Rama në familjen e Hekuran
Dedës: S'ka qetësi pa drejtësi

Rama në familjen e Hekuran<br />Dedës: S'ka qetësi pa drejtësi
TIRANE- Një ditë para lindjes së Krishtit, Kryetari i Partisë Socialiste viziton familjen e Hekuran Dedës, një prej 4 viktimave të demonstratës së 21 janarit, para kryeministrisë.

Nëpërmjet rrjetit social Twitter, Rama informon se në mesditë ndodhet në familjen e Hekuran Dedës së bashku me bashkëshorten e tij, Linda Ramën në periferi të Tiranës, duke përshkruar dhe gjëndjen shpirtërore të fëmijëve të cilët duan drejtësi për humbjen e të atit të tyre.

“Me Lindën në familjen e Hekuran Dedës ku s'ka qetësi pa drejtësi dhe ku femijet lexojne shkrime te tyret per vrasjen qe u mundon shpirtin.”- shkruan Rama në Twitter.

Babai i dy fëmijëve është një nga viktimat e 21 janarit 2011, të cilët së bashku me Ziver Veizin, Faik Myrton gjetën vdekjen gjatë demonstratës së 21 janarit, ndërsa Aleks Nika u plagos rëndë dhe humbi jetën pak ditë më vonë. Sipas prokurorisë nga filmimet rezulton se viktimat, në momentin që janë qëlluar me armë, kanë qenë jashtë objektit të kryeministrisë.  Aktualisht, për 4 vrasjet në bulevard, në burg ndodhet vetëm gardisti Agim Llupo, nga arma e të cilit, është vërtetuar qartazi se është vrarë Ziver Veizi. ( ne foto Rama me Linda Ramen e nenen e tij per vizitë në familjen Deda, pas vrasjes së 21 janarit)

Pak ditë më parë kreu i OSBE Eugen Wollfarth dhe lideri i opozitës, Edi Rama shkëmbyen replika për sa i përket ngjarjes së 21 janarit. Deklaratës së Wollfarth se "Situata e pastabilizuar e 21 janarit tashmë ka kaluar, dhe se OSBE kishte ofruar kontribut për përmirësimin e saj, Rama iu përgjigj "21 janari s'mbyllet kurrë pa ndëshkimin e vrasësve dhe vendin e ka bllokuar vjedhja ezgjedhjeve e keqqeverisja i dashur ambasador i OSBE."

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?