Rama: Në fund të mandatit të tretë Vlora do të ketë ujë 24 orë

 

Kryeministri Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Vlorë, u shpreh se u shpreh se në përfundim të mandatit të tretë, Vlora do të ketë ujë 24 orë. Ai u shpreh para qytetarëve të qytetit bregdetar se çështja e ujit është vënë drejt zgjidhjes.

“Leskoja do ju duket socialist çfarë pakënaqësish kam unë për Bashkinë e Vlorës, por do ju dukem demokrat çfarë pakënaqësish kam unë për qeverinë e PS-së. Ama të gjitha këto pakënaqësi janë legjitime në një pjesë të tyre, jo se nuk janë të drejta. Është legjitime të thuash “ça diskuton ti ne s’kemi ujë akoma”. Është legjitime, por është një pakënaqësi që duhet adresuar me logjikë. Vlora kurrë nuk ka pasur ujë 24 orë. Sot kantieret janë në punë për të rritur furnizimin me ujë dhe ka përmirësime në zona të caktuara sipas blloqeve ku është investuar dhe po investohet. Blloku i fundit i investimeve është siguruar. Faktikisht çështja e ujit ekziston sot, por ama është vënë në rrugën e zgjidhjes. Nuk flasim për plane si tramvaji që do bënte Luli në Tiranë. Brenda një periudhe disa vjeçare Vlora do ta ketë këtë gjë. Në përfundim të mandatit të 3 Vlora do të ketë 24 orë ujë, është fakt. Sot perspektiva është konkrete dhe nuk është pas 30 vjetësh, por pas 3-4 vjetësh”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama bashkëbisedim me banorët e Vlorës: Meta nuk është president, e përdor institucionin për partinë e të shoqes! Leskua pi raki e del e flet përçart


M.Q./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?