Rama në Fier: Lumi Gjanica nga burim përmbytjesh e pisllëku në damarin e gjelbër të qytetit

Kryeministri Edi Rama mesditën e sotme ishte në Fier, ku inspektoi dy kantieret, rikualifikimin urban të qendrës së qytetit dhe rehabilitimit të lumit Gjanica si dhe rikonstruksionin e segmentit të dytë të rrugës "Jakov Milaj".

Kryebashkiaku Subashi tha se "Përfundimi i këtyre dy projekteve do t'i sjellin qytetit atraktivitet, turizëm, shtim të hapësirave publike, shlodhëse e të gjelbëruar dhe qëndrueshmëri zhvillimi mjedisor, ekonomik dhe kulturor".

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama shprehet se "lumi Gjanica është kthyer nga një burim përmbytjesh e pisllëku, në damarin e gjelbër të qytetit" me investimet që po bëhen. Vizita e kryeministrit është pritur me protesta nga një grup demokratësh të organizuar nga ish-deputeti dhe njëherësh kryetar i degës së PD-së në Fier, Luan Baçi.


Lajmi kryesor:

Rama inspektoi punimet në Fier, PD e priti me protesta në kohë koronavirusi! Shoqërohen 2 demokratë, rrezikojnë 5 mln lekë gjobë


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja