Rama në Durrës për kanalet ujitëse
Dako: Kemi investuar 60 mln lekë 

Rama në Durrës për kanalet ujitëse<br />Dako: Kemi investuar 60 mln lekë 
Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kryetari i bashkisë së Durrësit, Dako ka ndjekur nga afër punimet për rivitalizimin dhe vënien në funksion të kanaleve ujitëse që rikthejnë nën ujë 6 mijë hektarë tokë bujqësore.
 
Kryebashkiaku i Durrësit tha se kjo zonë ishte lënë në harresë për më shumë se dy dekada.
 
Rezervuarin e hapëm 2 muaj më parë, tani realizuam edhe këtë kanal vaditës. Ka një vlerë të punimeve rreth 60 milionë lekë. Janë rreth 5 mijë familje, të cilat merren me bujqësi dhe përfitojnë nga ky investim. 25 vjet që ky kanal i ndërtuar në atë kohë, por që nuk ka funksionuar asnjëherë” - tha Kryetari i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako.
 
Punimet për këtë investim të ndarë në dy faza priten që brenda dy javësh të  kenë përfunduar.
 
Arteria kryesore është 7 kilometra dhe kanalet e dyta janë rreth 21 kilometra, të cilët u vunë në punë brenda 30 ditëve dhe vunë gati 5-6 mijë hektarë në ujë për këtë periudhë.
 
Faza e parë ka përfunduar dhe skema tjetër përfundon brenda 10-15 ditësh. I kemi kushtuar shumë rëndësi veprave të artit për hyrjen e familjarëve,  ura, me mjete, me këmbësorë, plus dhe pastrimet janë bërë në mënyrë perfektë
” – u shpreh drejtuesi i punimeve.
 
Kishte 10 vjet që nuk hapej as porta. 10 vitet e fundit që nuk kishte ujë fare, sepse nuk lëvizte porta. Tani është bërë kanali me beton, gjë e mirë” – tha një fermer i fshatit Manëz.
 
Rehabilitimi i sistemit të ujitjes e kullimit është pjesë e rëndësishme e programit të qeverisë për rimëkëmbjen e bujqësisë, me ndikim pozitiv që në sezonin e ardhshëm bujqësor jo vetëm në rritjen e ekonomisë së familjeve fermerë, por edhe të ekonomisë kombëtarë.

rama durres
 
Më pas kryeministri u ndal për të parë nga afër punimet për rikonstruksionin e rrugës Vrinë- fshati Rinia e cila më parë ishte e pakalueshme nga gropat. Ndërhyrja në këtë rrugë kap një vlerë investimi prej 81 milionë lekë
 
Rruga lidhet me bregdetin dhe vitet e fundit është rritur frekuentimi i kësaj zone nga pushuesit. Edhe aty u hap kantieri i punës për rikonstruksionin e saj, një investim prej 81 milionë lekë.
 
Kjo është një rrugë 5.5 kilometra, që i shërben afro 5 mijë banorëve të kësaj zone. Kjo është zonë jo vetëm industriale, bujqësore por dhe zonë turistike, sepse përfundimi i kësaj rruge lidh autostradën me bregdetin. Pra, është një plazh i ri, një zonë e re për të zhvilluar dhe këtë vit ka pasur shumë pushues” – u shpreh kryetari i Bashkisë, Vangjush Dako.
 
Rikonstruksioni i rrugës u realizua një vit pasi iu premtua banorëve të zonës, të cilët Kryetari i Bashkisë i siguroi për investime të tjera në infrastrukturë.
 
Ka një popullim shumë të madh dhe të banorëve të rinj, por dhe të turistëve ditor nga Durrësi, sepse është një plazh shumë i pastër, ka një rërë shumë të mirë.
 
Këtu janë gjithë qytetarë të rinj, të ardhur nga përmbytja e Fierzës, në viti ’94 -’95, bashkia i ka ardhur goxha në ndihmë, si me përmirësimin e infrastrukturës dhe me legalizimet ,por dhe me urbanizimin në përgjithësi. Rrugën ua premtuam në fushatë dhe pothuajse në një vit e realizuam
” – u shpreh kryetari i Bashkisë.​

rama durres



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Morali fake i gazetarëve inkuizitorë që janë opozitarë në Tiranë dhe qeveritarë në Prishtinë

Morali fake i gazetarëve inkuizitorë që janë opozitarë në Tiranë dhe qeveritarë në Prishtinë