Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin italian, Mario Draghi kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama bëri me dije se kishte kërkuar përshpejtimin për njohjen e pensioneve të shqiptarëve në shtetin fqinj. Megjithatë Rama nuk sqaroi se në cilën pikë janë procedurat dhe as se kur pritet të mbarojnë. Po ashtu Rama u ndal edhe te procesi i integrimit, ku tha se BE dhe Ballkani Perëndimor nuk mund të ecin në dy korsi të ndara.
"Folëm dhe në drejtim të integrimit evropian që të mund të celim një korsi më të shpejtë në mënyrë që të integrohet më shpejt se sa vendet e Balkanit Perëndimor disa kategorei të rëndësishme si të rinjtë që do ishte shumë e rëndësishme nëse do mund të integroeshin sistemet universitare evropiane me sistemet e vendeve të Ballkanit Perëndimor apo sistemet evropiane të bujqësisë me tonat, sistemet e kërkimit dhe inovacionit dhe pa harruar tranzicionon ekologjik, si sfidë e përbashkët. Nuk ka kuptim të ketë dy korsi të ndara një e BE një e Ballkanit Perëndimor. Për arsye themelore, çdo gjë që ndodh në Ballkanin Perëndimor, si në të mirë e në të keqe, ka një ndikim të menjëhershëm mbi Europën. BE është e vetmja krijesë gjeografik me një kufi të jashtëm e një të brendshëm. Jashtë këtij kufiri të brendshëm janë 6 shtete që jetojnë praktikisht në zemër të BE. I kërkova kryeministrit edhe një përshpejtim të procesit të njohjes së pensioneve. Folëm edhe për sigurinë e drejtësinë dhe mendoj se kemi mundësi të mira për të zhvilluar projekte që t'u drejtohen më shumë të rinjve. t'i tërheqin drejt një edukimi me cilësi të lartë, siç është akademia italian e policisë, apo shkolla italiane e magjistraturës. Ne tani mund të bëjmë shumë më tepër sepse sot nuk janë vetëm shqiptarë që punojnë e jetojnë në Itali, por edhe italianët, sipërmarrës apo studentë në Shqipëri. Italia është një vend shumë i zhvilluar, Shqipëria një vend në zhvillim e sipër, por duhet që të gjenden rrugët për t'i forcuar këto lidhje, uroj që kryeministri të ketë mundësinë për të vizituar Shqipërinë", tha ai.
Lajmi kryesor:
Rama në Itali: Të njihen sa më shpejt pensionet e shqiptarëve! Frytet e projekteve të përbashkëta do i shohim vitin tjetër! Draghi: Mbështesim integrimin e Shqipërisë! Di Maio: Do sillte optimizëm në rajon
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.2%
-
Të gabuar
68.4%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3247
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ndahet nga jeta akitivisti shqiptaro-amerikan Prof. Sami Repishti, simboli i qëndresës ndaj torturave të komunizmit
27 Nëntor, 19:03
-
U vra me thikë 2 ditë më parë, zbulohet identetiti i shqiptarit në Itali dhe 2 pistat e hetimit mbi ngjarjen
27 Nëntor, 18:48
-
Grupi i deputetëve italianë: Krah jush drejt BE-së! Përfshihuni në debatet brenda unionit
27 Nëntor, 17:40
-
Xhenova/ Nuk pranonte të ndahej, shqiptari dhunon barbarisht të dashurën italiane dhe i thyen hundën! Policia e arreston 35-vjeçarin
27 Nëntor, 16:26
-
Misioni diplomatik në Bruksel hap dyert për shqiptarët, Rama: Bëhu pjesë e 'Team Albania', kontribuo në anëtarësimin e vendit në BE
27 Nëntor, 16:25
-
Milano/ I dënuar me 2,5 vite burg për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 31-vjeçari shqiptar i kërkuar! Gjykata e lë në arrest shtëpiak
27 Nëntor, 16:05
-
Rama: Komisioni antikorrupsion do të jetë i përhershëm, pikë referimi për të gjitha institucionet! Do na garantojë suksesin për anëtarësimin në BE
27 Nëntor, 13:05
-
Miratohet bonusi i fundvitit, shpërndarja nis javën II të dhjetorit! Kategoritë, kush merr 100 e kush 150 euro! Përfitues pensionët, fëmijët jetimë dhe ushtarakët në pension të parakohshëm
27 Nëntor, 11:11
-
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, kam rrënjë arbëreshe (VIDEO)
26 Nëntor, 21:38
-
Goditen dy grupe ‘skifterësh’ në Padova dhe Modena, 4 shqiptarë të arrestuar! Akuzohen për të paktën 20 vjedhje në seri, dy kishin prerë bileta avioni për arratisje
26 Nëntor, 16:53
-
Jorida Tabaku takohet me delegacionin nga parlamenti Italian: Procesi i Integrimit s'do të thotë që do mbyllim sytë nga problemet reale
26 Nëntor, 16:30
-
Itali/ I droguar në timon rrezikoi jetën e agjentëve, arrestohet 35-vjeçari shqiptar! Rikthehet në burg që të vuajë dënimin e mbetur për vrasje
26 Nëntor, 16:08