Kolegji Zgjedhor vendos, emri i Sali Berishës s’do të jetë në fletën e votimit, por ai i Metës! Edhe logo e PD do jetë në fletë, koalicioni opozitar s’e donte

TIRANË- Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar përfundimisht Koalicionin Berisha-Meta duke vendosur që në fletën e votimit për kandidatë për Këshilla Bashkiakë të vendoset emri i Ilir Metës si drejtues i koalicionit dhe jo ai i Sali Berishës. Po ashtu, Kolegji Zgjedhor vendosi që logot e partive të vihen krahas fletës së votimit për kryetarë bashkie, që do të thotë në fletën e votimit do të jetë edhe logoja e Partisë Demokratike. Ky vendim është përfundimtar dhe nuk mund të ankimohet, kështu që Sali Berisha e humb betejën në të gjitha shkallët, në KQZ, KAS dhe Kolegj Zgjedhor.

Koalicioni opozitar kishte kërkuar që të hiqej nga fleta e votimit logoja e Partisë Demokratike, pasi ata pretendonin se penalizoheshin kandidatët e Berishës pasi logo do bënte konfuz votuesit. Por, në fakt pas vendimit të KAS dhe Kolegjit Zgjedhor, logoja e PD do të jetë në fletën e votimit, krah kandidatëve të saj. Ashtu siç do të jenë të gjitha logot e partive të tjera.

Ndërkohë, Kolegji Zgjedhor la në fuqi vendimin e KAS për të vënë emrin e Ilir Metës në fletën e votimit si drejtues të koalicionit opozitar. Ndonëse koalicioni opozitar kërkonte që të vihej emri i Berishës, Kolegji e rrëzoi dhe krahas emrave të kandidatëve për Këshilltarë Bashkiakë në fletën e votimit do të vendoset emri i Metës.

Përfaqësuesit i koalicionit, Altin Kazizaj paraqiti edhe një kërkesë të tre pjesëtarëve të koalicionit, Ilir Metës, Nard Ndokës dhe Vangjel Dules, në të cilën shprehej dakordësia për të vënë emrin e Berishës në fletën e votimit. Kazizaj tha se është e drejta e kolaicionit që të vendosë se cilin emër duan në fletën e votimit.

“Është e drejta koalicionit të vendosi se cili është personi që udhëheq këtë subjekt zgjedhor”, tha Kazizaj.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi ligjor i PD-së, Indrit Sefa tha para trupës gjykuese së kërkesa e Bashkë Fitojmë duhej të rrëzohej, pasi drejtuesi i koalicionit është Ilir Meta dhe jo Sali Berisha.

“Partia e Lirisë udhëheqëse e koalicionit. Emri që duhet të pasqyrohet është emri i udhëheqësi të koalicionit. Prandaj emri i Metës duhet të jetë në fletën e votimit”, tha Sefa.

vendimin e zbardhur të KAS thuhej se në fletën e votimit nuk vendosej emri i Berishës për shkak se ligjërisht ai dhe grupimi i tij politik nuk janë në zgjedhje dhe pjesë e koalicionit dhe për pasojë Berisha nuk mund të jetë ligjërisht drejtues i tij.

Fillimisht, koalicioni Berisha-Meta kishin vendosur që në fletën e votimit për Këshilla Bashkiakë të mos vendosnin asnjë emër, duke e lënë bosh hapësirën në fletën e votimit. Por ky vendim u ankimua nga PD dhe KAS vendosi që në fletë krahas kandidatëve të vihej emri i Ilir Metës. Ky vendim më pas u ankimua nga koalicioni Berisha-Meta në Kolegjin Zgjedhor, por trupa gjykuese e rrëzoi.

Fleta e votimit për kandidatë për kryebashkiakë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:41
Kolegji Zgjedhor rrëzon sërish Berishën, në fletën e votimit do vendoset emri i Ilir Metës

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar sërish koalicionin Bashkë Fitojmë. Ata kishin kërkuar që emri i Ilir Metës të hiqe nga fleta e votimit dhe të vendosej ai i Sali Berishës, por vendimi i rrëzua. Përfundimisht në fletën e votimit për këshilltarë bashkiakë do të jetë emri i Metës.  

Ora 19:19
‘BF’ kërkon heqjen e emrit të Metës nga fleta e votimit, përfaqësuesi i PD në Kolegjin Zgjedhor: Të rrëzohet kërkesa, Berisha nuk është udhëheqësi i koalicionit

Përfaqësuesi Ligjor i PD-së, Indrit Sefa ka kërkuar në Kolegj Zgjedhor që të rrëzohet kërkesa e koalicionit Bashkë Fitojmë për të vendosur në fletën e votimit emrin e Sali Berishës dhe jo të Ilir Metës. Sefa tha se Kodi zgjedhor e përcakton qartë se në fletën e votimit duhet të vendoset emri i Ilir Metës, pasi ai është udhëheqësi zgjedhor.

"Kjo padi duhet rrëzuar për mungesë legjitimi të palës për sa kohë pala s’ka ankimuar vendimin e KQZ. Është futur si palë e interesuar për ankim të paraqitur nga PD. S’mund të vijë të kërkojë ndryshimin e një vendimi që nuk e ka ankimuar. Është detyrim ligjor, përsa kohë që është detyrim, patjetër që do jetë e pasqyruar.

Partia e Lirisë udhëheqëse e koalicionit. Emri që duhet të pasqyrohet është emri i udhëheqësi të koalicionit. Prandaj emri i Metës duhet të jetë në fletën e votimit. "Të gjitha të drejtat e detyrimet i takojnë partisë udhëheqëse" thuhet në kodi zgjedhor.

Është shteruar ky argument me vendim të KAS dhe me vendim të kolegjit zgjedhor në 2021. Fakt tjetër është që s’mund të ketë disa subjekte zgjedhore të pasqyrohen në mënyrë të pabarabartë në fletën e votimit. S’mund të kemi në fletët e votimit palë të pabarabarta mes subjekteve në fletët e votimit me informacione të barabarta e në këtë të drejtim KAS vendosi drejtë për të rrëzuar vendimin e komisionerit për mos vendosje emri. Kjo padi duhet të rrëzohet se pala e interesuar s’mund të kërkojë ndryshimin e një vendimi kur se ka ankimuar, i kanë kaluar të gjitha afatet ligjore", tha ai.

Ora 19:12
‘BF’ kërkon të heqë emrin e Ilir Metës nga fleta e votimit, Kaziaj: Pse përbën shqetësim emri i Berishës? KAS: Nuk rezulton pjesë e asnjë subjekti politik

 

Përfaqësuesi ligjor i koalicionit opozitar, Altin Kaziaj ngre pyetjen përse përbën shqetësim emri i Sali Berishës në vend të Ilir Meta në përmbajtjen e fletës së votimit për kandidatët për anëtarë të këshillit bashkiak në të 61 bashkitë e vendit. Ai përdor argumentin se koalicioni ka të drejtë të vendosë emrin e personit që duan ta udhëheqë koalicionit.

Ndërsa përfaqësuesi i KAS thotë se Berisha nuk rezulton pjesë e ndonjë subjekti politik ndaj s’mund ta përdorin pasi vetëm Ilir Meta rezulton udhëheqës i koalicionit.

Kaziaj: Pse emri i Berishës shqetëson? Neni 64 e qartëson sesi regjistrohen partitë politike. Por kjo nis ne vendimin absurd, për herë të parë në histori që një organ kolegjial si gjyqësor KAS që vendos se kush është kryetari i PD. Por pavarësisht kësaj, është e drejta koalicionit të vendosi se cili është personi që udhëheq këtë subjekt zgjedhor.

KAS: Berisha nuk rezulton pjesë e ndonjë subjekti politik pjesë e koalicion. Nuk rezulton as pjesëmarrës në këto zgjedhje. Kësisoj nuk mund ta vendosim emrin e tij në fletën e votimit. Partia e Lirisë udhëheqëse e koalicionin Bashkë-Fitojmë dhe Meta është drejtues i saj.

Ora 18:56
‘BF’ kërkon të heqë emrin e Ilir Metës nga fleta e votimit, përfaqësuesi ligjor në Kolegj: Tre drejtuesit e koalicionit duan emrin e Berishës! PD: Të mos administrohet kërkesa

 

Kolegji Zgjedhor u mblodh për të shqyrtuar ankimin e koalicionit Bashkë Fitojmë, të cilët kërkojnë që të hiqet emri i Ilir Metës nga fleta e votimit dhe të vendoset ai i Sali Berishës. Përfaqësuesi Ligjor, Altin Kaziaj dorëzoi një kërkesë në Kolegj dhe tha se të tre përfaqësuesit e subjekteve politike të koalicionit bashkë fitojmë kërkojnë që emri Sali Berisha të vihet përbri emrit të kandidatit të koalicionit bashkë fitojmë në fletën e votimit.

“Është një shkresë e nënshkruar nga tre kryetarët e subjekteve, duke vënë një dakordësi me caktimin e drejtuesit të koalicionit, në emrin përbri, që është deputeti Sali Berisha. Të tre përfaqësuesit e subjekteve politike të koalicionit bashkë fitojmë kërkojnë që emri Sali Berisha të vihet përbri emrit të kandidatit të koalicionit bashkë fitojmë në fletën e votimit. Të merret parasysh nga ky kolegj duke e administruar si provë dhe pastaj e bëjmë edhe publike”, tha ai.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi ligjor i PD-së, Indrit Sefa kërkoi që kjo kërkesë të mos administrohet.

Paditësi s’ka bërë ankim ndaj vendimit të KQZ. Ai që ka vënë në lëvizje, ai që është ankuar kundër vendimit të KQZ, është PD. Nuk ka pasur ankime ndaj vendimit të KQZ. Subjekti s’ka dashur në atë moment pasqyrimit e asnjë emri. I ka lënë një orë afat për të sjellë një emri prej tre anëtareve. Ky proces s’mund të vijë me kërkesa të tilla që cenojnë vendimin e KQZ dhe KAS. Kërkoj të mos administrohet si provë, ishte data 16 mars e regjistrimit të koalicionit, ishte edhe mundësia e fundit në datë 17 dhe kjo e drejtë nuk është shfrytëzuar në asnjë moment, nuk u paraqit as në KAS.

Ora 18:25
Kolegji Zgjedhor rrëzon Koalicionin Berisha-Meta, logo e partive do të jetë në fletën e votimit

 

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar Sali Berishën. Kolegji vendosi që logot e Partive dhe/ose të Koalicioneve do të qëndrojnë në fletën e votimit.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arben: 21/04/2023 20:24

    PD e Alibeaj duhej te lejonte Berishen te ishte ne fleten e votimit pastaj te kerkonte perjashtimin e koalicionit Meta-Berisha nga zgjedhjet. Me nje non-grata nga SHBA nuk mund te rregjistrohesh ne zgjedhje (ne kushtetuten e Shqiperise duhet te vendoset kjo).

    Përgjigju
    • Unë propozoj, ju miratoni:: 22/04/2023 02:14

      100% nuk miratohet kërkesa e juaj. Sali Berisha është përjashtuar prej zhelesh nga PD, s'ka shans më të kthehet. U përdor e tani e shpallën nongrata, ai mund të ndjehet i fyer por kështu ndodh kur nuk të zgjedh populli por bossin. Pasuria e tij do i ofrohet si joshje për trashëgimtarin e ardhshëm si ai ma të zotë në PD.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë