Rama në Fier: Fermerët prioritet
qeveria e Saliut e rrënoi bujqësinë

Rama në Fier: Fermerët prioritet<br />qeveria e Saliut e rrënoi bujqësinë
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka zhvilluar një takim me fermerë të Fierit në fshatin Strume. Ai u shpreh se fermerët janë prioritet i qeverisë ndaj dhe do të kenë mbështetje të madhe. Rama u ndal edhe te kultivimi i kanabisit ku deklaroi se ai është një problem i mbartur pasi më parë policia operonte përmes komunikatave sekrete. Sa i përket ligjit të mbetjeve kryeministri ka theksuar se sharlatanët duan të përfitojnë, por njerëzit nuk janë budallenj.
 
Sipas Ramës bujqësia ishte e rrënuar kur qeveria mori pushtetin. "Eskavatori i fundit që ka ardhur në Shqipëri ka qenë në vitin 2005. Flota që ne trashëguam ishte me 3 çerekun në tako dhe vetëm me një pjesë të vogël të mjeteve kemi bërë ç'kemi mundur. Kjo ishte bujqësia që na Saliu që ka edhe kurajën që flet". 

Kryeministri është ndalur te ndihma që duhet të japë shteti ndaj financimit të fermerëve të cilët para së gjithash duhet të jenë pronarë të tokave të tyre. Rama u shpreh se qeveria ka krijuar një fond garancie i cili shumë shpejt do të jetë i aksesueshëm për fermerët.

"Është siklet që të flasësh sot punën e ujit, kur bujqësia në BE është kthyer në art, dhe falë saj nuk ka në Europë fshatarë të varfër sepse ata që jetojnë atje plotësojnë nevojat familjare dhe janë pjesë e fuqisë kombëtare. Bujqësia nuk është si shumë sektorë të tjerë që mund të bëjë çudira nëse nuk ndihmon shteti. Kemi 25 vite në këtë vend që kemi toka por jo pronarë tokë. Njerëzit që e kanë marrë tokën me 7501 duhet të bëhen pronarë", tha Rama.

Ne kemi rritur mbështetjen për bujqësinë nga buxheti, por sado ta rrisim nuk mjafton. Kemi kaluar nga një sistem i korruptuar lëmoshe, pa asnjë sistem dhe orientim. 

"Sot janë qindra projekte të tjera që meritojnë financim dhe vetëm 60 mund të financohen, por ne s'ia dalim dot dhe për më tepër ata që e meritojnë nuk e marrin dhe kanë të drejtë, ndaj duhet të krijojmë kushtet që të gjeneroni para. Ju nuk mund të shkoni në bankë të merrni kredi, sepse nuk del llogaria. Ne kemi krijuar një fond garancie me një pjesë të parave nga buxheti i shtetit. Shumë shpejt ky fond do të jetë operativ. Parashikojmë që potenciali mund të shkojë deri në 300 milionë euro në 3 vite", tha Rama.
 
 
Sa i përket betejës me drogën kreu i qeverisë u shpreh se ky është një problem me të cilin përballet gjithë bota.

"Beteja me drogën është beteja që e bën Amerika, Italia dhe gjithë bota, e bëjmë edhe ne. Nëse Saliu nga aq pak sa dihej shkulte vetëm 7% ne kemi shkatërruar 99% %. Patjetër që ka edhe njerëz nga forcat e policisë të përfshirë, por ne po luftojmë me çdo kusht, ndërkohë që më parë policia kishte komunikata sekrete" , tha Rama.                                     
 
Rama u ndal edhe tek ligji arsimor ku tha: "Është hera e parë , sistem i ri ka vështirësitë e veta, por sistemi arsimor është në rrugën e duhur, maturantët kanë shkuar aty ku duan".
 
Kryeministri u ndal sërish te ligji i mbetjeve, ku shprehu se Shqipëria nuk është e pastër por është më e pastër seç ishte më parë.

"Ne duam vetëm që njerëzit ta shohin Berishën dhe të argëtohen e jo të merren me marrëzitë e tij. Ju ndryshe nga unë e Gramozi se keni detyrë ta shikoni, ju merrni pultin edhe ndërroni stacion. Po mediat e kazanit i keni parë? U ngrit furtuna do vijnë plehrat nga jashtë se Europa këtë priste që të shpëtonte nga plehrat e veta. Po të vijnë të na përmbysin dikush do i shikonte, ndërkohë që një industri e tërë po falimenton këtu.  Na tregojnë malet me plehra a thua se u krijuan sot, Shqipëria nuk është më e pastër por është më e pastër seç ishte".

Bashkëbisedim i Kryeministrit Edi Rama me fermerë të fshatit Strumë në Fier


Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit