, ne abuzim me fondet publike, flas këtu dhe për abuzimin në mungesë të një qaje largpamëse.

Sot, zhvillohej seanca  fundit e negociatave dhe mund të jetë akoma në zhvillim me një prej ekselencave më të mëdha të botë, Fincantieri , kompania italiane lider në prodhimin e anijeve. Falë kopanisë tonë publike KAYO-s , ne kemi hyrë në një marrëveshje me Financierin për një kompani të përbashkët, 51% do ti kenë italianët, 49% shteti shqiptar. Aktiviteti i kompanisë në portin e Pashalimanit do të bëjë që nga njëra anë ushtria shqiptare të vazhdojë të ngrejë  forcën e vet detare, duke prodhuar në vend anijet në dispozicion të saj, do të bëj mirëmbajtjen e tyre me një kompania që shteti shqiptar është aksioneve dhe patjetër që do të krijojë njësi të specializuar me paga të larta. Do të marrë dhe porosi nga vend të tjera që do t'i shesë. Nga shitja shteti shqiptar, forcat e armatosura do të përfitojnë 49%. Do të bëjë mirëmbajtjen e anijeve të rojës bregdetare të vendeve të NATO-s në Shqipëri, 49% të shtetit shqiptar.

Ndërkohë ju dëgjoni që është krijuar një KAYO- për të kanalizuar paratë e drogës dhe për ti hapur rrugë kontrabandës së armëve. Kjo nuk është komani private as që fshihet një person privat. rritja e buxhetit të NATO-s për të gjitha vende, bërë që nga momenti i linçimit, kryeministria arriti të bëhej si një supermarket ku hynin dhe dilnin shitës që doni të takoheshin me mua për të më thënë që kemi motorra, makina, aeroplanë, helikopterë. Ne jemi budallenj që paratë e buxhetit t’i përdorim thjeshtë për të blerë ndërkohë që me ato para do të blejmë çfarë nuk prodhojmë dot, por makinat e ushtrisë do ti prodhojmë vetë. dhe jo vetëm për ushtrinë shqiptar, por dhe për eksport. Jemi budallenj ne që të vazhdojmë të bëjmë tendera uniformash që përfundojnë nën hetim dhe me njerëz në burg për perimetri ne kapës së policit, se polici e ka kokën ka dhe nuk i bën dhe keni vjedhur çerekun e kapeles. Ndërkohë që ne kemi dijen më të madhe të Evropës për të qepur”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Reformë Kushtetuese brenda këtij mandati, Rama: Të ngrihet grupi i punës, Kuvend me 100 deputetë! Kaosi i PD? Asnjë tolerim rrugaçërisë, të marrë fund