TIRANË - Kryesocialisti Rama i ka bërë thirrje simpatizantëve të tij që nëpërmjet një aplikimi të posaçëm në FB, të shënojnë arsyet personale përse Sali Berisha nuk duhet votuar më 23 qershor.
Rama shkruan: “ Në këto 8 vjet në pushtet , Sali Berisha u ka dhënë qytetarëve me dhjetëra e qindra arsye për ta ndëshkuar me votë. Sot, kur Kryeministrit i kanë mbetur edhe pak ditë në krye të punëve të shtetit, është koha që t’ia numërojmë një më një, arsyet përse në 23 qershor, me votën e tyre, qytetarët shqiptarë do ta dërgojnë atë në pension”.
“Çdo shqiptar ka sot njëmijë e një arsye për të kërkuar largimin e Sali Berishës. Ne po ju japim mundësinë të shprehni arsyet tuaja përse Sali Berisha ka dështuar dhe përse shqiptarët nuk duhet ta votojnë në 23 qershor”, -thuhet në hyrje të aplikimit, shpërndarë anëtarëve dhe simpatizantëve të PS-së.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com