Në kuadër të vizitës së tij ditën e sotme në qytetin e Korçës, kreu i qeverisë Edi Rama është ndalur edhe në kantierin ku po ngrihet Qendra e Re e Turizimit, e treta e këtij lloji pas atyre të Valbonës e të Vermoshit, pronë publike e Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Kryeministri Rama ishte i shoqëruar nga kreu i Bashkisë së Korçës Sotiraq Filo si dhe nga ministri Niko Peleshi.

Gjatë vizitës së tij kreu i qeverisë u njoh nga afër nga punonjësi në kantier me projektin e ndërtimit, i cili shtoi se kjo qendër do të ketë në thelb koordinimin midis operatorëve turistikë.

'Godina është e ish-maternitetit të Korçës dhe qeveria është duke investuar. Nga një godinë që ishte e degraduar, do të kthehet një qendër për zhvillimin e turizmit. Kjo është e treta, dhe do të transformohet totalisht. Do të këtë në thelb kordinimin midis operatorëve turistikë. Qendra të ketë mundësi që të mbajë vetveten.'- tha punonjësi.

'Do të ketë edhe të tjera. Është një gjë shumë e mirë dhe është një iniciativë shumë e mirë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Besoj se falë këtij projekti ne do ti shtojmë infrastrukturës turistike një hotel të ri. Ky model biznesi ka mundësi të ndërtojë guida shërbime të përbashkëta biznesi.'- u shpreh Peleshi.

Kryeministri Rama tha se këto investime janë fantastike nga pikëpamja dhe e komoditetit për të qendruar aty.

'Super është. I kam parë të veriut dhe janë fantastike dhe nga pikëpamja e komoditetit për të qendruar aty. Por janë fantastike edhe si pika graviteti. Qendra do ti japë një adresë një pikë referimi­'- tha Rama.

Punonjësi i kantierit u shpreh se Qendra e re e Turizmit në Korçë do të përfundojë në fund të vitit.

Më herët kryeministri Edi Rama i shoqëruar edhe nga ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi si dhe nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi vizituan qendren e Terminalit të autobusëve në Korçë si dhe një pike të prodhimeve në shërbim të fermerëve në zonën e Maliqit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:49
Rama në Korçë, deputeti Andi Përmeti: Destinacion turistik jo për meritën tënde, ke vetëm propagandë boshe

1600940855_andipermeti.jpg

Deputeti i opozitës parlamentare, njëkohësisht edhe i Korçës Andi Përmeti,  ka reaguar pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Korçë i cili foli për investime të rëndësishmë në atë zonë.

Sipas deputetit Përmeti, Korça është kthyer në një destinacion turistik të klasit të parë falë qytetarëve që kanë investuar dhe jo si meritë e punëve të qeverisë.

Përmeti ka akuzuar kryeministrin se me vështirësi përfundoi një rrugë të nisur që në 2012,  dhe se ende nuk ka përfunduar rruga Qukes-Qafe Plloçë.

“Ne 8 vite kryeminister, t’i nuk mbarove rrugen Korce-Kolonje, e tenderuar se fundmi 5 milion euro km sikur po nderton autostradedhe jo nje rruge me 2 korsi. Keto z. Kryeminister do ishin investime te qeverise per zhvillimin e ekonomise, turizmit dhe bujqesise ne qarkun e Korces, te tjerat jane llafeshume te nje sehirxhiu qe per pune ka vetem propaganden boshe”, shkruan ndër të tjera deputeti Përmeti.