Rama në familjen e policit të rënë
në detyrë: Do rishohim pensionet
Kreu i PS ishte sot në Rrashbull në shtëpinë e policit të rënë në detyrë, Bashkim Gjonit, ku u prit nga nëna e tij. Rama premtoi se PS në pushtet do të rishikojë pensionin për familjet e të gjithë punonjësve të policisë të rënë në krye të detyrës".
DURRES - Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Rrashbull të rrethit të Durrësit në shtëpinë e policit të rënë në detyrë, Bashkim Gjonit, ku u prit nga nëna e tij. I shoqëruar nga deputetët Eglantina Gjermeni, Blendi Klosi dhe anëtari i kryesisë së PS, Vangjush Dako, Rama premtoi se Partia Socialiste në pushtet do të rishikojë pensionin për familjet e të gjithë punonjësve të policisë të rënë në krye të detyrës".
“Ne jemi shumë të vendosur që ta rishikojmë pensionin për familjet e të gjithë punonjësve të policisë të rënë në krye të detyrës. Jemi shumë të vendosur që me patjetër të trajtojmë dhe të zgjidhim edhe çështjen e një sigurimi për jetën të çdo njeriu që angazhohet në shërbim të shtetit me uniformën e policisë, nga polici më i thjeshtë e deri te drejtuesit më të lartë, të gjithë zinxhirit të profesionistëve të policisë. Jemi shumë të vendosur që t’i japim autoritetin dhe dinjitetin maksimal policit|.
Kryesocialisti është njohur nga afër me gjendjen e tyre ekonomike, si dhe mungesën e plotë të mbështetjes nga shteti. “Shyqyr që është motra në Amerikë që na ndihmon, se nuk si do t’ia bënim”, është shprehur Ruzhdiu, vëllai i Bashkim Gjonit, i cili aktualisht është i papunë së bashku me të shoqen.
Ai tregoi për kalvarin që ka kaluar pas vdekjes së vëllait, në përpjekje për të siguruar një mbështetje për nënën. “Na thanë se meqë merrte një pension nga puna e saj dhe jetonte në shtëpinë time, nuk mund të merrte asnjë përkrahje nga shteti. Po unë nuk mund ta lija nënën në rrugë”, thotë Ruzhdiu, i cili më pas rrëfen edhe për vështirësitë që ka kaluar për t’i dhënë Bashkimit statusin e Dëshmorit. “I kam çuar dorazi letrat dhe kam i kam futur vetë. Mezi e bënë, pas kërkesës sonë”, thotë ai.
Vizita e Ramës në familjen Gjoni vjen një ditë pasi ai akuzoi Ministrinë e Brendshme dhe drejtuesin e saj për paaftësi dhe lidhje me krimin e organizuar duke i akuzuar për vrasjen e shefit të krimeve të Burrelit Musa Skurra i cili ndërroi jetë në një spital në Foggia të Italisë, pasi u plagos më 13 janar gjatë një operacioni policor për kapjen e disa personave të përfshirë në trafik të fishekëve. Ndërkohë, që ministri Flamur Noka i hodhi poshtë këto akuza duke i quajtur dufe primitive ndaj Policisë së Shtetit.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Nëntor, 23:23
A po japin rezultat protestat e PD-së?
-
Po
16.1%
-
Jo
78.3%
-
Nuk e di
5.5%
Vota total: 254
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja/ Zbardhen planet në Sky Ecc të Suel Çelës për të ekzekutuar me snajper Ardian Çapjan: Atë e kishte karamele, qëllon deri në 1 mijë metër! Pse dështoi atentati
26 Nëntor, 22:51
-
DOSJA/ 'Do e marrim si kec në tavë, mos t’i gjendet as nam e as nishan', ja si banda e Suel Çelës planifikoi vrasjen e 'Vis Korçarit'
26 Nëntor, 22:45
-
Kaq afër zgjedhjeve a ia vlen të harxhosh energji me protesta politike?
26 Nëntor, 22:44
-
SPAK e akuzon Artan Hoxhën për lidhje Suel Çelës, Muça në ‘Repolitix’: Axhendë në shërbim të klanit! Çaça: Kur bëhesh kundër një grupi tjetër, je pjesë e organizatës
26 Nëntor, 22:38
-
Dëshmitë e krimit, Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës
26 Nëntor, 22:29
-
Goditja e grupit të Suel Çelës, avokati në ‘Repolitix’: SkyEcc ka hapur një ‘kuti’ që s’e dimë kur do mbarojë
26 Nëntor, 22:15
-
Dosja e Suel Çelës, Meçe në ‘Repolitix’: Lidhjet me Artan Hoxhën, manipuloi hapësirën mediatike në shërbim të grupit kriminal! Mori zarfin në dorë
26 Nëntor, 22:10
-
Biden: Po pranimit nga ana e Izraelit të marrëveshjes për një armëpushim në Liban
26 Nëntor, 22:02
-
Protesta e PD, rritet numri, 44 protestues të shoqëruar në polici
26 Nëntor, 21:46
-
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, kam rrënjë arbëreshe (VIDEO)
26 Nëntor, 21:38
-
Pak orë pasi Netanyahu pranoi armëpushimin, Izraeli sulmohet me 3 raketa të lëshuara nga Libani
26 Nëntor, 21:37
-
Mero Baze: 700 cuba që duan t’u imponohen 700 mijë qytetarëve
26 Nëntor, 21:21