Himarë, hipotekohen shtëpitë e trashëguara, Rama garanton: Do japim dhe AMTP-të! Parkim nëntokësor tek Fusha e Sportit, ndërhyjmë në Borsh

Vlore- Banorët e Himarës tashmë kanë në dorë titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara në zonat Kadastrale, duke përmbyllur kështu zotimin që u dha nga qeveria gjatë fushatës elektorale të kryebashkiakut Vangjel Tavo

Kryeministri Edi Rama udhëtoi sot në Himarë për të shpërndarë titujt ndërsa premtoi se procesi do të vijojë me dhënien e AMTP-ve, Akti i Marrjes së Tokës në Pronësi.

Me hipotekimin e të gjithë shtëpive të trashëguara ecim përpara me një ritëm tjetër të procesit të dhënies së titujve të pronësisë mbi tokën, do të rrisim edhe më shumë energjinë e të gjithë territorit të bashkisë e të krijojmë premisa më të forta për të pasur një zhvillim gjithëpërfshirës.....  Duke vijuar me dhënien e këtyre dokumenteve të shumëpritur të shtëpisë më lejoni t'ju garantoj se ashtu siç bëmë realitet së bashku me kryetarin e bashkisë përmbylljen e këtij procesi, do të bëjmë realitet përmbylljen e procesit të AMTP-ve

Gjatë fjalës së tij, Rama njoftoi dhe pwr projektet qw do tw transformojnw Himarwn. 

“Po diskutojmë për një projekt të madh për një parkim të madh nëntokësor tek fusha e sportit, ku do mund të akomodohen shumë mjete. Ndërkohë fusha do të jetë po aty mbi parkimin. Kemi në plan të bëjmë një ndërhyrje shumë të bukur në qendrën e Himarës, ku është çudi e madhe por që mund të bëhet një qendër shumë e bukur për të bërë që dhe brenda qyteti të jetë i vizitueshëm e të ketë më shumë ekonomi në kohën e sezonit turistik, gjë që sot është shumë e vështirë për vetë faktin se vetëm trafik ka e bllokime pasi qendra është jashtë cdo standardi e pamjeje për një qytet që ka marrë kaq shumë emër e tërheq shumë vizitorë.”, tha Rama, i  cili paralajmëroi dhe ndërhyrje në qendër të Himarës.

Kemi dhe një sërë projektesh të tjera që prekin Borshin e pikat të tjera.

"Borshi ka nevojë për ndërhyrje. Është zona më pak e ndërhyrë në aspektin e investimeve publike. Jo për ndonjë arsye tjetër por sepse nuk kemi dashur të bëjmë rrugë që të shkatërrohen nga fluksi i ndërtimeve, sidomos pjesën poshtë ku po lind një tjetër gjeneratë turizmi në aspektin e infrastrukturës hoteliere e cilësisë që do të sjellë turistë që do të shpenzojnë më shumë, dhe më shumë të ardhura për zonën"
 

Rama nuk kurseu as batutat politike

"Keni kapur Vangjelin e duhur, mos e lëshoni se po qe për punë një Vangjel ka kjo zonë, po qe për sherr është një Vangjel tjetër, por atë mbajeni larg' tha Rama duke iu referuar Vangjel Dules së PBDNJ-së

Në takimin në Himarë për të dhënë certifikatat e pronësisë, bashkë me Ramën, ishin edhe drejtoresha e kadastrës, Lorena Goxhobelli, kryebashkiaku Vangjel Tavo si dhe drejtuesi politik për Vlorën Bledi Çuçi.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjergj: 22/12/2024 13:00

    TRALALA, ZURA NJÈ GALÈ. Tymnajè imzot, fjalè, fjalè, fjalè pa fund, si ato pemèt pa kokrra. Ne qè "rilindèm gjithçka", flasèm vetèm pèr atè qè do vijè, jo pèr Goron nè burg dhe Xhaçkè fyçkèn "investitore strategjike". Pèrgjegjèsia penale èshtè personale,,,edhe kur vendimet i ka marrè strategu, njishi, apo siç i tha ajo çingija nga skuadra e lèpirasve,,,,"o Skènderbe". Himara, do shohè ditè tè bardha me kèta qè çu sheh syri, ua vjedh dora. Nèntokè do parkojnè, mbitokè do numèrojnè milionat. Nuk do ndalen kèta milingona punètore, sè sakrifikuari pèr ju o himariotè. Edhe inceneratorè do iu ndèrtojnè. Kèta janè njisha, yje,,,,kèta nuk i ndal askush,,,,vetèm ata tè SPAK,,,,çoku u trokasin nè derè nganjèherè dhe ua lènè "kryeveprat nèntokèsore" pèrgjysèm, pèr ti dèrguar atje ku kanè vèndin tè gjithè hajdutèt, brerèsit, mashtruesit dhe tjetèrsuesit e vullnetit tè popullit. Tè na rruajè kryeministri o himariotè, sa malet tè na rruajè, sa ato gèrmimet dhe rrèmimet nèntokè, qè dhashtè Zoti dhe i ndèrprejnè ata tè SPAK.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Ministri i jashtëm turk takon kreun e HTS-së në Damask

Ministri i jashtëm turk takon kreun e HTS-së në Damask