Rama në Golem: Transformim
rrënjësor për sezonin turistik

Rama në Golem: Transformim<br />rrënjësor për sezonin turistik
Kryeministri ishte në Golem të Durrësit ku inspektoi punimet në rrjetin e elektrik dhe të furnizimit me ujë të kësaj zone bregdetare.
 
Nënstacioni i Golemit që furnizon me energji elektrike të gjithë zonën nga Plepat deri në Shkëmbin e Kavajës është rikonstruktuar i tëri.
 
Falë këtij projekti që kushtoi 900 milion lekë, 9 mijë banorë nuk do të vuajnë më mungesat e energjisë elektrike, qoftë edhe gjatë pikut turistik.
 
Është një projekt kompleks, që ka gjithë ripërtëritjen e rrjetit të furnizimit me energji të zonës, por ka dhe gjithë ripërtëritjen e rrjetit  të Ujësjellës- Kanalizimeve në gjithë zonën e plazhit.
 
Plus kemi disa projekte të tjera që fillojnë futen tani për të rehabilituar gjithë rrugët midis godinave që janë në plazh, nga Durrësi deri në Golem në mënyrë që t’i japim atë energjinë e Rilindjes Urbane dhe të kemi një transformim rrënjësor nga pikëpamja e cilësisë së ambientit. 20 e kusur vite duke bërë turizëm me gropa septike dhe duke hedhur të gjithë ujërat e zeza në det, ka qenë një katastrofë.
 
Rilindje në kuptimi në vërtetë të fjalës nga pikëpamja e infrastrukturës e energjisë dhe infrastrukturës së ujësjellës-kanalizimeve.
 
Këtu as drita, as uji dhe ujërat e zeza derdheshin në det dhe në gropa septike. Sigurisht që ka kërkuar kohën e vetë.
 
Ka dhe pak kohë që duhet të bëjnë durim njerëzit, sepse nuk mund të bëhen dot brenda ditës. Janë projekte që kanë pasur nevojë që të rishikohen nga e para. Janë investime që nuk janë bërë 40 vjet
”tha ai.
 
Ndërkohë ka nisur gjithashtu faza e dytë, ku investimi në rrjetin e elektrik do të vijojë deri në Qerret.
 
Ndërkohë që administratori i OSHEE, Ardian Çela tha se “Kjo është faza e parë e investimit. Ka nisur faza e dytë, 630 milionë lekë, ku bëjmë 6 fidera të rinj 20kV.
 
2 fiderat e parë mbarojnë në korrik dhe brenda vitit mbarojnë edhe të tjerët, që përfshijnë nga Rreth Plepat deri në plazhin e Qerretit. Hyjnë në punë këto fidera dhe kalojnë për muze të vjetrit.
 
Janë automatike, sistem skada, manovrohen dhe komandohen online, edhe nga Qendra në Tiranë. I gjithë investimi në total shkon 900 milionë lekë të reja.
 
Ky investim përfshin 60 kabina, 36 km kabull dhe përfitojnë mbi 9000 abonentë. Përveç kësaj, në zonën e Kavajës dhe në fshatrat përreth kemi investuar dhe 2.6 milionë euro të tjerë. Banorët e zonës turistike dhe banorët e zonës së Golemit deri në plazhin e Qerretit nuk do të kenë më probleme me energjinë elektrike
” – shpjegoi investimin drejtori i OSHEE, Ardian Çela.
 
 dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0