Rama: Ne europianë, ata rrugaçë
do matemi kush është më i gjatë!

Rama: Ne europianë, ata rrugaçë<br />do matemi kush është më i gjatë!
TIRANE - Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e dhënë nga UEFA për ndeshjen Serbi-Shqipëri, duke e cilësuar atë si një vendim të padrejtë, teksa shton se mbështet Federatën Shqiptare të Futbollit për ta apeluar këtë vendim.

Në një deklaratë për mediat, pyetjes së gazetarëve, se a ja vlen të jesh kaq europian pavarësisht akuzave të bëra nga zyrtarët e lartë serb, Rama i është përgjigjur, se Shqipëria dhe zyrtarët tanë, nuk kanë zgjedhur të bëjnë rrugaçin, duke iu referuar akzuave të Serbisë.

Sipas kryeministrit Rama fakti që dikush sillet në këtë mënyrë, nuk do të thotë që t’i kthehesh në atë mënyrë, dhe as të imitohet një mënyrë e tillë arsyetimi.

“Dhe fakti që dikush sillet me ty si rrugaç nuk është arsye që ti t’i kthehesh si rrugaç. Këto janë gjëra që na i kanë mësuar prindërit të gjithëve qëkur kemi qenë fare të vegjël, pa e ditur se në një ditë do të duhet të luftonim për identitetin tonë europian dhe do duhej të futeshim në Bashkimin Europian. Janë principe bazë të një edukate dhe të një tradite që në këtë rast na vlen për të kuptuar thjesht se si duhet të reagojmë.” theksoi Rama

edi rama

Rama: Nëse do silleshim si ata, do ishim po aq të dobët
Kreu i ekzekutivit u shpreh se kjo mënyrë e të reaguari të palës shqiptare erdhi jo si një detyrim i ndërkombëtarëve, duke iu referuar BE apo NATO, por siç nënvizoi kryeministri për të qenë vetvetja: europianë.
 
Duke shtuar më tej, kryeministri i Shqipërisë, tha se nëse do të zgjidhte që t’i përgjigjej palës serbe me gjuhën e forcës dhe jo me forcën e gjuhës, Shqipëria do të ishte po aq e dobët sa Serbia.

Në këtë kontekst kryeministri theksoi se Shqipëria, si dhe ekipi kombëtar ka dalë me fituar nga kjo ngjarje, falë qëndrimit europian, ndërsa ripërsëriti se ky do të jetë sërish qëndrimi shqiptar.
 
“Së fundi, e përsëris, ne nuk na bën europianë nevoja për të imituar dikë. As na detyron njeri të jemi europianë ose të sillemi si europianë. As Bashkimi Europian, as NATO, as ndonjë forcë e mbinatyrshme. Jo! Është qenia jonë që na shtyn drejt vetvetes. Më falni, por nëse ju do të mendoni se do të ishim më të fortë po t’i përgjigjeshim palës tjetër me gjuhën e forcës dhe jo me forcën e gjuhës, siç i jemi përgjigjur; me arsyen e forcës dhe jo me forcën e arsyes, siç i jemi përgjigjur, unë mendoj se do të ishim po aq të dobët sa pala tjetër. Përtej valës së momentit të parë që përfshiu, fatkeqësisht, edhe shumë media prestigjioze, jam i bindur që Shqipëria, falë këtij qëndrimi europian, ka dalë shumë më e fituar sesa ç‘hyri në këtë betejë. Ashtu sikundër skuadra jonë kombëtare ka dalë shumë më e fituar sesa ç‘hyri muaj më parë, kur nuk e dinim se çfarë rezultati do të merrnim. E përsëris, fitorja e asaj nate ka qenë shumë më e madhe sesa edhe sikur të kishte qënë një fitore e thjeshtë 3 pikëshe. Kështu që s’kemi asgjë për të rishikuar, përkundrazi do të do të vazhdojmë të vendosur përpara.” u shpreh kryeministri

edi rama

Rama: Ne sillemi si evropian, në fund e matim kush është më i gjatë
Ndërsa i pyetur nëse në vizitën e tij më 10 nëntor në Beograd, do të jetë i mirëpritur, kryeministri ka zgjedhur të poërgjigjet me një batutë, duke u shprehur, se “Secili mban përgjegjësi për veten e vet dhe secili përcakton me gjuhën dhe sjelljen e vet” dhe se në fund “do të matet kush është më i gjatë.”

“Përsëri e njëjta pyetje dhe përsëri e njëjta përgjigje. Secili mban përgjegjësi për veten e vet dhe secili përcakton me gjuhën dhe sjelljen e vet lartësinë e dinjitetit të vet. Mateni vet tani, se kush del më i gjatë në këtë mes.” përfundoi kryeministri

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Më 15 tetor Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë, Spiropali: Sukses i merituar drejt anëtarësimit në familjen tonë natyrale evropiane

Më 15 tetor Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë, Spiropali: Sukses i merituar drejt anëtarësimit në familjen tonë natyrale evropiane