Rama në Durrës: Igli Cara, çun i mirë po është pjesë e 'zorrës qorre'! Baca’ nuk është në fletë votimi, keni ‘Like Floririn’! Me ta nuk bashkëpunojmë

DURRËS-  Kreu i qeverisë, Edi Rama e cilëson dyshen Meta-Berisha si ‘zorra qorre e Shqipërisë’ që të lë në të shkuarën. Nga Durrësi, Rama tha se nuk e kupton se si ka njerëz që shkojnë ende pas Berishës që nuk e përmend me emër por i referohet si ‘non grata’ ose ‘Baca’. Në fokus kishte zgjedhjet vendore të 14 majit, ndaj tha se nuk ka rëndësi sesa i mirë mund të jesh për aq kohë sa lë emrin dhe reputacionin si pjesë të ‘zorrës qorre’ duke iu referuar Igli Carës. Sipas Ramës nëse përballë do të kishe dy zgjedhje një burrë dhe një grua, s’do mend që zgjedhja do ishte kjo e dyta.

Teksa kujton vendimin e Kolegjit Zgjedhor që i rrëzoi kërkesën për të qenë drejtues i koalicionit opozitar, kryeministri shtoi se ‘Baca’ nuk është as në fletë votimi, por është ‘Like Floriri’ (Ilir Meta). Megjithatë është i prerë që qeveria nuk do të ketë bashkëpunim me ta në rast se fitoren në bashkinë Durrës e merr kandidati opozitar Igli Cara dhe jo Emiriana Sako.

 “Edhe me dasht me bashkëpunu me ta, nuk dinë, plus edhe nuk duan e kompletohet e gjitha. Durrsakët s’duhet të shohin majtas e djathtas. Këto janë zgjedhje për të bërë më shumë punë. Kjo është zgjedhje. Nuk është a je me PS apo PD se nuk ka edhe me PD apo me atë zorrën qorre. Kjo është zgjedhje, me të ardhmen apo të shkuarën, do të shkosh përpara apo të kthehesh mbrapa”, tha Rama.

Rama ishte në Durrës për të mbajtur premtimin e mbjelljes së pemëve. Nga Porto Romano tha se aty gjendej plaga e madhe e qytetit, ndërsa sot mbjellin pemët që do qëndrojnë pas shumë fushatave për të shtuar gjelbërimin në qytetin bregdetar.

“Deri pak vite më parë këtu gjendej një plagë e madhe e qytetit të Durrësit, fusha e mbledhjes së plehrave prej shumë dekadash, e cila ishte kthyer edhe në një skemë ku trupat e televizioneve të huaja vinin për të xhiruar e për të bërë kronika tejet të zymta për Shqipërinë.

Sot është realitet 100% ndryshe, i transformuar nga një hapësirë ku kishte vetëm plehra dhe kafshë që vinin rrotull mes tymit në një hapësirë e cila së shpejti do të gjallërohet nga gjithë ata të rinj e të reja që kanë dëshirë të aktivizohen në sport por edhe nga familje në ditët e pushimit apo orët e pasdites që do të duan të kalojnë në një mjedis mes gjelbërimit dhe i patrazuar nga zhurmat e makinave.

Pemët do të qëndrojnë pas shumë e shumë fushatave për t’i bërë hije tokës e për të shtuar përmasën e gjelbërt”, tha Rama.

Rama u ndal edhe te marrëveshjet që do të sjellin zhvillimin e qytetit të Durrësit. Kreu i qeverisë tha se së bashku me kryebashkiaken aktuale janë gati të finalizojnë një marrëveshje që do të sjellë në Durrës akademinë elitare të një prej ekipeve të futbollit më të rëndësishëm në botë që do të ndihmojë edhe fëmijët, të cilët e kanë pasion këtë sport.

Një koment e pati edhe për të rinjtë. Rama tha se ekziston tendenca që të largohen drejt vendeve të zhvilluara por janë të paktë ata që bëjnë krahasimin e shpenzimeve.  

“Tendenca për të menduar se është më mirë atje se do i gjej gati dhe këtu do të duhet të pres pasi Gjermania nuk krahasohet me Shqipërinë, por gjërat janë pak më ndryshe në shumë aspekte. Shumëkush krahason rrogat por pakkush shkon më tutje që të pyesë sa janë atje shpenzimet e sa janë këtu, sa pjesë të rrogës ta merr shteti dhe sa pjesë të rrogës këtu. Këtu fillon ndryshon pak raporti, pastaj rritja e pagave këtu është domosdoshmëri”, tha Rama.

Ndër të tjera u shpreh se Durrësi do të ketë sërish ndryshime si projekti për stadiumin apo porti turistik me atë tregtar që do të nxisin punësimin dhe do të zhvillojnë ekonominë në këtë qytet.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:34
Rama fushatë në Durrës: Kur ke zgjedhje për një burrë dhe një grua, normal që zgjedh të dytën! Mos votoni Non Gratën, ‘Baca’ s’është as në fletë votimi, keni ‘Like Floririn’

 

Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në Durrës, ku krah kryebashkiakes së Durrësit Emiriana Sako dhe të rinjtë ironizoi koalicionin Berisha-Meta.

Pasi i cilësoi si zorrë qorre, sot Rama e ka cilësuar Berishën si “Baca” ndërsa Metën si “Like Floriri”.

"Ajo që duhet është më shumë  sesa ju të votoni për Anin, sepse kjo s’ka diskutim ju e keni nda mendjen. Unë këtë se konsideroj si të mjaftueshme, ju të merrni më tepër vota sesa familja juaj për Ani, që t’i ftoni të gjithë që ta votojnë.

Po të mos ishte vota do ishin derrat, rosat dhe buallicat që hanin mes plehrave, ajo pamje ferri mos të ishte vota s’do ishim duke mbjellë pemë, do ishim duke sharë, duke ndotur autistikisht mjedisin.

Se po të mos ja vlente vota, s’do kishte ndryshim.

S’ka rëndësi kush është i majtë dhe i djathtë për punët e mira duhen ata që e bëjnë punën më mirë. Kur ke një zgjedhje mes një grua dhe një burri si mund të zgjedhësh një burrë, unë se kuptoj dot. Durrësi është sot me i pastri i Shqipërisë.

Ai çuni i mirë, nuk është i mirë që vë emrin, reputacionin e traditën e emrit të vetë, zorrës qorre.

Berisha dhe Meta janë zorrë qorre të Shqipërisë. Sesi mund të jesh ende me Non Gratën unë se kuptoj. Në fletë votimi është Like Floriri, nuk është ‘Baca’. Po për çfarë do e votosh këta, këta që duan të bëjnë betejë me qeverinë Tiranë dhe ta kthejnë Bashkinë në Kështjellë?

Kjo s’i duhet asnjë demokrati të Durrësit, fare. Ne jemi në një proces që po bëjmë punë të mëdha."- tha Rama. 

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zylyf Durrsi: 25/04/2023 11:37

    Igli Cara,i telefonuar nga Olldashi nga kabina e bencit te permbysur.I pari qe shkoi ne vendngjarje.Pse?Cfare beri atje "njeriut i mire"?Zhdukur provat,morì dashnore e Olldashi,gruan e Celibashit,e coi te trauma dhe prej andej...ne Maqedoni per kurim spitalor.Ndaj eshte "djale i mire".

    Përgjigju
  • Durresi: 24/04/2023 21:50

    po pse te jete ndryshe per kryetarin socialist apo demokrat ne durrsaket duam IGLI CAREN si djalin durrsak me shume vlera.

    Përgjigju
  • klea: 24/04/2023 12:28

    nje vend i gjelber nje jete me e shendetshme

    Përgjigju
  • Kleo: 24/04/2023 12:27

    I ka ik mundi kot te shkretit

    Përgjigju
  • Arbërori: 24/04/2023 12:26

    Po po se ti je duke e promovera shkollën Serboruse në Durrës o Edvin shkjau shqipfolës o tradhtar i qelbur

    Përgjigju
    • e drejta: 25/04/2023 09:46

      EDI RAMA JE ME I MIRI I TE GJITHEVE...QENTE S E R B E LE TE LEHIN NE SHKOJME PERPARA, KURRE ME MBRAPA

  • Fiona: 24/04/2023 12:26

    Edi te pakten eshte realist edhe e thote kur nje kandidat eshte njeri i mir por pjese e llumit

    Përgjigju
  • urim: 24/04/2023 12:23

    Po kur jane te sakte pse mos ti lavderosh po kane zgjedhur anen e gabuar

    Përgjigju
  • titi: 24/04/2023 11:31

    bravo nje shqiperi e gjelbert eshte nje shqiperi me e bukur

    Përgjigju
    • XXL: 24/04/2023 18:40

      Lehje sufllaqexhinjsh

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë