KAMËZ- Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në Kamëz në familjen e Esat Lleshit, prej 8 anëtarësh. Kësaj familjeje u dëmtua shtëpia nga tërmeti, e ndërsa sot janë akomoduar në një shtëpi me qira, teksa kanë filluar ndërtimet për shtëpinë e re. Në takimin e këtë famijle, nuk munguan dhuratat për dy fëmijët e vegjël të kësaj shtëpie, por edhe batutat e kreut të qeverisë Edi Rama.
Për djalin e vogël të shtëpisë, Rama kishte zgjedhur që t'i dhuronte një makinë , një libër me përralla si dhe mjetet e duhura për të pikturuar. Kjo e fundit nuk ishte rastësi apo një zgjedhje e çfarëdoshme, por e mirëmenduar pasi djali ka shumë qejf pikturën. Si një piktor i vjetër, Rama i ka dhënë këshillë për të mos e lënë kurrë pikturëës.
"Mos e ndaj pikturën, do bëhesh bojaxhi si puna ime. E ke një zanat, si do që të vijë puna gjithmonë do ketë nevojë për bojaxhi", i tha Rama djalit të vogël të familjes Lleshi, e ndërsa u kërkoi atyre nota të mira, të cilat i quajti si shpërblimi i vetëm që mund t'u japin prindërve këtë moshë.
"Kur sjell 10 shtëpia forcohet, kur ti sjell ndonjë notë 8.9 shtëpia lëviz. Kështu mami dhe babi punojnë, kënaqen dhe ju rrisin më mirë. Sa më shumë 10 sot, aq më mirë nesër", u shpreh kreu i qeverisë.
Një koment e ka pasur edhe për akuzat e bëra nga opozita, për të cilat tha se e kanë për detyrë që t'i durojnë, pasi kjo është puna e tyre. "Ca t'u bëjmë atyre që thonë këta gënjejnë, këta kështu janë, shohin veten e vet..., është pjesë e punës, duhet me e duru edhe të shamet, edhe rrenat edhe të gjitha. Ça nuk na vret na forcon", tha Rama.
Rama ishte i shoqëruar me kreun e Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli ku dhe ka dhënë shifra zyrtare për situatën në qytetin e Kamzës. "Janë 24 shtëpi të reja që po ndërtohen, nuk ka asnjë në çadra, 58 familje e kanë marrë bonusin e qirasë. Të hënë vazhdon pjesa tjetër, 260 në total për pagesën tjetër", bëri të diitur Suli.
Në fund dhe një batutë nga Rama, i cili nuk pranoi karamelet e servirura nga kryefamiljarja e shtëpisë, por mori vetëm një mandarinë. "Jo s'dua. Jam shumë i omël vetë, nuk ha ëmbëlsira. Mandarinën do e marr", tha Rama.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.1%
-
Të gabuar
68.5%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3322
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Misioni diplomatik në Bruksel hap dyert për shqiptarët, Rama: Bëhu pjesë e 'Team Albania', kontribuo në anëtarësimin e vendit në BE
27 Nëntor, 16:25
-
Rama: Komisioni antikorrupsion do të jetë i përhershëm, pikë referimi për të gjitha institucionet! Do na garantojë suksesin për anëtarësimin në BE
27 Nëntor, 13:05
-
Siguria në shkolla/Rama njofton planin e masave: Kamera në shkolla dhe kontroll dixhital për çdo mjet metalik në çanta! Konsultime për mbylljen e TikTok dhe SnapChat
26 Nëntor, 13:58
-
Bulqizë/ Rama prezanton projektin transformues të zonës ushtarake: Dibra do kthehet në periferinë e gjelbër të kryeqytetit! Rruga e Arbrit drejt përfundimit, Tuneli i Murrizit pati marrje mësysh
26 Nëntor, 11:14
-
Bazuar në romanin e Ismail Kadaresë, 'Kthimi i Ushtrisë së Vdekur' një tjetër film që i nënshtrohet restaurimit 4K
26 Nëntor, 09:10
-
Operacioni i SPAK në Elbasan, Ngjela në Report Tv: SPAK në veprim, kriminaliteti i rritur te moshat e vogla! Berisha me regjim burgu, s’ka njerëz për të bërë revolucion
25 Nëntor, 19:01
-
Ylli Pata: Ajo që nuk u pa nga takimi i Edi Ramës në Londër!
25 Nëntor, 18:28
-
Nis puna për ndërtimin e Parkut Urban në Spitallë të Durrësit, Rama: Hapësirë rekreative, gjelbërim, pistë biçikletash dhe terrene sportive për fëmijë
25 Nëntor, 16:07
-
Trafikanti që mbështet Berishën: Nuk më lejuan të futesha në sallën ku Rama mbajti takimin! Isha i maskuar po më njohën
25 Nëntor, 13:01
-
Berisha nga ballkoni përdor vdekjen e 14-vjeçarit: Nesër nderojmë Martin Canin, të martën protestë në Tiranë! Rama dhunoi emigrantët në Londër
24 Nëntor, 20:29
-
Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre
24 Nëntor, 18:20
-
Takimi i Ramës në Londër/ Parashikimi i Spahiut për diasporën në Report TV: Maksimumi 6-7% e emigrantëve do votojnë në zgjedhjet e 2025!
24 Nëntor, 15:47
Ik ore sharlatan qenke piktor ti..yyyyyt!
Përgjigju