Rama në Durrës, kryebashkiakja flet për rindërtimin: 145 objekte kanë përfunduar, 458 gati në janar!

Kryeministri Edi Rama ishte ditën e sotme në qytetin e Durrësit ku ka inspektuar punimet në pallatet e dëmtuara nga tërmeti. Kryebashkiakja e qytetit bregdetar, Emirjana Sako dha shifra, duke bërë të ditur se kanë përfunduar punimet në 145 objekte, prej të cilave përfitojnë 300 familje. Ndërkohë, 458 të tjera do të përfundojnë brenda janarit.

“145 objekte kanë përfunduar, 300 familje do i zbresim nga bonusi. 458 objekte presim të përfundojnë brenda janarit. 157 të tjera do të ketë një afat, fillon në dhjetor dhe parashikohen të mbarojnë në shkurt”, tha Sako.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama dha edhe një sugjerim sa i përket fasadës së pallatit.

“Këtë të ngjyrën e errët silleni këtej, se është më e bukur se kjo e verdha”, tha Rama.

 

 


Lajmi kryesor:

Rama në një shkollë në Durrës, batuta vë në siklet drejtoreshën: Të ka dalë nami që je shtrigë! Si ka mundësi që në këtë zonë rriten çunat e jo gocat? (VIDEO)


B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion