TIRANË- Brenda këtij mandatit, mazhoranca socialiste paralajmëron ndryshime kushtetuese. Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes me grupin socialist kërkoi ngritjen e një grupi pune për të materializuar ndryshimin e parë: një parlament jo më me 140 deputetë, por uljen e numrit të tyre në gati 100.
“Kemi shtruar nevojën që Kuvendi i Shqipërisë të zvogëlohet në numër, kemi kuvend me 140 vetë, fare mirë mund të kemi kuvend me 100 vetë. Ka dhe aspekte të tjera… është shumë më tepër se një reformë zgjedhore, kërkon shumë më tepër hapësirë angazhim, burime. Ambicia do jetë duhet të jetë që në fund të mandatit të kalojmë edhe një reformë kushtetuese”, tha Rama.
Përplasjet e forta në parlament me opozitën ia kanë humbur durimin Edi Ramës duke kërkuar ndryshim të rregullores që siç tha ai parlamenti të mos merret peng nga procedura apo rrugaçëria.
“Legalizimi i rrugaçërisë në sallën e kuvendit është bashkëfajësi. Orët e vëna në dispozicion për opozitën janë anomalish shumë më tepër sesa orët që opozitat parlamentare në parlamentet e BE. Nuk po them ti ulim orët opozitës, me ketë them që duhet të shikojmë sesi do të ndërpriten orët e marra me forcë, me abuzim.
Në asnjë parlament demokratik në asnjë parlament të BE nuk i lejohet asnjë force politike. Rregullorja e parlamenti nuk është e shkruar në gurë, bazuar tek praktikat e Be, duhet ndërhyrë menjëherë që fjala procedurë të mos jetë e barabartë për fjalën pengmarrje”, tha Rama.
Opozitës që refuzon të ulet në tryezën e reformave, të zgjedhores e territoriales ia bëri të qartë se nuk ka kohë për të humbur.
“Me ata shumë mirë, pa ata shumë mirë. Rëndësi ka të bëhet puna. Asnjë lloj force nuk na imponon dot ne që me vetëdije të bëjnë pengun”, tha Rama.
Ndërsa Taulant Balla më herët i shtriu dorën opozitës për t’u ulur në tryezë duke përcaktuar edhe afatet e mbylljes së këtyre reformave.
“Një detyrë tjetër kryesore dhe e përbashkët me opozitën, nëse ata duan të përfshihen, përgjatë këtij sesioni të dytë të kësaj legjislature deri në fund të korrikut, duhet të jetë finalizimi i Reformës Zgjedhore. Pas tre mandatesh, në zgjedhjet vendore 2027 duhet të shkojmë me ndarjen e re administrative-territoriale. Prandaj, komisioni i posaçëm parlamentar i Reformës Administrative Territoriale duhet të sjellë për votim brenda kësaj legjislature ndarjen e re”, tha Balla.
Sa i takon reformës zgjedhore dy janë ndërhyrjet kryesore që kërkojnë socialistët, depolitizimi i administratës zgjedhore dhe numërimi I votave jo më në KZAZ, por qendrat e numërimit të votave. Ndërsa për territorialen qëndrimi i panegociueshëm I tyre është ky: Dështimin më të madh të qeverisjes 12-vjeçare tha se është shërbimi diplomatik, për të cilin paralajmëroi një ligj të ri, që ta fusë në shina Ministrinë e Jashtme.
Kryesocialisti dhe kryeministri Edi Rama ishte shumë kritik pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, lidhur edhe me Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Sipas tij, duket sikur në këtë dikaster punojnë vetëm 3 veta: ministrja, sekretarja dhe roja.
“Sa i përket ligjit për diplomacinë publike. Ministria e Jashtme është si Televizioni Publik Shqiptar. Është një tjetër dështim i madh i yni. E kam thënë dhe po e them. Nuk është një institucion në funksion të këtyre sfidave sepse nuk është reformuar asnjëherë. Edhe një ligj që e bëmë nuk ishte ligj apo reformë, ishte tualet. Makijazh! Ligji duhet të hapë rrugën për reformë, për të futur ajrin e pastër. Shqipëria ka sot njerëz plot jashtë në diasporë. Diaspora është pjesë e elektoratit të rëndësishme. Gradat janë marrë peng nga spikerat e politikës së jashtme të televizionit, as televizion nuk është se ata as nuk dalin. Sa herë shkoj në atë ministri, më duket sikur atje është vetëm ministri, sekretarja dhe roja”, tha Rama, duke shtuar se është shumë e rëndësishme që të mbahen kontaktet me diasporën".
“Vijmë tek diaspora. Është shumë e rëndësishme që në aspektin e diplomacisë, sa i përket parlamentit edhe grupet e miqësisë të angazhohen siç do angazhohet kryetari i Kuvendit dhe të gjithë ata që shkojnë jashtë të përfshihen në kontaktin me shqiptarët. Kontaktin me diasporën do e mbajmë, na duhet një kontakt i vazhdueshëm”.
Fjalimi e tij të gjatë, kryeministri e mbylli me fjalët: “Faleminderit për durimin. Dy amanetet e mia janë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Televizioni Publik Shqiptar!”.
Kryeministri Edi Rama thotë se puna për reformën zgjedhore dhe territoriale do të bëhet me ose pa opozitën. Pas mbledhjes së grupit të Partisë Socialiste, Rama tha se sa herë mbarojnë zgjedhjet ka një reformë, por rezultati është i njëjtë.
“Me ata shumë mirë, pa ata shumë mirë. Rëndësi ka të bëhet puna. Asnjë lloj force nuk na imponon dot ne që me vetëdije të bëjnë pengun, reforma zgjedhore ka nisur që kur isha piktor, nën ujërat e Parisit, që atëherë komisionet bipartizanë mblidheshin e takoheshin, por atëherë takimet i bënin të një zyrë të OSBE, nuk di të ç’të them, atyre të OSBE u takon veladoni i priftit. Sa herë mbarojnë zgjedhjet duhet një reformë, se pas zgjedhjeve ka një humbës, është po ai, rezultati është keq e më keq, o burra të bëjmë një reformë tjetër, kemi bërë ne një reformë zgjedhore, por fakti që ia besoj Damianit është se ai është gjendje të bëjë gjëra që unë s’do i bëja kur kemi bërë reformë zgjedhore unikale, 4 muaj para zgjedhjeve, çdo gjë ndalon, dhe prapë nuk u mjafton tani e duan 9 muaj, por prapë edhe 9 muaj të bëhet nuk do lindë fitorja, me gjithë që Damian ti e di vetë, siç thoshte kryetari ynë, bëni siç keni bërë gjithmonë. Për reformën territoriale, më pak, jo më shumë. E kemi të qartë drejtimin”, tha Rama.
Angazhimi në një betejë kundër plastikës është një fokus i mazhorancës socialiste. Në fjalën e tij përmbyllëse në mbledhjen e grupit parlamentar, Rama tha se kjo mund të arrihet vetëm me vetëdijësim dhe e gjithë PS do të angazhohet.
“Kjo nuk bëhet me polici, kjo nuk bëhet me inspektime, kjo nuk bëhet me gjoba, kjo bëhet me vetëdijësim. Partia Socialiste do të angazhohet e gjitha në një betejë qytetare dhe vullnetare kundër plastikës, kundër shisheve plastike, kundër qeseve plastike. Një betejë shumëdimensionale sepse duhet ta bëjmë”, tha Rama.
Gjithashtu, në Asamblenë e ardhshme të PS që mbahet në pranverë, do të nisë fushata e re e anëtarësimeve në parti. Duke ironizuar kundërshtarët, Rama tha se ndërsa ata merren me humbjen, PS sheh drejt fitores së radhës duke cituar zgjedhjet e 2027.
“Paralelisht me këtë, në Ansamblenë e ardhshme do të lançojmë edhe fushatën e re të anëtarësimeve në Partinë Socialiste që do të jetë fushata e pranverës. Historikisht ndodh kjo, kur të tjerët merren me humbjen e shkuar, ne merremi me fitoren e radhës. Kemi zgjedhjet në 2027 dhe nëse gjërat do të vazhdojnë kështu dhe nëse ata vazhdojnë të besojnë që ne do të biem nga shiu, nga bora apo nga proceset e drejtësisë, rruga e të cilave është hapur prej nesh dhe garantohet prej nesh, ata le të jetojnë me këtë shpresë se në 2027 do të habiten kur të mbeten dhe pa ato 5-6 bashki që i kanë sot”, tha Rama.
Kryeministri Rama iu rikthye replikave midis tij e gazetarit Blendi Fevziu. Numri 1 i kabinetit të qeverisë tha se ai shpif haptas dhe refuzon të kërkojë ndjesë apo t’i referohet faktit. Sipas Ramës, kjo vështirëson informimin e publikut ndaj shfrytëzohen të gjitha hapësirat, edhe rrjetet sociale, që qytetarët të mësojnë për punën e qeverisë.
"Kështu që, në këtë pikë do të vazhdojmë me këmbëngulje, por na duhet të ndjejmë dhe kuptojmë nevojën e madhe për informim të njerëzve. Nuk është e lehtë. Nuk është e lehtë, sepse mjedisi i informimit është i kontaminuar, është i kontaminuar. Nuk është e lehtë, sepse kur në ditët e përmbytjes, ditë dramatike të gjithë ata që shikojnë prej shumë vitesh “ëndrrën në beze”, thonë tironsit, të rrëzimit tim dhe tonë, e shikonin shiun dhe borën si anëtarët e mirëseardhur të koalicionit, moderatori më i famshëm i Shqipërisë i cili ka vizituar 148 vende të botës e hap penxheren e tij të darkës dhe lëshohet mbi shikuesit e tij, a thua se i kishin hyrë në shtëpi forca të errëta dhe shpif haptas. Nuk e di a me vetëdije a pa vetëdije, por shpif haptas. Unë mendoj që ishte i acaruar nga fakti që ministrat përkatës, ishin gjithandej në terren, në shi, flisnin me mediat dhe e tjerë, e tjerë, ndërkohë që sigurisht ai dhe gjithkush atje brenda, që ftohet prej tij apo në penxheret e tjera, ministrat i konsiderojnë ministra vetëm kur bëjnë parakalimin te stacioni i trenit, përndryshe nuk janë, nuk ekzistojnë ose janë duke mashtruar.
Dhe ndërkohë, edhe kur kapet, s'po them “me presh në duar” se nuk do ishte e përshtatshme, po duke bërë një gjë tillë, refuzon të pranojë, refuzon të kërkojë ndjesë, refuzon t'i referohet faktit dhe flet në jerm dhe merret me gjëra të tjera që mund të jenë të drejta, mund të jenë të vërteta, por nuk kanë lidhje me çështjen.
E solla këtë shembull për të thënë që nuk është e lehtë, nuk është e lehtë të informosh kur në debatet politike t'i shkon dhe e ke përballë njerëz që nuk kanë ardhur të bëjnë debat me ty. Kanë ardhur të të sulmojnë, të të godasin, të dekurajojnë të baltosin sa të munden. Dhe ku problemi më i madh është të marrësh fjalën, nuk merr dot fjalën, sepse nuk janë aty për të pyetur, janë aty për të të bërë atë që thashë dhe në ndërkohë moderatori me shkop atje, sa bie pak qetësi turret që ndezi prapë sherrin dhe ky është një model, që nuk është thjesht një.
Kështu që, si bëhet për të informuar publikun në kushtet kur ka 700 tenxhere të tilla që ziejnë përditë, bubullojnë përditë, gërr, gërr, gërgërojnë përditë dhe dezinformojnë përditë.Si bëhet? Duhet të këmbëngulim, duhet të përdorim çdo hapësirë, do të përdorim çdo hapësirë.
Nuk ka interes për t'i thënë publikut se çfarë po bëjmë ne, nuk ka interes për asnjë nga punët që bëjmë ne, për t'ia transmetuar publikut dhe ato që bëjmë ne nëpër rrjete sociale janë nga halli i madh që ndryshe ku do t’i marrin vesh të paktën njerëzit tanë, ata që na ndjekin dhe na votojnë dhe na besojnë, duhet të marrin vesh se me çfarë merremi ne se nëqoftëse ne nuk i bëjmë ato në rrjete sociale njerëzit tanë do mendojnë që e vetmja gjë që ne bëjmë është ajo që tregojnë ata.
Prandaj na duhet shumë këmbëngulje dhe prandaj këtu duhet një ri angazhim i plotë i gjithë grupit parlamentar, i gjithë deputetëve, i gjithë ministrave, ish ministrave për të shfrytëzuar hapësirën e Parlamentit, për të shfrytëzuar hapësirat e tjera kudo dhe kurdo që është e mundur dhe për të treguar çfarë po bëjmë ne për Shqipërinë tjetër. Kjo është një Shqipëri tjetër, kjo nuk diskutohet dhe arsyeja pse ata nuk i voton askush dhe arsyeja pse po të shikoni anketimet tona të brendshme dhe ju e dini shumë mirë që anketimet tona të brendshme asnjëherë nuk na kanë lënë në baltë, edhe sot kur ne nuk jemi në pikën tonë më të lartë siç ishim menjëherë pas zgjedhjeve, ata janë akoma më keq se ç’ishin pas zgjedhjeve ku sigurisht ata fituan, por në fakt humbën sepse publiku vlerëson çfarë ne bëjmë gjithsesi", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama foli për një tjetër Shqipëri nga ajo që thuhet gjerësisht në publik nga palët e tjera, referuar opozitës. Këtu ai mori si shembull marrëveshjen e nënshkruar me kompaninë e përbashkët italiane Fincantieri për prodhimin e anijeve për Shqipërinë në portin e Pashaliamit. Rama tha se shteti shqiptar do të ketë 49% të fitimeve nga shitja dhe mirëmbajtja e anijeve për vendet e tjera. Këtu ai foli dhe për kompaninë KAYO të prodhimit të armëve në Shqipëri.
“Ka shumë pak dëgjesa se nga ana tjetër kemi një çetë që nuk njeh dëgjesën, por vetëm komisionin hetimor, ose fletëthirrjen për një tjetër baltë. Dëgjesat janë praktikë e konsoliduar dhe ne nuk mund të presim. Na duhen dëgjesat dhe si instrument institucional për të trajtuar çështje që janë të një rendësi të dorës së parë për vendin që degradojnë në copëza trillimesh dhe historish që hidhen për të helmuar publikun. Psh. sh në Shqipëri po ndodh diçka që është tërësisht e re. Shteti po merr pjesë në sipërmarrje, krejt e kundërta e rrugës që çon në abuzim me asetet publike, ne abuzim me fondet publike, flas këtu dhe për abuzimin në mungesë të një qaje largpamëse.
Sot, zhvillohej seanca fundit e negociatave dhe mund të jetë akoma në zhvillim me një prej ekselencave më të mëdha të botë, Fincantieri , kompania italiane lider në prodhimin e anijeve. Falë kopanisë tonë publike KAYO-s , ne kemi hyrë në një marrëveshje me Financierin për një kompani të përbashkët, 51% do ti kenë italianët, 49% shteti shqiptar. Aktiviteti i kompanisë në portin e Pashalimanit do të bëjë që nga njëra anë ushtria shqiptare të vazhdojë të ngrejë forcën e vet detare, duke prodhuar në vend anijet në dispozicion të saj, do të bëj mirëmbajtjen e tyre me një kompania që shteti shqiptar është aksioneve dhe patjetër që do të krijojë njësi të specializuar me paga të larta. Do të marrë dhe porosi nga vend të tjera që do t'i shesë. Nga shitja shteti shqiptar, forcat e armatosura do të përfitojnë 49%. Do të bëjë mirëmbajtjen e anijeve të rojës bregdetare të vendeve të NATO-s në Shqipëri, 49% të shtetit shqiptar.
Ndërkohë ju dëgjoni që është krijuar një KAYO- për të kanalizuar paratë e drogës dhe për ti hapur rrugë kontrabandës së armëve. Kjo nuk është komani private as që fshihet një person privat. rritja e buxhetit të NATO-s për të gjitha vende, bërë që nga momenti i linçimit, kryeministria arriti të bëhej si një supermarket ku hynin dhe dilnin shitës që doni të takoheshin me mua për të më thënë që kemi motorra, makina, aeroplanë, helikopterë. Ne jemi budallenj që paratë e buxhetit t’i përdorim thjeshtë për të blerë ndërkohë që me ato para do të blejmë çfarë nuk prodhojmë dot, por makinat e ushtrisë do ti prodhojmë vetë. dhe jo vetëm për ushtrinë shqiptar, por dhe për eksport. Jemi budallenj ne që të vazhdojmë të bëjmë tendera uniformash që përfundojnë nën hetim dhe me njerëz në burg për perimetri ne kapës së policit, se polici e ka kokën ka dhe nuk i bën dhe keni vjedhur çerekun e kapeles. Ndërkohë që ne kemi dijen më të madhe të Evropës për të qepur”, tha Rama.
Pas përfundimit të mbledhjes së grupit të PS, kryeministri Edi Rama komentoi edhe situatat kaotike që opozita krijon në Kuvend, deri në përplasje fizike. Një gjë e tillë, tha Rama, nuk lejohet tolerohet në asnjë Kuvend demokratik. Ai theksoi se legalizimi i rrugaçërisë në sallë krijon nxitje të urrejtjes dhe është bashkëfajësi. Sipas kryeministrit, masat për situata të tilla duhet të jenë të menjëhershme ashtu siç i ka rregullorja
“Në asnjë kuvend demokratik nuk tolerohet jo ndërhyrja fizike, po goditja në dinjitet e atyre që janë atë të pranishëm, nuk është liri fjale, në këtë pikë masat duhet të jenë të menjëhershme ashtu siç i ka rregullorja, asgjë më shumë, asgjë me pak. Legalizimi i rrugaçërisë në sallën e kuvendit është bashkëveprim dhe bashkëfajësi në goditjen e të gjithë atyre të rejave dhe të rinjve që ndjekin kuvendin e Shqipërisë, është një goditje në nivelin psikologjik, edukativ, është një goditje në aspektin social sepse krijon vetëm nxitje të urrejtjes dhe vetëm zgjerim të hendekut të pamerituar për shqiptarët që e ka hapur dhe e gërmon politika. Ajo pjesë e politikës që ne për fat të keq se kemi dot përballë, por mbrapa duke u përpjekur me të gjitha llojet e metodave që të na pengojë të vazhdojmë para”, tha Rama.
Një nga synimet për procesin e anëtarësimit në BE është ambicia e kthimit të shtetit në sipërmarrës. Kryeministri Rama tha se në Shqipëri do të krijohet një kompani që do të prodhojë uniforma ushtarake për Shqipërinë dhe për vende të tjera. Ai theksoi se produktet do të dalin brenda këtij viti.
“Kjo kompani do të prodhojë uniforma edhe për vende të tjera dhe do të shërbejë edhe si bazë prodhuese, edhe si porositës për fabrika që janë në pikë të hallit se Versaqja nuk i çon më aq porosi sa duhet, sepse euro, sepse kështu apo ashtu. Kjo nuk është një gjë që do ta bëjmë në të ardhmen, kjo po ndodh aktualisht. Do të jeni shumë të mirëpritur kur të dalin produktet e para të kësaj kompanie dhe do të dalin brenda këtij viti, nuk do të dalin në 2030”, tha Rama.
Dronët inteligjentë janë një tjetër pikë ku do të përqendrohet prodhimi vendas.
“Po mirë, jemi budallenj që për çdo lloj droni duhet të shkojmë të kuturisemi për t’ua blerë të tjerëve? Pse nuk i prodhojmë dot ne dronët inteligjentë në Shqipëri? Çfarë na pengon? Ne kemi filluar punën për të prodhuar dronë inteligjentë në Shqipëri dhe jo dronë të thjeshtë, dronë të sofistikuar. Përsëri, me shtetin brenda”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama synon që mazhoranca socialiste brenda këtij mandati të miratojë një reformë të re kushtetuese. Pas mbledhjes së grupit të PS, Rama tha se duhet të ngrihet grupi i pune, duke ritheksuar edhe njëherë propozimin e tij për uljen e numrit të deputetëve në Kuvend nga 140 në 100.
“Duhet të mendohet edhe ngritja e një grupi nismëtar për ndryshimet kushtetuese. Kemi shtruar nevojën që Kuvendi i Shqipërisë të zvogëlohet në numër, kemi kuvend me 140 vetë, fare mirë mund të kemi kuvend me 100 vetë. Ka dhe aspekte të thera që duhen zgjedhur nga njerëzit që dinë se çfarë shohin, lexojnë, thonë, kur vjen fjala te kushtetuta e Shqipërisë duhet ngritur një grup që pastaj të hapë një proces, është shumë më tepër se një reformë zgjedhore, kërkon shumë më tepër hapësirë angazhim, burime. Ambicia do jetë duhet të jetë që në fund të mandatit të kalojmë edhe një reformë kushtetuese”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama kërkoi rritje të aktivitetit parlamentar me ato të vendeve të BE-së, përfshirë këtu jo vetëm kryetarin e Kuvendit Niko Peleshin, por dhe deputetët.
Rama tha se parlamenti merret peng nga opozita nëpërmjet termit “procedurë” duke vënë në dukje numrin e orëve që merr në dispozicion. Rama tha se nuk po kërkon ulje të orëve për opozitën, por të mos lejohet pengmarrja e Kuvendit dhe e publikut.
Ndër të tjera, Rama foli dhe për reformim të shërbimit në administratën e Kuvendit, për rritje të cilësisë dhe shtim të stafit me qëllim shpërndarjen e volumit të punës.
“Dua t’i referohem të konkluzioneve lidhur me domosdoshmërinë e rritjes së aktivitetit diplomatik parlamentar gjë që do duhet të jetë në fokusin e kryetarit dhe jo vetëm tek, por tek të gjithë deputetët të përfshirë në grupet e miqësisë me parlamenteve të BE-së.
Besoj që është e qartë që ky proces kërkon edhe një administratë, një shërbim administrativ të kuvendit më cilësor. Kemi folur për reformën e brendshme prej disa vitesh ,janë bërë disa hapa, por një administrate e cila numëron rreth 350 vetë nga të cilët rreth 300 janë nën punës civilë, është goxha e madhe ne numër ndërkohë që barra e punës mbështetëse për komisionet, për deputetët, për kryetarin e kuvendit bie padyshim mbi një numër shumët ë vogël sesa ai i përgjithshmi.
Nëse për arsye që i dimë që lidhen me sigurinë juridike të atyre që janë at, do duhen forca të reja, duhet të shtojmë forca të reja. Ekspertizë në funksion të komisioneve për pikërisht për çështjet që lidhen me negociatat. Duhet ta ritheksoj që në ndarjen e mandateve në kuvend, diferenca është e madhe, në ndarjen e orëve të fjalës në Kuvend, po të shikosh duket ikur jemi në një parlament 1 me 49. Orët e vëna në dispozicion për opozitën janë anomalish shumë më tepër sesa orët që opozitat parlamentare në parlamentet e BE. Nuk po them ti ulim orët opozitës, me ketë them që duhet të shikojmë sesi do të ndërpriten orët e marra me forcë, me abuzim. Në shkeljet ë plotë të etikës parlamentare duke përdorur procedurën për të marrë peng publikun për 1 ose 2 orë kur fillon kuvendi, dhe për të pushuar sallën e parlamentit duke i vendosur deputetët e shumicës, në pozitën e tyre që janë aty si spektatorë të një teatri balte.
Në asnjë parlament demokratik në asnjë parlament të BE nuk i lejohet asnjë force politike. Rregullorja e parlamenti nuk është e shkruar në gurë, bazuar tek praktikat e Be, duhet ndërhyrë menjëherë që fjala procedurë të mos jetë e barabartë për fjalën pengmarrje”, tha Rama.
Teknologjia do të jetë një nga aspektet kryesore në seancat e këtij viti në Kuvend. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se do të ketë ndryshime edhe për kanalin e parlamentit në RTSH që s’duhet të shërbejë vetëm për lidhjen e drejtpërdrejtë. Me këtë detyrë do të merren Kryesia e Kuvendit dhe përfaqësues nga opozita.
Dua të ecim me shumë vendosmëri në futjen sa më thellë të teknologjisë në punën e Kuvendit, me të gjitha ato që u thanë. E kemi thënë edhe herë të tjera, unë mendoj që kanali i parlamentit në televizionin shqiptar, duhet të kthehet në një kanal të parlamentit jo thjesht për të lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë seancat e Kuvendit. Vende te tjera e kanë një kanal parlamentar, duhet ta kemi edhe ne. Kjo do të bëhet nën kujdesin e Kryesisë së Kuvendit duke ftuar patjetër edhe përfaqësuesin e opozitës, tha Rama.
Në përfundim të mbledhjes së qeverisë dhe grupit parlamentar, kryeministri Rama tha se tani axhenda do të ndahet midis nevojave të përditshme të procesit të negociatave me BE dhe jetës parlamentare e politike.
Ai theksoi se ky vit do të ketë ngarkesë të jashtëzakonshëm në Kuvend për shkak të ligjeve që do të duhet të kalojnë filtrin për procesin e negociatave. Kjo mund të shtojë orët e punës, seancave të parlamentit dhe do të konsiderohen seancat e posaçme për procesin e negociatave.
Ky vit që nis dhe vit i ardhshëm do të kenë një ngarkesë si asnjëherë më parë dhe si asnjëherë më pas në Kuvendin e Shqipërisë. Numri i ligjeve që do të duhet të kalojnë filtrin dhe pastaj në seancën e vendimmarrjes së Kuvendit do të jetë më i larti ndonjëherë për shkak të procesit të negociatave. Na duhet të kalojmë ligje, por na duhet të jemi sa më cilësorë në këtë proces. Kjo shton angazhimin, mundësinë e rritjes së orëve të punës dhe për të konsideruar mundësinë e rritjes së numrit të seancave të parlamentit. Nuk është i përballueshëm ky proces me këtë numër seancash dhe mbase mund të konsiderohet përfshirja në kalendar e seancave të posaçme vetëm për procesin e negociatave. Seanca që për përmbajtjen dhe natyrën e tyre nuk janë seanca që kërkojnë gjatësi orësh, por seanca që kërkojnë përqendrim dhe numër prezence.
Kreu i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri, në mbledhjen e qeverisë dhe të grupit parlamentar, tha se komisioni pavarësisht bojkotimit të PD-së, po vijon punën.
Gjiknuri tha se komisioni i ka të gjitha kapacitetet dhe për të vijuar i vetëm, por që mbështetja e palës tjetër është e nevojshme, përfshi këtu faktin se hartimi i një reforme të re zgjedhore është dhe detyrë nga procesi i integrimi në BE.
Gjiknuri theksoi se ekspertët kanë nisur punën dhe se është gati drafti i parë teknik. Përsa i përket Kodit të ri Zgjedhor, objektivi është për ta mbyllur në muajin qershor apo korrik.
“Komisioni u formua në 8 tetor të vitit të shkuar pas një procesi dialogu me opozitën duke dakordësuar parimet. Sot që flasim jemi përpara faktit që komisioni ka bërë dy mbledhje, kemi përcaktuar një prioritet pune që përputhet me rekomandimet e ODHIR dhe me prioritetet e integrimit. Filloi një proces i mirë, patëm dakordësi me palën tjetër, u përfshirë dhe faktorët ndërkombëtarë.
Sot kemi dhe një draft teknik, por që procesi është ngrirë për shkak të situatës politike pas zgjedhjes së Avokatit të Popullit. Mbetet për tu parë sesi do të eci më tutje. Kjo është një vendimmarrje politike sesa e rëndësishme është që të ecim përpara dhe pa mbështetjen e palës tjetër. Komisioni ka të gjitha kapacitetet, ekspertët kanë nisur punën, drafti është bërë. Përsa i përket kodit, kemi më shumë kohë për ta përfunduar, synimi ëhstë që deri në qershor-korrik ta përfundojmë. Qëllimet dhe objektivat i kemi të qarta. Procesi kërkon dhe mbështetjen e palës tjetër dhe kërkon kujdes nga ana politike”, tha Gjiknuri.
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i ka bërë thirrje Prokurorisë së Posaçme që të zbatojë vendimet e Gjykatës së Strasburgut dhe Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, për krimin shtetëror të 21 janarit.
Komentet Balla i bëri në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, ku e cilësoi 21 Janarin si tragjedi dhe krim shtetëror.
Lidhur me këtë kërkesë që i bëri SPAK, Balla tha gjithashtu se Kuvendi i Shqipërisë dhe Ministria e Drejtësisë kanë përgjegjësi në kontrollin e zbatimit të vendimeve të Gjykatës së Strasburgut.
“Të mërkurën e ardhshme bëhen 15 vite nga tragjedia dhe krimi shtetëror i 21 Janarit, ndërsa presim nga drejtësia, veçanërisht nga Prokuroria e Posaçme, zbatimin e vendimeve të GJEDNJ-së dhe Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, lidhur me plot aspekte të asaj ngjarjeje kriminale. Ne nuk kemi hyrë asnjëherë në meritën apo përmbajtjen e dosjeve penale, por Kuvendi i Shqipërisë ka përgjegjësi në kontrollin e zbatimit të vendimeve të GJEDNJ-së bashkë me Ministrinë e Drejtësis siç na e kujtoi Njazi Jaho”, tha mes të tjerash Balla.
Parlamenti synon miratimin apo ndryshimin e të paktën dhjetë projektligjeve, të cilat lidhen kryesisht me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, deklaroi sot kryetari i parlamentit Niko Peleshi në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
Sipas tij, në fokus do të jenë ndryshimet në Kodin Penal, ligjet që rregullojnë funksionimin e sistemit të drejtësisë, statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, konfliktin e interesit, mediat audiovizive, mbrojtjen nga diskriminimi, lobimin, si dhe përshtatjen e ligjit për komisionet hetimore sipas vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
Në axhendën parlamentare përfshihet gjithashtu edhe një ligj i ri për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit, si dhe puna e dy komisioneve të posaçme për reformën zgjedhore dhe territoriale.
Deklarata e Peleshit në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së
"Projektligjet që lidhen me integrimin do të jenë kryefjala e këtij sesioni. Do të shqyrtojmë ndryshimet e Kodit Penal për përmbushjen e piketave të BE-së, mbrojtjen e territorit, zgjerimin e lirisë së medias dhe mbrojtjen e gazetarëve, do të miratohen ndryshime në ligjin për organet e qeverisjes së drejtësisë, dhe rritjen e efektivitetit, transparencës dhe integritetit të sistemit, do të përmirësohet ligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve për të garantuar pavarësinë, paanësinë dhe llogaridhënien. Do të miratohet ligji për konfliktin e interesit me instrumente kontrolli të brendshëm e të jashtëm, do të përshtatet ligji për komisionet hetimore sipas vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, do të ndryshohet ligji për mediat audiovizive, transparencën e pronësisë dhe të drejtën e informimit, do të ndryshohet ligji për mbrojtjen nga diskriminimi, forcimin e rolit të komisionerit dhe përafrimin me BE, do të miratohet ligji për lobimin, kemi dy komisione të posaçme, ai për reformën zgjedhore dhe territoriale, shpresojmë që puna të ecë me opozitën por këto janë objektiva madhore që nuk duhet të ngecin. Gjatë këtij sesioni do të synojmë të miratojmë projektligjin për organizimin e kuvendit, një ligj i ri, kemi bërë një diskutim parimor po do të përfshijë të gjithë deputetet e parlamentit por ne presim një kontribut nga secili që të kemi një ligj organik për funksionimin e kuvendit. Transparenca do të jetë synim i yni. Kemi disa projekte interesante me impakt të shpejtë, si Media Room i buxhetuar në buxhetin e këtij viti, do të ndërtojmë një njësi të posaçme komunikimi dhe arkivimi i punës parlamentare të indeksuara dhe të përpunuara me inteligjencë artificiale sipas modeleve të parlamenteve të BE. Me ndihmën e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale. Do të jetë e mundur që edhe për deputetët dhe publikun të kenë zonën e tyre ku të marrin në kohë reale të gjithë informacionin", tha Peleshi
Peleshi theksoi se këto ligje konsiderohen objektiva madhore për Kuvendin dhe se synimi është që procesi ligjvënës të ecë përpara me transparencë dhe, sa të jetë e mundur, me bashkëpunim politik të opozitës.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka kërkuar bashkëpunimin e opozitës për finalizimin e Reformës Zgjedhore brenda korrikut të këtij viti.
Komentet Balla i bëri teksa foli në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, ku diskutoi një sërë çështjesh, që nga procesi i integrimit të vendit në BE, te reforma zgjedhore dhe ndryshimet në ligjin për funksionimin e Kuvendit.
Balla tha se duhet të përmbyllet procesi i depolitizimit të administratës zgjedhore, teksa shtoi se Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore duhet të adresojë rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.
Sipas Ballës, është e papranueshme për një vend që synon anëtarësimin në BE, që partitë që votohen të numërojnë edhe votat e tyre.
Por Balla nuk u ndal vetëm këtu. Ai ripërsëriti ambicien e PS për një reformë më të thellë, e cila synon të përfshijë edhe zvogëlimin e numrit të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë në të paktën 101 deputetë.
“Në një nga të dielat mes 15 prillit – 15 majit 2027, Shqipëria do të mbajë zgjedhjet e radhës vendore.Të hënën Kuvendi i Shqipërisë fillon sesionin e tij të dytë të kësaj legjislature; në vjeshtë, Presidenti i Republikës do të dekretojë edhe datën e Zgjedhjeve Vendore 2027.
E pra, një detyrë tjetër kryesore dhe e përbashkët me opozitën, nëse ata duan të përfshihen, përgjatë këtij sesioni të dytë të kësaj legjislature deri në fund të korrikut, duhet të jetë finalizimi i Reformës Zgjedhore.
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore duhet të adresojë rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, ku përparësi të veçantë në vlerësimin tonë sikurse e ka thënë kryetar i Rama në asamble, ka depolitizimi i plotë i administratës zgjedhore. Duhet të marrë fund kjo qasje e papranueshme për një vend anëtar të BE-së: partitë votohen, partitë numërojnë dhe votat e tyre.
Gjithashtu, të gjithë ia themi njëri-tjetrit majtas-djathtas, në ato netët pafund të numërimit në pallatet e sportit apo palestrat e shkollave, dhe me deputetët e opozitës e bejmë këtë bisedë sa herë kemi zgjedhje. Dhe këtu duhet ta ripërsërisim me zë të lartë nevojën e nxjerrjes së rezultatit të zgjedhjeve në një kohë më të shkurtër, pse jo, të mos kryhet numërimi në qendrat e votimit.
Fakti është se, qoftë për komisionet zgjedhore partiake, qoftë për vonesën në nxjerrjen e rezultatit zgjedhor, koha nuk pret më as për zgjedhjet vendore 2027.
Reforma zgjedhore, sa i përket Kodit Zgjedhor, kërkon të paktën 84 vota në Kuvend. Por ne e kemi bërë publike ambicjen tonë për një reformë më të thellë, e cila të përfshijë edhe zvogëlimin e numrit të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë në të paktën 101 deputetë.
Ndërsa jemi të gatshëm të diskutojmë edhe propozime të tjera të natyrës kushtetuese për Kuvendin e Shqipërisë, si vend anëtar i BE-së. Reforma e fundit administrative-territoriale u miratua nga Kuvendi i Shqipërisë më 31 korrik 2014, vetëm me votat e shumicës dhe të një pjese të opozitës që pranoi të bashkëpunonte.
Pas tre mandatesh, në zgjedhjet vendore 2027 duhet të shkojmë me ndarjen e re administrative-territoriale. Prandaj, komisioni i posaçëm parlamentar i Reformës Administrative Territoriale duhet të sjellë për votim brenda kësaj legjislature ndarjen e re, e cila të udhëhiqet nga nevoja e thellimit të reformës aktuale, duke reflektuar dhe ndryshimet shumë domethënëse të këtyre viteve, që nga demografia por edhe te teknologjia, me fokus kryesor gjithmonë mirëpërgatitjen e nivelit tonë vendor për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian, ku duhet të kemi pa asnjë mëdyshje një cilësi të re të proceseve të qeverisjes vendore.
Komisioni i kësaj reforme, i referohem komisioneve të posaçme, duhet të punojë me të njëjtin intensitet si komisionet e përhershme, duke intensifikuar konsultimet publike. Duhet ta bëjmp të qarte sot se formulën e bashkëdrejtimit të këtij komisioni dhe të Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore e kemi miratuar me dakordësi. Por, në asnjë rast, nuk kemi dhënë dakordësi për të mos bërë asgjë.
Ne jemi gati t’ju dëgjojmë në respekt të atyre që ju kanë zgjedhur, por ne nuk do të jemi asnjëherë të gatshëm të presim këdo qoftë, as edhe një minutë, nëse nuk doni të punojmë së bashku, qoftë për këto dy reforma, qoftë për reforma të tjera. Nuk kemi asnjë ditë për të humbur”, tha mes të tjerash Balla.
Balla ka thënë po ashtu se objektivi kyç i qeverisë së kryeministrit Edi Rama është futja e Shqipërisë në BE para 28 nëntorit të vitit 2030. Ai shtoi se mbyllja e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE duhet të bëhet brenda vitit 2027.
Ai vijoi më tej duke thënë se PS do të kërkojë në pranverën e vitit 2029 mandatin e pestë qeverisës te shqiptarët, teksa shtoi se Shqipëria nuk ka qenë kurrë më afër me BE-në sesa sot.
“Qeveria jonë dhe grupi ynë parlamentar po e nisin këtë sesion parlamentar me bindjen tonë të palëkundur se misioni ynë kombëtar i bashkimit të plotë me Europën, s’ka qenë kurrë i qartë dhe më afër sesa sot.
Detyra e secilit prej 83 mandateve tona, s’ka qenë kurrë më e qartë sesa sot, nesër dhe për çdo ditë në 40 muajt në vijim, deri kur diku mes pranverës së vitit 2029 t’i kërkojmë popullit shqiptar mandatin tonë të pestë qeverisës, bashkë me kryeministrin tonë Edi Rama. Përgjatë kësaj kohe, 3 janë sfidat tona për Shqipërinë 2030. E para të mbyllim negociatat për anëtarësim në BE në fund të vitit 2027.
E dyta të mundësojmë ratifikimin në 27 parlamentet e vendeve anëtare të vendimit të KE-së për anëtarësimin e Shqipërisë në BE gjatë vitit 2028. Mundësisht këtu para zgjedhjeve për parlamentin europian në maj të vitit 2029. Dhe e treta që ta kemi ngritur deri në 28 nëntor 2030 flamurin tonë kuqezi në oborrin e familjes tonë europiane”, tha Balla.
Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi tha sot gjatw mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, se Shqipëria ka shënuar ritmin më të shpejtë të avancimit drejt Bashkimit Europian dhe se objektivi i vitit 2027 është ambicioz dhe dakordësuar me institucionet e BE-së.
Duke prezantuar sfidat parlamentare për Shqipërinë e vitit 2030, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, u shpreh se Parlamenti shqiptar synon të shërbejë si model për standardin etik dhe kulturën parlamentare në nivelin e vendeve të Bashkimit Europian.
“Jemi modeli për të ngritur standardin etik, kulturën parlamentare në nivelin e klubit ku duam të anëtarësohemi. Evropa ka qenë fokusi i sesionit të kaluar. Gjatë vitit të fundit shqipëeria shënoi rekord me ritmin më të shpejtë të avancimit drejt BE si nga pikëpamja e hapjes së negociatave ashtu edhe nga përmbushja e detyrimeve teknike dhe institucione. Në 17 nëntor përfundoi hapja e negociatave. Tani objektiv mbetet mbyllja e tyre deri në 2027 një objektiv i lehtë të thuhet por i vështirë të realizohet shumë ambicioz dhe nuk di me kë vend tjetër mund ta krahasojmë këtë ritëm të pritshëm. Ajo që na bën të ndihemi optimistë është se nuk është një datë e fiksuar nga ne, nuk është një premtim elektoral por një datë e dakordësuar me institucionet e BE-së”, tha Peleshi
Rama: Do të modernizojmë administratën, godinë e re për parlamentin! Braktisja e territorit nuk është opsion, kemi detyrim ndaj atyre që na besuan 83 mandate
Kryeministri Edi Rama bëri me dije planin për modernizimin e administratës së Kuvendit në aspektin teknologjik si dhe të godinës. Bëhet fjalë për një godinë të re me më shumë hapësirë dhe energji pozitive për vijim e punës së deputetëve.
Rama thotë se braktisja e territorit nuk është një opsion dhe se është detyrim i secilit për të dalë përpara qytetarëve që u besuan votën në vitin 2027, për t’i dhënë lajmin se negociatat me BE janë mbyllur.
“Aspekti i ndryshimeve brenda për brenda pushtet legjislativ, që e filluam me komisionet, qoftë nga kryetrarët e komisioneve, anëtarët për të diskutuar, do dëgjojmë se çfarë opinioni keni lidhur me këtë formulë të re që kemi me ndarjen e komisioneve dhe duhet ta vazhdojmë me administratën e kuvendit e cila themi se kemi kohë që duhet të modernizohet dhe duhet të mbështet nga një transformim i rëndësishëm teknologjik dhe nga ana tjetër duhet sigurisht të vendosim edhe piketat me një kalendar të qartë për godinën e re të Kuvendit të Shqipërisë, këto shkojnë bashkë me një drejtim, asnjëra nga këto nuk pengon një pjesë të madhe të punës që bëjmë, por këto bashkë ndihmojnë për ti dhënë më shumë hapësirë dhe energji pozitive punës së deputetëve dhe duhet të mos e ndërpresim punën që filloi shumë mirë pas zgjedhjeve në territor.
Ribraktisja e territorit nuk duhet dhe nuk do mund të jetë një opsion për këtë grup parlamentar. Sa i përket kësaj do flasim në asamblenë e ardhshme kombëtare së shpejti, por dua ta theksoj pasi besoj se 83 mandatet e kërkojnë këtë me një ngulm të panjohur më parë, 83 mandate imponojnë shumë gjëra për këtë forcë politike, duke nisur nga detyrimi që fundin e 2027-ës ne të dalim para atyre që na i dhanë 83 mandate dhe tu themi që ne e bëmë atë për të cilën u kërkuam votën, i mbyllëm negociata me BE, i mbaruam detyrat tona, pastaj detyra tjetër është pjesa e këmbënguljes poltike", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama është shprehur se të gjithë deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste duhet të mbahen të informuar mbi procesin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Komentet Rama i bëri gjatë një takimi me Grupin Parlamentar të PS-së, në hapje të vitit të ri kuvendor.
Rama paralajmëroi gjithashtu, se takime të tilla me deputetët socialistë si ky i sotmi, do të zhvillohen çdo muaj, me qëllim shkëmbimin e më shumë informacioni.
“Kjo është pjesa që lidhet me fazën përpara përmbylljes së negociatës mbi cilindo tekst. Duhet shumë me tepër punë për t’u shpjeguar me grupin dhe për të dëgjuar nga grupi. Duhet më shumë informacion i ndërsjelltë, pasi të gjithë deputetët mund të kontribuojnë në një proces draftimi.
Kështu që këtë format të sotëm, që është një format i domosdoshëm për më tutje, natyrisht jo me të gjithë ngarkesën e sotme, por me pika specifike dhe me një pikë gjithmonë të përbashkët për procesin e negociatave për draftet që janë në proces, për draftet që vijnë më pas, do ta zhvillojmë çdo muaj”, tha mes të tjerash Rama.
Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme të qeverisë dhe grupit parlamentar, vuri theksin tek sfida e anëtarësimit në BE. Rama foli për kushtet e vështira që BE i ka vendosur Shqipërisë.
Ndër të tjera ai udhëzon kolegët e tij të mos krahasojnë Shqipërinë me vendet e tjera të Evropës.
“Procesi i diskutimeve dhe rigatimit te ligjeve që kanë të bëjnë me anëtarësimin në BE është vonuar apo është marrë lehtë si një proces ne kemi të fusim duart sipas opinioneve tona. Nuk e kemi këtë liri. Kemi lirinë për të negociuar. Nuk kemi lirinë që pasi negociojmë të diskutojmë. Që d.m.th. negociatat mbi një draft që hyn në të gjithë mekanizmin e gjerë dhe kompleks të arkitekturës së ligjit evropian, negocimet me komisionin, i imponohet qeverisë dhe vjen në parlament. Në momentin kur vjen në parlament duhet miratuar, jo diktuar sepse që t’i hyjmë diskutimit ë ligji të tillë duhet të ridiskutojmë a duhet të hyjmë ë në BE apo jo.
Me të drejtë disa shokë dhe kolege bëjnë gabimin që bëja un deri kur e mësova që nuk duhej bërë. Marrin një draft që vjen nga qeveria pasi është dakordësuar me komisionin dhe fillojnë referohen vendeve të tjera të BE. Miqtë e mi, këtë gjë po e ndaj me ju si eksperiencë dhe duke shprehur që ju e dini që unë nuk jam lehtësisht i përthyeshëm, ju ftoj të jeni të gjithë të përthyeshëm në këtë pikë. Që ta bëni si Franca duhet të jeni Franca, ju jeni Shqipëria.
Kjo nuk ndodh vetëm me Shqipërisë. I gjithë procesi i anëtarësimit ka sjellë rëndim të kushteve për atë që ka ardhur më pas. Ata që kanë hyrë në fillim në BE e kanë pasur shumë më të lehtë procesin dhe janë bërë anëtarë me shumë më pak kushte. Kanë qenë shumë më të papërgatitur sesa ne sot. Pastaj kanë ardhur ata më pas që kanë pasur më shumë kushte se ata. Tani jemi ne vendet e Ballkanit Perëndimor që kemi kushte që as Kroacia nuk do ti merrte dot me mend”, tha Rama.
Jo vetëm mjedisi, por edhe siguria ushqimore, janë dy kapitujt sfidues në rrugën drejt integrimit europian. Kryesocialsiti Edi Rama në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar mblodhi grupin e PS për t’i kujtuar afatin se brenda vitit 2027 duhet të plotësohen të gjitha kushtet për integrimin e BE, një premtim i dhënë shqiptarëve të cilët në zgjedhjet e 11 majit i besuan 83 mandate.
“83 mandate imponojnë shumë gjëra për këtë forcë politike, duke nisur nga detyrimi që fundin e 2027-ës ne të dalim para atyre që na i dhanë 83 mandate dhe tu themi që ne e bëmë atë për të cilën u kërkuam votën, i mbyllëm negociata me BE, i mbaruam detyrat tona, pastaj detyra tjetër është pjesa e këmbënguljes politike", tha Rama.
Vetë kryeministri e pranon se me nivelin e ulët të sigurisë ushqimore që vendi ynë ka aktualisht, jemi të panitegrueshëm në BE. Shefi i qeverisë thotë se janë në negociata me BE që vendit tonë t’i lihet një fazë e ndërmjetme 5-vjeçare, me qëllim që kushtet për të kapitull të plotësohen deri në 5 vite pas anëtarësimit, që synohet deri në vitin 2030. Një metodë të tillë Shqipëria e ka negociuar me BE edhe për kapitullin e mjedisit, ku është rënë dakord shtyrja e afatit për plotësimin e kushteve vetëm për këtë kapitull.
“Jemi duke negociuar periudhat e ndërmjetme, pas momentit të anëtarësimit, që t’i japim mundësi vendit të jetë i gatshëm të përmbushë kriteret, për të qenë bashkë familjes europiane. Kjo nuk bëhet ekskluzivisht për ne, është pjesë e mekanzimit të anëtarësimit, e kanë bërë vende përpara nesh. Kroacia ka negociuar dhe ka arritur të marrë 10 vjet fazë të ndërmjetme, për përmbushjen e kritereve në aspektin mjedisor. Ne i referohemi atij rasti dhe bazuar me atë precedent, do mund të marrim lehtësi të tillë. Beteja kryesore është për sektorin e prodhimit ushqimor, për prodhuesit në fshat, për sipërmarrjen. Në kushtet e sotme , ne jemi të paintegrueshëm në BE, për shkak të nivelit të pamjaftueshëm të sigurisë ushqimore. Po përpiqemi të fitojmë një fazë të ndërmjetme, 5 vjet pas anëtarësimit, përgatitjet duhet të fillojnë tani. Rrugët e Shqipërisë ishin dhe tregje ushqimore, edhe thertore. Duke u kthyer pas në vitin 2013, të gjithë kalonin filmin e kujtesës, gjënë e gjallë që therej në rrugë. Apo të gjitha autostradat e Shqipërisë, ishin lënë rrugëve, ishin kufizuar nga tezgat dhe tregjet informale ushqimore. Shumë përparim është bërë, por jemi ende larg. Duhet të dimë çfarë do thotë kjo. Në momentin e anëtarësimit dhe kur përfundon periudha e ndërmjetme, asnjë ushqim i prodhuar në Shqipëri, nuk mund të shitet përveçse në Shqipëri. Edhe në Shqipëri, ushqimet mund të bllokohen sepse nuk përmbushin kriteret e sigurisë. Skenari më pesimit, gjithçka që haet, importohet. Duhet super punë, por edhe super vendosmëri, për të mos faluar asgjë dhe askënd në emër të nevojës, që të vazhdojë të punojë. Puna për t’u bërë është shumë e madhe.", theksoi Rama.
Ishte i qartë me deputetët socialistë kur u tha se për këtë çështje nuk duhet të falin asgjë dhe askënd.
“Shumë përparim është bërë, por jemi ende larg. Duhet të dimë çfarë do thotë kjo. Në momentin e anëtarësimit dhe kur përfundon periudha e ndërmjetme, asnjë ushqim i prodhuar në Shqipëri, nuk mund të shitet përveçse në Shqipëri. Edhe në Shqipëri, ushqimet mund të bllokohen sepse nuk përmbushin kriteret e sigurisë. Skenari më pesimit, gjithçka që haet, importohet. Duhet super punë, por edhe super vendosmëri, për të mos faluar asgjë dhe askënd në emër të nevojës, që të vazhdojë të punojë. Puna për t’u bërë është shumë e madhe.", theksoi Rama.
Komente












Mire do ishte te blehen 5-6 avjon Dassault Rafale , model super per mbrojtjen
PërgjigjuPo per korrupsionin qe ka pushtuar qeverine dhe administraten ca do bej ky krye-hajdut?
PërgjigjuLERE USHQIMIN MIR ZAGAR..PO NA JEP LLOGARI PSE NUK MARRIM ME FONDET E IPARDIT....NGA BE...
PërgjigjuKa lezet. Deputete qe nuk vjedhin.
Përgjigju