Rama podcast me sipërmarrës në agroturizëm: 3 histori personale të rikthimit nga emigrimi

Kryeministri Edi Rama, në episodin e 9-të të podcastit ‘Flasim’ kishte të ftuar tre sipërmarrës të cilët kanë krijuar tre destinacione speciale në Shqipëri, Mrizit të Zanave, Kazermës së Cerenit dhe Fustanellës, të cilët kanë një histori si çdokush personale, por një histori të lidhur me emigrimin.

Në fjalën e tij kryeministri Rama, i cilësoi ata si tre njerëz që pasi kanë marrë detet, janë rikthyer dhe kanë hapur tre rrugë të reja për t’u eksploruar, rrugë krejt të veçanta të shijes, të shijes shqiptare. Ata janë Johana, Altini dhe Ismeti.

‘Tre njerëz që pasi kanë marrë detet, janë rikthyer dhe kanë hapur tre rrugë të reja për t’u eksploruar, rrugë krejt të veçanta të shijes, të shijes shqiptare; Johana, Altini dhe Ismeti. Ismeti i kthyer nga Anglia, Altini i kthyer nga Italia, Johana e kthyer nga Greqia; Johana e Fustanellës në Petrelë, Altini i Mrizit i themi ne, i Mrizit të Zanave në Lezhë dhe Ismeti i Kazermës Cereni, më e fundit Kazerma, por më parë i Cerenit, katunari im nga Surreli.’- tha Rama.

Kryeministri u shpreh se Shqipëria turistike nuk mund të jetë në asnjë mënyrë vetëm bregdet dhe në asnjë mënyrë vetëm maja mali për t’u arritur nga ata që kanë pasion alpinizmin.

“Shqipëria turistike duhet patjetër të jetë edhe shije që ka të bëjë me kuzhinën, që ka të bëjë me folklorin, që ka të bëjë me artin tradicional, që ka të bëjë më shtigjet e kulturës dhe që ka të bëjë me gjënë kryesore që është diversiteti i jashtëzakonshëm i peizazhit, domethënë është shumë, shumë e rrallë që në një vend kaq të vogël ti të gjesh kaq shumë gjëra në një distancë kaq të shkurtër, që nga maja e maleve me borë deri tek dy dete. Shqipëria ka dy dete. Lumenj, lugina, kodra fantastike dhe nga ana tjetër agroturizmi është edhe përgjigje në një aspekt tjetër, në aspektin e jetës ekonomike të pikave apo të zonave ku nuk ka bujqësi intensive”, u shpreh Kryeministri.

Sipas tij, nxjerrja në pah e çdo gjëje që natyra, fshati, etnoushqimi, etnokultura ka, është pa diskutim sukses

“Sepse në një botë ku turizmi është një industri që zhvillohet në mënyrë eksponenciale me pasurimin e Kinës, me pasurimin e Indisë, me pasurimin e vendeve afrikane, po rriten çdo vit me miliona turistët, çfarë kërkojnë këta? Këta do kërkojnë gjithmonë më shumë të gjejnë në çdo vend, atë që s’e gjejnë në një vend tjetër”, theksoi ai

Rama vuri në dukje se agroturizmi sot është një sukses

“Ne kemi rreth 200 agroturizme sot, nga thuajse asnjë, jo thuajse, po s’kishim asnjë agroturizëm dhe numri i turistëve që janë akomoduar aty ose kanë kaluar aty për të ngrënë, është i frikshëm që tregon se ju fitoni më shumë se ç‘deklaroni, por kjo është temë tjetër”, tha Rama.

Rama renditi edhe sfidat e këtij sektori në rritjen e cilësisë së shërbimit dhe shtimit të kapaciteteve hoteliere.

“Sfida jonë është si të rrisim cilësinë e shërbimit se ajo i sjell njerëzit për herë të dytë ose ajo bën që të vijnë dy të tjerë se ky që e mori shërbimin e duhur shkon edhe e shpërndan fjalën. Ashtu sikundër shpërndan dhe fjalën e keqe e pastaj ti digjesh. Ndërkohë që, sfida tjetër e madhe është rritja e kapaciteteve hoteliere edhe pse këtu ka një degë të industrisë, po e quajmë që është e gjitha nën ujë, që është AirB&B dhe pafundësia e apartamenteve që jepen për të huaj që vijnë e rrinë nëpër shtëpia e nuk shkojnë nëpër hotele. Ne e dimë këtë, por e kemi lënë si të thuash, le të shërbejë që njerëzit të fitojnë, të marrin, pavarësisht se pastaj prapë ankohen që nuk kanë nxjerrë gjë, po le të nxjerrin dhe në një moment të caktuar edhe ajo do formalizohet, por nuk është e lehtë në këtë fazë edhe po të duash ta formalizosh”, u shpreh Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:23
Podcasti ‘Flasim’, Rama sjell histori suksesi në agrobujqësi: Dhoma të ndara me xham me bagëtinë, ide revolucionare, duhet çuar para

Kryeministri Edi Rama në episodin e rradhës të Podcastit të tij “Flasim”, sjell në vëmendjen agrobujqësinë përmes historive të suksesit.

Altini i Mrizit, siç njihet gjerësisht u shpreh i surprizuar për ritmin me të cilën është rritur turizmin në vend, ndërsa duke folur për projektin e bujtinës, tha se plani i diskutuar edhe me kryeministrin ishin dhomat të ndara me xham me bagëtitë. “Një gjetje revolucionare”, e cilësoi Kryeministri Rama.

Kryeministri Edi Rama: Altin, ti ke një laborator atje, në sensin që është një kuzhinë ku zhvillohet vazhdimisht diçka, flas për gjithë agroturizmin, me ide, me plane, me zgjerime perspektivash të tjera, çfarë faze jemi tani? Ku do shkojmë? E bëre atë hotelin ku do flihet me dhitë apo jo?

Altini: Akoma jo. E di si është me thënë të drejtën, ritmet janë spektakolare. Ritmet janë të frikshme, domethënë ka një trend, unë mendoj për të gjitha strukturat agroturistike dhe turizmi në përgjithësi është i jashtëzakonshëm, është fantastik me thënë të drejtën, kështu që jemi shumë të lumtur. Edhe më duket e pabesueshme që Shqipëria jonë arriti në atë pikë që të ketë aq shumë vizitorë nga e gjithë bota, domethënë nuk arrin dot ta kuptosh dhe është një ëndërr.

Në fakt, unë kur kam ardhur këtu, më është dukur e pabesueshme kështu që kjo besoj se është punë e përbashkët dhe kështu që seriozisht ju falënderoj sepse ka pasur fokus të madh edhe pjesa juaj. Unë i dalloj mirë edhe artikujt shumë të mirë, edhe gazetarët kështu që normalisht ka patur edhe nxitje nga ana juaj që të çohet në këto nivele. Kurse personalisht aty me projektin jam në një fazë që akoma nuk kam mbaruar projektin tim agro-Fishta ku kam përpunimin që është diçka që na mungon shumë ne në Shqipëri, gjëra bazike që duken të thjeshta, por në fakt nuk janë të thjeshta; një kaçkavall i stazhionuar 12 muaj, një pastërma e bërë si duhet etj. Kështu që kam një fokus akoma aty deri sa të shkojë në terezi. Pjesa tjetër me hotelin duhet zgjeruar se s’bën se me kërkesat i kemi të frikshme madje kam bërë dhe një eksperiment për qejf, para pak ditësh pashë se kishim një dhomë të lirë në gusht, atë dhomën me xham dhe e vura 500 euro dhe u shit. Unë e di sa shitet se kemi debatuar bashkë për këtë pjesë.

Kryeministri Edi Rama: Jo, në rregull je ti me këtë po kujdes me zgjerimin se sa më e pamundur të jetë gjëja, aq më të lartë e ka çmimin, sa më e ndaluar të jetë gjëja, aq më shumë njerëz duan ta prekin, kështu që kujdes me atë, por të pyeta sepse kemi folur për një ide revolucionare që zgjerimi i hotelit ekzistues të bëhet në një anë tjetër aty, ku dhomat të jenë të përbashkëta me bagëtitë, por kuptohet të jenë të ndara në xham dhe ti je në dhomë, ke gjithë komoditetin e një dhome, por aty në anën tjetër, një stallë-hotel.

Një stallë-hotel që do ishte një gjë spektakolare, kështu që ndaj e pyeta se nuk di jemi me këtë, se më është dashur të merrem me këtë “stallën’’ time, që e kam dhe pa xham, por ndërkohë për t’u kthyer aty tek pjesa e suksesit. Unë e kam patur bindje këtë gjë dhe ajo që më ka gjithmonë mbetur si një nga llampat e kuqe në tru, ka qenë që nëse do me jepet mundësia që të jem këtu ku jam sot, Shqipëria turistike nuk mund të jetë në asnjë mënyrë vetëm bregdet dhe në asnjë mënyrë vetëm maja mali për t’u arritur nga ata që kanë pasion alpinizmin.

Shqipëria turistike duhet patjetër të jetë edhe shije që ka të bëjë me kuzhinën, që ka të bëjë me folklorin, që ka të bëjë me artin tradicional, që ka të bëjë më shtigjet e kulturës dhe që ka të bëjë me gjënë kryesore që është diversiteti i jashtëzakonshëm i peizazhit, domethënë është shumë, shumë e rrallë që në një vend kaq të vogël ti të gjesh kaq shumë gjëra në një distancë kaq të shkurtër, që nga maja e maleve me borë deri tek dy dete. Shqipëria ka dy dete. Lumenj, lugina, kodra fantastike dhe nga ana tjetër agroturizmi është edhe përgjigje  në një aspekt tjetër, në aspektin e jetës ekonomike të pikave apo të zonave ku nuk ka bujqësi intensive.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Klea: 03/06/2023 13:28

    Nje tjeter episod i rames qe duhet ndjekur patjeter

    Përgjigju
  • Ina: 03/06/2023 13:27

    Bravo ketyre qe jane kthyer dhe kane investuar ne vendin e tyre

    Përgjigju
  • joker: 03/06/2023 12:56

    stalle-hotel o lotttt, jepi edi rama sa te kesh kete popull dele nrm qe do i barazosh me kafshet

    Përgjigju
  • Ani: 03/06/2023 11:39

    Shume qytetar jen rithyer perseri ne vend duke gjertur mjaft mundesi biznesi e zhvillimi

    Përgjigju
  • Alesia: 03/06/2023 10:24

    Shembull per tu marr nga te gjithe, i lumte per perkushtimin dhe punen qe bejne cdo dite per te ngritur biznesin e tyre

    Përgjigju
  • Eni: 03/06/2023 10:06

    Ky podcast është një pordhim mjaft i vlefshëm për publikun tonë. Duam të degjojmë vetëm histori suksesi. Të tjerat s'na interesojnë

    Përgjigju
  • Dori: 03/06/2023 09:56

    Keto sipermarres kane bere gje shume te mire me biznesin qe kane ngritur

    Përgjigju
  • Eni: 03/06/2023 09:54

    Agroturizmi ne vendin tone eshte motor i rendesishem per ekonomine vendase

    Përgjigju
  • WC muhabet: 03/06/2023 09:52

    Lëri këta të "rikthyerit" e emigrimit nga shtëpitë e barit, po nga këta që largohen ke ndonjë histori suksesi?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja