Rama në Grup: Komisionet e 
hetimit mbyllini s’janë eficente

Rama në Grup: Komisionet e <br />hetimit mbyllini s’janë eficente
TIRANE- Kryeministri Edi Rama në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar të PS ka kërkuar të marrin fund komisionet hetimore, të cilët janë jo vetëm pa kuptim, por dhe jo eficente. Mësohet se duke iu drejtuar anëtarit të Komisionit të Sigurisë, deputetit Pirro Lutaj, kryeministri kërkoi që: “Askush nuk duhet të bëjë protagonistin, as me komisionin hetimor për SHISH apo për Policinë”. Mësohet që Rama të ketë thënë se: “I duhet dhënë fund sa më shpejt komisioneve hetimore parlamentare, sepse duhet të mbyllet sa më shpejt cikli i tyre, në mënyrë që përqëndrimi të jetë tek puna në Kuvend, ndërsa institucionet përkatëse janë ato që merren me hetimin”.

Pavarësisht se deputeti Lutaj është munduar të marrë fjalën dy tre herë, në mbledhjen e grupit nuk është lejuar që të flasë nga Rama duke treguar qartë se kreu i qeverisë dhe i PS nuk ka qënë vetëm kundër ngritjes së komisioneve hetimore për çdo akuzë politike, por dhe nënkomisioneve të njëpasnjëshme, sidomos në Komisionin parlamentar të Sigurisë. Ku nënkomisionin për kontrollin e SHISH e të institucioneve të pavarura e drejton në mënyrë taksative nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, që është përfaqësues i opozitës, e konkretisht deputeti i PD Flamur Noka.
 
Statusi në BE
Kryeministri Edi Rama është shprehur optimist për marrjen e statusit të vendit kandidat në muajin qershor. “Kemi arsye të forta të besojmë se kurrë s’kemi qenë më pranë këtij objektivi strategjik. E pamundur dukej para shtatorit nxjerrja e Shqipërisë nga një izolim faktik ndërkombëtar. Sot Shqipëria ka rifilluar të shihet ndryshe dhe të dëgjohet gjithnjë e më me shumë respekt, falë qeverisë së re dhe falë rezultateve tona të para që janë në përputhje të plotë me pritshmëritë e partnerëve ndërkombëtarë”, tha kryeministri në mbledhjen e grupit. Rama ka komentuar dhe akuzat e bëra së fundmi nga deputetët demokrat ndaj qeverisë dhe atij personalisht duke konsideruar çdo fjalë si gënjeshtër dhe spekulim.

“Gënjeshtra, shpifje fabrikime dizinformim frontal dhe gjuhë e trashur që e vetëdiskretitojnë PD, konkretisht një grup pushtetarësh të bërë “tapë” nga humbja e 23 qershorit që lanë që Shqipërinë të mbillte kanabis si kurrë më parë, që i kanë dhënë statusin vetes të shpëtojnë Shqipërinë nga zjarri i drogës. Por, problemi i vendit tonë sot në raport me botën, e veçanërisht me Europën e bashkuar, nuk është se e besojnë këtë histeri, por si ta bindim familjen evropiane që Shqipëria nuk ka vetëm faje, por ka dhe fajtorë”, u shpreh Rama. Kryeministri ka deklaruar se shumë shpejt do të zhvillojë një takim zyrtar në Holandë me ftesë të kryeministrit holandez, vend i cili sipas Ramës më parë shihej si i pamundur për shkak se është treguar gjithmonë skeptik për marrjen e statusit të vendit kandidat.
 
Reforma në Drejtësi
Kryeministri ka deklaruar në mbledhjen e grupit parlamentar se për qeverinë bindja e Europës është një sfidë e rëndësishme e cila duhet të demonstrojë që në vend nuk ka vetëm faje por ka dhe fajtor, duke konsideruar reformën në drejtësi si një kapitull të ri që duhet bërë sa më shpejt. “Vitet e këtij mandati të parë të qeverisë do të vendosin një standard të ri të drejtësisë. Duhet ta çelim kantierin e ri për të cilin jemi përgatitur, reformën në drejtësi. Shqipëria e të gjithëve që akuzojnë dhe askush që dënohet, s’është Shqipëria që meritojmë dhe që presin partnerët. Vitet e këtij mandati të parë janë për ta vendosur njëherë e mirë këtë standard që dora e drejtësisë të mos ndalet pas atyre të veshur me kostumin e politikës dhe përballë të korruptuarisht të veshur me petkun e drejtësisë”, tha Rama. 

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç